Pas protestës të organizuar nga vëllai i “El Chekës”, në rrugët e Tetovës, në të cilën u tentua të arrihet në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe u thanë një morri fjalësh kundër liderit të kësaj partie, Bujar Osmani nga BDI, tha se nëpërmes publikimit të privatësisë dhe shpifjeve nuk mund të vihet në Qeveri.
“Mendoj që protestat, nëse mund t’i quajmë protesta, treguan që qytetarët nuk përkrahin politikë që ka për qëllim ardhjen në qeveri, nëpërmes zbardhjes së privatësisë së funksionarëve dhe nëpërmes shpifjeve. Por kërkojnë program, njerëz me prapavijë dhe me përvojë serioze”, deklaroi Bujar Osmani.
