Për këtë lojtar do të hyjë në garë United, nëse shitet Pogba

TË FUNDIT

 

Gjasat janë shumë të mëdha që ai të largohet këtë verë

Manchester United është gati për të hyrë në garë për Jadon Sanchon e Dortmundit, nëse arrihet shitja e Paul Pogbas. Juventusi e Reali po e dëshirojnë Pogban dhe gjasat janë shumë të mëdha që ai të largohet këtë vërë.

Francezi pritet të kushtojë rreth 100 milionë, me këto para United mund të hyjë në garë për yllin e Dortmundit. Sancho po shihet si lojtari kryesor, i cili mund të luaj në ekipin e parë. Derisa United po bën ofertën gati për Gjermanin, ata duhet të vendosin se ku duhet të shitet Pogba./21Media