Medalistët kthehen sot në Kosovë

0

Ekipi i medaljeve të fituara deri më tani në Lojërat Evropiane Minsk 2019, do të kthehet sot në Kosovë. Trajneri Driton Kuka bashkë me medalisten e artë, Majlinda Kelmendi, medalisten e argjendtë, Nora Gjakova dhe medalisten e bronztë, Distria Krasniqin, kthehen me linjën Minsk – Vjenë – Prishtinë. Në Prishtinë arrijnë në 11:45.

Më 22 qershor, xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”. Heroina kosovare mposhti në finale me Ippon kampionen e deritashme të Evropës, rusen, Natalia Kuziutina, të cilës i nxori ‘hakun’ për Distria Krasniqin, e cila kishte humbur në finalen e evropianit të kaluar nga kjo garuese.

Në Minsk, Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë. Ajo për pak nuk ia doli të fitojë medaljen e artë, të dytën për Kosovën në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Kampionia jonë u mund në finale nga rusja, Daria Mezhetskaia, në finalen e kategorisë -57 kg.

Ndërsa dje, Loriana Kuka fitoi medaljen e bronztë. Loriana mposhti gjermanen Luise Malzahn në kategorinë -78 kilogramë dhe me këtë fitoi të bronztën në Lojërat e Dyta Evropiane Minsk 2019.

Kosova e nisi të premten garën në Lojërat Evropiane Minsk 2019, të cilat do të zhvillohen deri më 30 qershor./21Media

Banorët e fshatit Luboten bllokojnë rrugën!

0

Një aksion policor po zhvillohet që në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Luboten të Shkupit.

Sipas informacioneve aksioni nga forcat e policisë është duke u zhvilluar për shkak të duhanit dhe kontrabandës së paligjshme.

Ky aksion policor në Luboten zhvillohet me urdhër të policisë Financiare dhe deri në këto momente kanë konfiskuar një sasi të madhe të duhanit që do të shkojë në ekspertizë por të kontrolluar nëse është ai duhan për të cilën po zhvillon aksion policia .

Banorët të revoltuar nga ky aksion policor në rrugën kryesore kanë vendosur makinat e tyre personale për të bllokuar lëvizjen e forcave të rendit, duke mos lejuar që t’ju konfiskohet duhani.

Në Kuvend sot do të mbajnë seanca tre komisione parlamentare

0

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë seanca Komisionet për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim, arsim, shkencë dhe sport si dhe Komisioni Ligjvënës – juridik.

Komisioni parlamentar për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe të Agjencisë për zbulim në rend dite do të jenë Propozim raporti për punën e Komisionit në Kuvend në vitin 2018 dhe vërtetimi i propozimit të dy deputetëve për pjesëmarrje në punën e Komisionit për selektim dhe zgjedhje të punonjësve nga Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim.

Ndërsa në Komisionin për arsim dhe shkencë do të shqyrtohet statuti i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, në Shkup në fazën e parë dhe informatën për situatat në arsimin fillor.

Ndërkaq Anëtarët e Komisionit Ligjvënës – juridik do të debatojnë për Propozim – ligjin për kontroll në prodhimin e jashtëm tregtar me diamante të papërpunuara në lexim të dytë, sipas statutit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në fazën e parë.

 

“Kiss Kiss” publikohet sot?

0

Dy rep-artistët e njohur dhe shumë të suksseshëm shqiptarë, Ledri Vula dhe Lumi B, ditë më parë paralajmëruan këngën e re. “Kiss Kiss” është kënga e dyshes, që sipas disa storieve që publikuan ata, lanë të kuptohet se kjo këngë do të publikohet sot. “Sot aaa?”, shkroi Lumi krahas fotografisë.

Ndërsa, Ledri shkroi “A pe lshojm sot?”, transmeton rtv21.tv

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i tyre. Ata edhe më herët kanë sjellë projekte të përbashkëta. “Krejt shokt e mi”, “Shtrejt”, “Pablo”, “Shko”, “Messi”, “Tavolina”, janë bashkëpunimet që sollën ata me emra të tjerë të njohur./21Media

Horoskopi i datës 25 qershor 2019

0

Dashi

Gjatë kësaj dite nuk do dini çfarë hapash të hidhni dhe do e përjetoni keq çdo problem. Për ju të dashuruarit priten momente goxha të tensionuara. Mes jush dhe partnerit nuk ka për të ecur asgjë si duhet. Nëse jeni beqarë më mirë të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa, pasi nuk është ende momenti i duhur. Në punë keni për të marrë një lajm negativ që në mëngjes dhe dita do ju shkatërrohet. Asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si e kishit parashikuar. Financat nuk kanë për të qenë aspak problematike kështu që me një strategji më të mirë mund të arrini edhe ta përmirësoni situatën.

