Xhudistja Kuka mposhti britanezen, kualifikohet në çerekfinale

0

Ajo mposhti britanezen në kategorinë -78 kg

Ajo mposhti britanezen në kategorinë -78 kg

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka mposhti britanezen Katie Jemina Yeats Brown në kategorinë -78 kg.

Rrethin e parë, Loriana e ka kaluar pa luftë, ndërsa fitorja e dërgon në çerekfinale./21Media

MASH, sot debat me qytetarët në Kumanovë dhe Strumicë për draft-ligjin për arsimin fillor!

0

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot në Kumanovë dhe Strumicë e përfundon debatin publik për draft-ligjin për arsimin fillor dhe draft-ligjin e mësimdhënësve dhe punëtorëve profesional në shkollat e mesme.

Debati publik në qytetin e Kumanovës ka filluar në ora 10:00 dhe do të zgjasë deri në ora 12:00, ndërsa debati publik në Strumicë do të mbahet sot nga ora 14:30 deri në ora 16:30, në këtë debat të fundit i pranishëm do të jetë edhe vet ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi./TV21

Dobitë shëndetësore nga shalqiri

0

 

Gjashtë të mirat që sjell konsumimi i shalqirit

Shalqiri është fruti më i dashur në stinën e verës, i pasur me vitamina dhe minerale është ideal për të rimarrë substancat e humbura me djersitjen.

Shalqiri ka efektin të ju bëjë të ndiheni të ngopur ndërkohë që keni marrë minimumin e kalorive. Shalqiri është i shijshëm, i freksët, ka cilësi pa fund, por në fakt, është edhe më i çmuar se ç’mendoni.

Burim i kripërave minerale të rëndësishme si: potasiumi, fosfori dhe magneziumi, përveç vitaminave, sidomos vitaminës C, shalqiri është i pasur me antioksidantë si beta karoteni dhe likopeni.

Zbuloni më shumë për të mirat që ka shalqiri:

Lamtumirë lodhje

Shalqiri përfshin sasi të mëdha mineralesh e vitaminash, të cilat nevojiten sidomos në verë kur, për shkak të nxehtësisë, djersitja shtohet. Një fetë shalqi, përveç se ju freskon, është edhe ilaç kundër lodhjes.

Jo më hipertension

Shalqiri është një aleat i shkëlqyer për aparatin kardiovaksular, pasi ndihmon në uljen e presionit të gjakut. I varfër në sodium, falë prezencës së potasiumit dhe citrulinës, një aminoacid që ndihmon zgjerimin e venave të gjakut, ky frut është i shkëlqyer në balancimin e presionit.

Lamtumirë celulit

Shumë i pasur me ujë dhe tej mase diuretic, shalqiri është aleati ynë numër një në luftën kundër celulitit. Frut i shkëlqyer në shkarkimin e ujrave të tepërta. Shëmtia luftohet edhe në tryezë.

Antioksidat natyral

Shalqiri është një antioksidant shumë i fuqishëm, falë vitaminës C, që lufton veprimin e radikaleve të lira, duke parandaluar plakjen dhe formimin e qelizave kancerogjene. Ndërkohë, stimulon sistemin imunitar, duke parandaluar edhe ftohjet gjatë verës.

Aleat i bukurisë

Ky frut ju garanton mirëqenie të lëkurës, falë përmbajtjes së beta karotenit, një pigment me veprim antioksidant, i cili u jep fruta perimeve, ngjyrën e verdhë në portokalli.

Kryen një sërë funksionesh në organizëm, siç është rritja e qelizave, mbron sytë dhe është shumë i dobishëm për rritjen e kockave. Konsumimi i shalqirit vonon plakjen e lëkurës dhe e mban elastike.

Lufton inflamacionet

Shalqiri është antiinflamatori perfekt, falë likopenës, një antioksidant që ndihmon në parandalimin e patologjive, madje edhe të rënda. Likopeni, bashkë me betakarotenin, stimulon në mënyrë të natyrshme prodhimin e melaninës.

Kujtojmë se frutat dhe perimet me lëkurë dhe tul ngjyrë të kuqe, të verdhë dhe portokalli, duke nisur nga karrotat, specat dhe domatet, janë aleatët më të mirë për ngjyrën e bukur të trupit./21Media

 

POLICIA NUK LEJON PROTESTA PARA SELISË SË BDI-së

0

Kanë filluar kërcënimet për organizatorin e protestës së sotme në Tetovë. Blerim Ahmedi, vëllau i “El Chekës” për TV21 tha se policia i ka paralajmërusr se mund të ndhodh edhe incident dhe se ata nuk mbajnë përgjegjësi. Ai pohoi se policia nuk u ka dhënë leje për të protestuar para selisë së BDI-së, me arsyetimin se është vend publik dhe u kanë thënë se mund të ket përplasje mes tyre dhe simpatizantëve të BDI-së. Leje për të protestuar kanë vetëm para rektoratit të Universitetit të Tetovës.

KRRE, sot duhet të vendos çmimet e reja të derivateve të naftës!

0

Komisioni rregullator për energjetik sot duhet të vendos çmime të reja të derivateve të naftës.

