Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski ka dërguar njoftim deri te kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime në Kuvend, Ilija Dimovski, se Aleksandar Spasov i cili është docent në Universitetin Sh. Kiril dhe Metodi është propozuar si përfaqësues i kabinetit të Presidentit, si anëtar i Këshillit nacional për eurointegrime. Njëkohësisht, kabineti i Pendarovskit kërkon shkarkim të profesoreshës Ivanka Vasilevska, në të kaluarën Dodovska, e cila ishte përfaqësuese e Këshillit nacional për eurointegrime të kabinetit të mëparshëm. Dodovska aktualisht është anëtare e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, ndërsa si anëtare e Këshillit nacional për eurointegrime është propozuar nga ish presidenti Gjorge Ivanov.