Demi

Në shumë momente do jeni konfuzë sot dhe nuk do dini si të veproni. Për fat miqtë do ju gjenden pranë. Ju të dashuruarit do keni diskutime të gjata me partnerin tuaj dite lidhur me disa probleme të së shkuarës, por edhe për të ardhmen. Mund të merrni edhe disa vendime. Sipas Dritare.net, ju beqarët duhet të jeni më të duruar në mënyrë që të gjeni personin që do ju përshtatet më së miri. Sot mundësitë nuk do jenë ato që keni pritur. Në punë ka mundësi të mos pranoni bashkëpunimin dhe gjithçka do ju duket më e vështirë. Po nuk ndryshuat keni për te pasur vështirësi më të mëdha më vonë. Nëse doni financa më të mira duhet patjetër të ulni në maksimum shpenzimet.

Binjakët

Gjatë kësaj dite çdo gjë do varet nga mënyra juaj e sjelljes. Nëse bëni gabime situata mundet edhe t’iu dalë jashtë kontrollit. Nëse jeni në një lidhje as që duhet t’iu shkojë ndërmend të flirtoni me dikë tjetër sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit atëherë kur nuk e prisni. Ju beqarët nuk duhet të prisni ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme, por gjithsesi disa takime interesante do mund t’i realizoni. Në punë duhet t’i merrni gjërat me pozitivizëm dhe të mos mendoni më të keqen. Me durim dhe këmbëngulje mund të arrini gjithçka. Financat do i keni tej mase kujdes dhe pak nga pak gjendja do fillojë të normalizohet.

Gaforrja

Dita e sotme nuk do jetë e tensionuar aspak përkundrazi do i merrni gjërat me qetësi dhe do mendoni me shumë për të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më të lumtur se kurrë në krahët e partnerit tuaj. Në fakt ai që keni në krah do përkujdeset për çdo detaj. Nëse jeni beqarë më në fund do takoni një person që do ju prekë zemrën dhe shpirtin. Me të do filloni një lidhje vërtet fantastike. Në punë do bëni goxha përparime. Do jeni të vëmendshëm edhe ndaj detajeve më të vogla dhe do keni arritje të mëdha. Për financat ka për të qenë ditë e qetë. Nuk do keni aspak vështirësi për të bërë edhe disa investime të menduara.

Luani

Gjatë kësaj dite do jeni të përqendruar më shumë se kurrë në gjërat që do bëni. Ju të dashuruarit nuk do keni për çfarë të ankoheni sepse yjet do përkujdesen në çdo moment dhe marrëdhënia në çift do jetë e shkëlqyer. Ju beqarët gjithashtu do keni një ditë të animuar dhe të mbushur me takime. Gabim do jetë nëse nuk do pranoni të shoqëroheni me asnjë. Në punë do jeni tejet bashkëpunues me kolegët dhe me shefat kështu që çdo gjë do e keni më të lehtë. Po vazhduat kështu shumë shpejt do merrni një post të ri. Në planin financiar do i bëni me kujdes llogaritë dhe gjendja ka për të qenë e shkëlqyer.

Virgjëresha

Merrini gjërat si t’iu vijnë gjatë kësaj dite dhe lëreni Diellin dhe Hënën t’iu udhëheqë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë normale. Me partnerin nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël.  Bëni ato që do ndieni. Ju beqarët duhet të bëni atë që do ndieni pas takimeve që do keni. Po menduat për çdo detaj dhe sesi do shkojë e ardhmja kanë për të mbetur vetëm gjithmonë. Në punë mos lini pas dore asgjë pa një arsye të fortë sepse shefat do ju kritikojnë dhe do mbeteni mbrapa. Në planin financiar do ketë disa ndryshime mjaft pozitive që do ju bëjnë të ndiheni më të qetë.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do kujdeseni shumë për imazhin tuaj dhe do mundoheni të tregoheni më të kujdesshëm me gjithçka. Nëse keni një lidhje mundohuni të mbani larg rutinën nga jeta juaj sepse ajo mund të jetë shkatërruese. Flisni hapur me partnerin dhe bëni atë që është më e mira për të dy. Ju beqarët do keni mundësi të shumta për aventura kalimtare të cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Sipas Dritare.net, në punë do jeni tejet kurajozë dhe do i pranoni pa frikë edhe sfidat e reja. Vërtet do mundoheni pak, por do arrini atë që dëshironi. Nëse doni lidhje serioze do ju duhet të prisni edhe pak. Në planin financiar gjendja do jetë e mirë.