Javën e kaluar, çmimi i Eurosuper BS-95 u rrit për gjysmë denarë, ndërsa çmimet e karburanteve tjera mbetën të pandryshuara.

Sipas metodologjisë së re, Komisioni  Rregullator për Energjetik, çdo javë do të vendos çmime të reja të karburanteve, ndryshe nga herët tjera që çmimet e derivateve të naftës ndryshoheshin çdo dy javë.

Ekipet e mëdha evropiane në garë për Pepen

0

Lille pritet që ta shesë lojtarin këtë verë

Liverpooli dhe United po përballen me njëri-tjetrin për lojtarin e Lille, Nicholas Pepe. Lille pritet që ta shesë lojtarin këtë vërë dhe tri ekipe po interesohen për lojtarin.

Pepe po pritet që të transferohet në Liverpool ose United, mirëpo edhe dy klubet evropiane kanë shprehur interesim për të. Inter e Atletico po dëshirojnë ta kenë në ekip 24-vjeçarin. Atletico ka hyrë në garë për të blerë lojtarin, pasi Griezman duket se do të transferohet në Barcelonë. Interi po dëshiron ta bëjë një ekip me të fortë me trajnerin e ri Antonio Conte, të cilët po mundohen ta fitojnë Seria A sezonin e ardhshëm.

The post Ekipet e mëdha evropiane në garë për Pepen appeared first on RTV21.

Vajgël, Kukan dhe Flekenshtajn të sigurt se në tetor do të marrim datë për negociata

0

Republika e Maqedonisë së Veriut do të merr datë për fillim të negociatave në tetor, kanë shprehur bindje eurodeputetët Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn në pres konferencën e mbrëmshme të përbashkët me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi pas përfundimit të takimit të dytë në procesin “Zhan Mone” në Shkup.

“Asgjë nuk ka përfunduar. Ky është vetëm një nga fillimet e afrimit drejt BE-së. Së shpejti vendi juaj do të bëhet anëtare e NATO-s. Ky është një hap i rëndësishëm për gjithë ne. Vendimet që liderët e Maqedonisë së Veriut i sollën duke pranuar kushtet e dhembshme nga Marrëveshja e Prespës morën dozë të lartë të respektit për vendin tuaj jashtë saj. Kjo paraqet shenjë të mirënjohjes, por edhe përcaktim të BE-së ndaj vendit tuaj. Shtatori dhe tetori janë shumë afër vetëm një verë qëndron deri te momenti me të cilin do të shënohet fillimi i negociatave, i fillimit të një procesi të dhembshëm të adaptimit drejt legjislaturës së BE-së që çdo vend kandidat duhet t’i përmbush në Union”, ka thënë eurodeputeti Vajgël i cili është raportues për vendin në Parlamentin Evropian.

Eurodeputeti Flekenshtajn i cili vjen nga Gjermania e ka përsëritur përcaktimin e kancelares Angela Merkel se do të angazhohet me gjithë peshën e tij politike për Maqedoninë e Veriut të merr datë për negociata qasëse në shtator ose tetor.

“Deklaratat e saj nuk i dua çdoherë, por kjo deklaratë e tij më pëlqeu dhe mendoj se është shumë e fuqishme dhe porosi e qartë nga një shef i shtetit. Dhe nëse ajo ka thënë diçka në atë mënyrë të qartë ka pasur arsye ta bëjë atë me të vërtetë dhe jam i bindur se data e fillimit të negociatave do të shpallet në shtator ose tetor me siguri”, ka thënë Flekenshtajn.

Edhe eurodeputeti Kukan ka komentuar konkluzat e Këshillit të BE-së duke dërguar porosi se koha ecë dhe se vendi duhet të vazhdojë me reformat, duke shprehur vetëm shpresë, por edhe duke theksuar se është i sigurt se do të marrim datë për fillim të negociatave dhe do të tregojmë se e meritojmë atë.

Vajgël dhe Kukan e kanë theksuar faktin se Parlamenti i Maqedonisë së Veriut është i vetmi funksional në rajon.

Siç ka informuar në pres konferencën kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në kuadër të rrethit të dytë të negociatave nga procesi ku fokusi ka qenë Rregullorja e Kuvendit është arritur pajtueshmëri për pavarësinë financiare të Parlamentit për sigurinë dhe çështje që i referohen shërbimit parlamentar, pastaj rolit mbikëqyrës të Kuvendit dhe mënyrën e organizimit të diskutimeve mbikëqyrëse.

I pyetur lidhur me seancën konstituive, ka thënë se është harmonizuar dhe precizuar mënyra e fillimit dhe mbarimit të seancës konstituive. Në atë pjesë, ka thënë se është krijuar kapitull i ri në drejtim të ndarjes së procedurës për zgjedhje të kryetarëve dhe nënkryetarëve që të mos jenë në seancë të njëjtë.

