“URIME VITI 1949”, VMRO-DPMNE: ZAEV U SHNDËRRUA NË SULLTAN

TË FUNDIT

Dje ishim dëshmitarë të vendosjes së absolutizimit në Maqedoni nga Zoran Zaev. Edhe një herë u dëshmua se me Zaev në vend të reformave dhe progresit, kemi shkatërrim të vazhdueshëm të perspektivave dhe vlerave, akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja. Siç thonë nga opozitarja, Zaev u kurorëzua në sulltan me vendimin që të jetë edhe kryeministër edhe ministër i financave.

“Nga kjo e mërkurë, familja Zaev, Zoran Zaev dhe me shumë gjasa Vice Zaev do të drejtojnë mbi 10 institucione kyçe. Udhëheqja me këtë ministri drejtpërdrejtë nga ana e Zaev, do me thënë që me të ai personalisht vendos kontroll edhe ndaj institucioneve siç janë Doganat, DAP, Policia Financiare, Drejtoria për kundërzbulim financiar, Lojërat e fatit, Regjistri Qendrorë, Drejtoria për çështje pronësore dhe juridike, rezervat e mallrave, udhëheqje me borxhin publik, sistemi për banka dhe kursimore, sistemi për punë me deviza, sistemi për revizion dhe disa institucione më të vogla. Kjo do të thotë se i gjithë sektori financiar në vend është një hap më afër kontrollit nga klani i Zaevëve. Kështu që urime viti 1949. Zaevët udhëheqin me miliardët e qytetarëve”, deklaroi Ane Llashkoska, Anëtare e Bordit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.