Akrepi

Nëse do ju duhet të merrni vendime të rëndësishme gjatë kësaj dite bëjeni këtë në heshtje dhe pasi të jeni menduar mirë. Ju të dashuruarit nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni. Do keni mirëkuptim në lidhjen që keni krijuar dhe do jeni të dy palët me humor të mirë. Për çdo gjë do bini dakord me njëri-tjetrin. Ju beqarët do keni një ditë disi të paqëndrueshme dhe do e keni më tepër mendjen tek puna. Në punë kolegët do ju mbështesin fort dhe mund të filloni projekte afatgjata. E ardhmja për ju do jetë edhe më e kënaqshme. Buxheti do jetë goxha i mire, por nuk duhet të shpenzoni pafund për veshje dhe të mbeteni me xhepat bosh.

Shigjetari

Do jeni të shpërqendruar gjatë kësaj dite dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni më parë. Nëse keni një lidhje herë pas here do dalin probleme mes jush dhe atij që keni në krah. Nuk do merreni vesh mirë me të dhe nga ana tjetër pa dhënë shpjegime e arsyetime do doni të dalë e juaja. Ju beqarët do keni ndryshime drastike në jetën tuaj pas një takimi mbresëlënës që do realizoni. Në punë, një koleg ose një klient do ju mërzitë shumë dhe mund të acaroheni. Vetëpërmbahuni sepse mund të bëni gabime të mëdha. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por përgjithësisht nuk do keni probleme.

Bricjapi

Do ndiheni të pafuqishëm për të bërë gjëra të mëdha gjatë kësaj dite dhe herë pas here do ndiheni keq. Ju të dashuruarit do jeni më të ndjeshëm se kurrë dhe çdo gjest i partnerit do ndikojë drejtpërdrejt tek ndjenjat tuaja. Për fat të mirë ai do përkujdeset jashtëzakonisht dhe do ju bëjë të ndiheni më të lumturit në botë. Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me risi dhe emocione. Në punë do i bëni gjërat dalëngadalë, por me siguri të plotë. Vazhdoni kështu dhe cdo gjë ka për t’iu ecur më së miri. Financat do mbeten të stabilizuara, kështu që mund t’i kryeni pa frikë shpenzimet e domosdoshme.

Ujori

Ka mundësi të jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe mund të hidhni hapa të gabuara. Ju të dashuruarit duhet të bëni të pamundurën për ta mbrojtur jetën tuaj sepse shumë persona do ndërhyjnë tek ajo dhe do mundohen t’ua prishin harmoninë. Ju që jeni ende beqarë do merrni propozime, por ka rrezik t’i refuzoni të gjitha. Në punë do vendosni kontakte me disa persona që mund t’iu çojnë më përpara në profesionin tuaj. Kjo do jetë një e re shumë e mirë për ju. Në planin financiar do keni disa probleme të vogla, por asnjë gjë për të vënë alarmin dhe për të marre borxhe. Këshillat e të afërmve duhet t’i dëgjoni me kujdes.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të logjikshëm dhe me këmbë në tokë. Çdo hap do e hidhni me kujdes të madh. Merkuri do jetë planeti më i begatë për jetën tuaj në çift dhe ai do krijojë një klimë harmonike dhe të ngrohtë. Do mund të flisni edhe për disa tema delikate, por me rëndësi për të ardhmen. Ju beqarët nuk do mund të qëndroni indiferentë ndaj ftesave që do iu bëhen dhe me shumë gjasë do keni edhe ndryshime. Në punë do ndiqni strategji shumë të mira për të arritur atje ku keni dëshiruar. Çdo gjë do duket më e lehtë për ju. Buxhetin do e keni gjithë kohës në vëmendje dhe nuk do keni probleme.

BABAI I EL CHEKËS MUSTAFA AHMETI FLET PËR TV21

0

Janë mbledh si në odë të burrave por, nuk janë në odë.