Takimi i parë në kuadër të  dialogut “Zhan Mone” përfaqësuesit e partive parlamentare në Kuvend e mbajtën vitin e kaluar në Ohër./koha

Audi SQ8 debuton me dizel të fuqishëm

0

 

Çmimi fillestar pritet të jetë rreth 95 mijë euro

Audi zbuloi versionin sportiv të SUV-it të ri me shenjën SQ8. SQ8 posedon një pako pajisje që përfshin rrota 22 inç, ulëse lëkure, pedale çeliku.

Modeli më i ri i prodhuesit nga Ingolstad ka një motor twin-turbo V8 4.0 litra me performancë të lartë.

SQ8 zhvillon 435 kuaj fuqi, e cila transmetohet në të katër boshtet nëpërmjet një transmetimi automatik me tetë shpejtësi. Përveç kësaj, SQ8 gjithashtu ka një sistem të butë hibrid që e drejton makinën me shpejtësi deri në 20 km / h nëpërmjet një pakete baterie litium-jon 48V.

Ky sistem hibrid gjithashtu drejton një kompresor elektrik, i cili ndihmon turbot me shpejtësi më të ulët.

Sa i përket performancës, SQ8 përshpejton nga 0 deri 100 km/h në 4.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale kufizohet në 250 km/h.

Audi gjithashtu ka përgatitur një version të benzinës për tregun e SHBA dhe SQ8 në kontinentin e Amerikës do të ketë motor 3.0 litra TFSI V6.

Çmimi fillestar pritet të jetë rreth 95 mijë euro./21Media

Për këtë lojtar do të hyjë në garë United, nëse shitet Pogba

0

 

Gjasat janë shumë të mëdha që ai të largohet këtë verë

Manchester United është gati për të hyrë në garë për Jadon Sanchon e Dortmundit, nëse arrihet shitja e Paul Pogbas. Juventusi e Reali po e dëshirojnë Pogban dhe gjasat janë shumë të mëdha që ai të largohet këtë vërë.

Francezi pritet të kushtojë rreth 100 milionë, me këto para United mund të hyjë në garë për yllin e Dortmundit. Sancho po shihet si lojtari kryesor, i cili mund të luaj në ekipin e parë. Derisa United po bën ofertën gati për Gjermanin, ata duhet të vendosin se ku duhet të shitet Pogba./21Media

Gashi e vlerëson lart paraqitjen e sportistëve në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”

0

“Kosova ka të ardhme të mirë në sport”

Sportistët kosovar po vazhdojnë paraqitjet e tyre në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Në kryeqytetin e Bjellorusisë, i pranishëm është edhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi, i cili po përcjellë nga afër të gjitha paraqitjet e sportistëve kosovar.

Ani pse në ditën e dytë, Kosova nuk arriti të sigurojë asnjë medalje pas atyre të fituara nga Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, ministri Gashi, i vlerësoi lart paraqitjet e tyre.

Gashi tha se Donjeta në sportin e boksit pati një paraqitje shumë të mirë, mirëpo fati nuk ishte me të, ai inkurajon atë që të punoj më shumë, dhe në të ardhmen të ngjitet në podium të garave evropiane

“Në fakt edhe Donjeta edhe të gjithë sportistët të cilët janë paraqitur deri më tani e kanë treguar një përgatitje të duhur, një talent të jashtëzakonshëm, megjithatë sporti nganjëherë të befason ajo që ndodhi edhe me Donjetën tani, por duhet të jemi gjithmonë inkurajues dhe të shpresojmë se në lojërat në të ardhmen në gara të ndryshme Donjeta të tregoi edhe performancë më të mirë edhe përgatitje më të mirë dhe të njëjtën kohë ta përmbyll me ndonjë medalje apo ndonjë titull, por megjithatë ishte një paraqitje e mirë”, tha fillimisht ministri Gashi.

Ai tutje vazhdoi të flas rreth dy medaljeve të fituara nga xhudistët Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmendit.

Gashi pohoi se Majlinda dhe Nora po tregojnë se Kosova ka talent në sport, ku vetëm duhet punë dhe përkushtim që ata të dëshmohen edhe në arenën ndërkombëtare.

“Në fakt ky organizim evropian ka treguar edhe njëherë se kosovarët kanë sportistë shumë të lartë, një elitë e sportistëve, bokseve luftarak. Dhe ajo që u pa edhe dje Me Majlindën dhe me Noren tregon edhe njëherë përkushtimin e madh edhe të trajnerit Driton Kuka por edhe të sportistëve tjerë të cilët janë paraqitur. Por pa asnjë dyshim Majlinda vazhdon të jetë sportistja e veçantë e Kosovës, ajo që e dëshmon është edhe medalja e artë në Lojërat Olimpike por edhe shumë medalje që kanë pasuar pastaj”, u shpreh Gashi.

Kujtojmë që sot gjatë ditës do të paraqiten edhe dy sportistë tanë. Në xhudo, Loriana Kuka do të garojë me fillim nga ora 10:00, në kategorinë -78 kg, ndërsa në boks Patriot Behrami me fillim nga ora 19:15 do të ndeshet në çerekfinale me italianin Mangiacapre Vincenzo.

The post Gashi e vlerëson lart paraqitjen e sportistëve në Lojërat Evropiane “Minsk 2019” appeared first on RTV21.