Përparim Bajrami doli nga paraburgimi! Avokati Millanov thotë se nuk ka pasuri në emër të tij: Garancia e ofruar është patundshmëri e babait të tij dhe një të afërmi

TË FUNDIT

Ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami sot doli nga paraburgimi në burgun e Shutkës, përcjell TV21. Bajrami, i akuzuari i parë në rastin “Lotaria”, u lirua pasi dorëzoi garancinë në patundshmëri në vlerë prej 1.140.781 eurosh. Avokati Elenko Millanov në një deklaratë për TV21 tha se Bajrami nuk ka pasuri të paluajtshme në emër të tij, respektivisht se pasuria e dorëzuar i takon babait të tij dhe një të afërmi të tij.

“Bëhet fjalë për pasuri të paluajtshme që i përkasin babait të tij dhe të një subjekti ligjor të një të njohuri ose të afërmi të tij. Sinqerisht, nuk e di. Gazetari: Pra, ai nuk ka asnjë pronë në emër të tij për t’u përdorur si garanci? Jo, nuk është për shkak se është shtëpia ku jeton, dhe për më tepër, është në emër të babait të tij, kështu që është ende pronë familjare”, tha Elenko Millanov, avokat i Bajramit.