Miqtë dhe përkrahësit e të birit të Mustafa Ahmetit, janë mbledh në njërën prej kafeterive skaj rektoratit në Tetovë, para se të nisen për protestën e paralajmëruar në mesditë, kundër siç thonë, Ali Ahmetit dhe Klanit të Zajazit.

Mustafa po rrin në krye vendi sepse i biri, Sheqerimi, që të gjithë e njohin si El Cheka, tash e sa javë përmes rrjeteve sociale po nxjerr përgjime të bisedave të Ali Ahmetit me vartësit e tij, për punë private por edhe të shtetit.

Baba i El Chekës, rrëfen për TV21 se mbrëmë ka ardh nga Shqipëria në Maqedoni për t’i pri protestës që thirri i biri nga Amerika, e për të treguar se s’ka asgjë personale mes El Chekës dhe kryetarit të BDI-së!

 

Besir Alili kthehet në Maqedoni me medaljen e artë

0

Besir  Alili kampioni evropian i mundjes për kadet sot u kthye në Maqedoni me medaljen e art.

Nga Italia kanë ardhur me minibus, ndërsa kan udhëtuar 17 orë për të aritur në Maqedon. Trajneri i Besirit, Sufjan Ismaili thotë se rezultatet e mira te Besirit i ka pritur në këtë garë duke i ditur aftësit e Besirit. Rugëtimi i Alilit deri në finale nuk ishte i leht pasi mposhti kundërshtar të vështirë siç ishte Oskar Kulezky, Andrej Vitan, dhe Luka Gugegashvili.

“Kryesorja u kthyem me medalje, morëm medaljen dhe erdhëm. Po vetëm se ka filluar më herët karriera e këtij tashmë kanë fillu të vërtetohen rezultatet. Me këto rezultate me të vërtet me këto rezultate e kemi dridh krejt Evropën atje janë befasua të gjitha shtetet më të forta siç është Rusia,Azerbejxhani, Armenia.

A e keni pritur këtë rezultat?

Ne kemi pritur të jetë medalist por kur u futëm në finale nuk pritnjëm tjetër send vetëm se vendin e parë”, deklaroi trajneri Sufjan Ismaili.

Edhe kampioni i mundjes thotë se ju shperblye mundi, dhe tani mendon per garat botrore.

“Unë jam i s’ter kënaqur me këtë medalje dhe shpresojmë se në olimpiadë të arrimë rezultate më të mira”, tha mundësi Besir Alili.

Festa nuk mbaroi, të gjithë përkrahësit së bashku u nisen ne sheshin Skenderbe në Shkup.

“Ky rezultat nuk është vetëm i imi  dhe i Besirit është  i gjithë Klubit të Mundjes  Liria por i gjithë popullit Shqiptarë, gjithë Republikës së Maqedonisë. Shpresoj se ky nuk do të jetë rezultati i fundit jo vetëm i Besirt por edhe i djelmoshave të tjera  që ishin atje që dëshmuan shumë rezultate të lakmueshme  që nuk mbahen mend këto vitet e fundit”, u shpreh Sufjan Ismaili, trajner.

Kryetari i komunes së Çairit i premtoi edhe rritje financiare mundësit të Shkupit Besir Alili.

Përgatiti: Afrim Jonuzi

“MOS I MBRONI KRIMINELËT”, PROTESTA NË TETOVË, POLICIA PENGOI ARRITJEN NË SELINË E BDI-së

0

Këto ishin vetëm disa nga fjalët të cilat u dëgjuan sot në rrugët e Tetovës nga protestuesit të udhëhequr nga vëllai i “El Chekës”, Blerim Ahmedi. Pikësynimi i tyre ishte selia e BDI-së në Reçicë të Vogël në të cilën nuk arritën për shkak të bllokimit të rrugës nga kordoni policor.

Blerim Ahmedi, vëllau i “El Chekës” që udhëhoqi protestat tha se bllokimi është treguesi më i mirë se jetojmë në vend komunist.

“Këtë protestë e nisëm në Tetovë, për arsye se në këtë vend qëndron objekti i partisë së BDI-së, nga ku jepen edhe urdhra, për vrasje, burgosje, raste të montuara dhe shumë e shumë plane tjera kundër të drejtave të shqiptarëve të Iliridës. Kohëve të fundit, dëgjojmë edhe video-inçizime, në të cilat dëgjohen zërat e liderit të partisë të BDI-së, me kolegët e tij partiak , që tallin, fyejnë dhe shajnë nëmënyrën më barbare popullin shqiptar”, deklaroi Blerim Ahmedi.

Në protestën e sotme kishte edhe protestues nga Shqipëria. Engjull Gishti, kryetar i Lëvizjes Atdheu, tha se zhvillimin e shqiptarëve të Maqedonisë e pengon nëntoka e politikanëve të korruptuar.

“Ky fakt tregon qartë se ka diçka. Nëntokë e cila e pengon zhvillimin e këtij populli. Ajo nëntokë, është blerja e figurave të korruptuara shqiptare, nga shërbimet anti-shqiptare, dhe nëpërmjet atyre krijimi i përçarjes në kombin shqiptar. Këto parti politike, janë ndërtuar dhe sillen në mënyrë mafioze. Këto janë organizata mafioze që i kanë vënë emrin vetes parti politike, në mënyrë që juridikisht të veprojnë, shkatërrojnë, interesat e kombit shqiptar, kudo ku ai gjendet. Çështë më e keqja, t’i vënë shqiptarët në luftë më njëri-tjetrin”, theksoi Engjull Gishti nga Lëvizja Atëdheu, Shqipëri.

E përderisa protestuesit u bllokuan në gjysmë rruge, me sigurim dhe pa asnjë problem, në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, në Reçicë, arriti lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti.  Ndryshe kjo protestë është vetëm fillimi, thonë organizatorët. Vëllai i “El Chekës”, Blerim Ahmedi ka paralajmëruar edhe protesta të tjera ditëve në vijim. Protesta e ditës së sotme lindi pas numrit të madh të audio-përgjimeve që Sheqerim Ahmedi,”El Cheka” i ka publikuar në rrjete sociale në të cilën dëgjohen zërat e Ali Ahmetit, Blerim Bexhetit, Sadulla Durakut dhe funksionarëve të tjerë të BDI-së.

Përgatiti: Mevludin Imeri

OSMANI KOMENTON PROTESTAT, “NË QEVERI NUK VIHET NËPËRMJET SHPIFJEVE”

0

Pas protestës të organizuar nga vëllai i “El Chekës”, në rrugët e Tetovës, në të cilën u  tentua të arrihet në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe u thanë një morri fjalësh kundër liderit të kësaj partie, Bujar Osmani nga BDI, tha se nëpërmes publikimit të privatësisë dhe shpifjeve nuk mund të vihet në Qeveri.

“Mendoj që protestat, nëse mund t’i quajmë protesta, treguan që qytetarët nuk përkrahin politikë që ka për qëllim ardhjen në qeveri, nëpërmes zbardhjes së privatësisë së funksionarëve dhe nëpërmes shpifjeve. Por kërkojnë program, njerëz me prapavijë dhe me përvojë serioze”, deklaroi Bujar Osmani.

 

“URIME VITI 1949”, VMRO-DPMNE: ZAEV U SHNDËRRUA NË SULLTAN

0

Dje ishim dëshmitarë të vendosjes së absolutizimit në Maqedoni nga Zoran Zaev. Edhe një herë u dëshmua se me Zaev në vend të reformave dhe progresit, kemi shkatërrim të vazhdueshëm të perspektivave dhe vlerave, akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja. Siç thonë nga opozitarja, Zaev u kurorëzua në sulltan me vendimin që të jetë edhe kryeministër edhe ministër i financave.

“Nga kjo e mërkurë, familja Zaev, Zoran Zaev dhe me shumë gjasa Vice Zaev do të drejtojnë mbi 10 institucione kyçe. Udhëheqja me këtë ministri drejtpërdrejtë nga ana e Zaev, do me thënë që me të ai personalisht vendos kontroll edhe ndaj institucioneve siç janë Doganat, DAP, Policia Financiare, Drejtoria për kundërzbulim financiar, Lojërat e fatit, Regjistri Qendrorë, Drejtoria për çështje pronësore dhe juridike, rezervat e mallrave, udhëheqje me borxhin publik, sistemi për banka dhe kursimore, sistemi për punë me deviza, sistemi për revizion dhe disa institucione më të vogla. Kjo do të thotë se i gjithë sektori financiar në vend është një hap më afër kontrollit nga klani i Zaevëve. Kështu që urime viti 1949. Zaevët udhëheqin me miliardët e qytetarëve”, deklaroi Ane Llashkoska, Anëtare e Bordit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.