Medalistët kthehen sot në Kosovë

TË FUNDIT

Ekipi i medaljeve të fituara deri më tani në Lojërat Evropiane Minsk 2019, do të kthehet sot në Kosovë. Trajneri Driton Kuka bashkë me medalisten e artë, Majlinda Kelmendi, medalisten e argjendtë, Nora Gjakova dhe medalisten e bronztë, Distria Krasniqin, kthehen me linjën Minsk – Vjenë – Prishtinë. Në Prishtinë arrijnë në 11:45.

Më 22 qershor, xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”. Heroina kosovare mposhti në finale me Ippon kampionen e deritashme të Evropës, rusen, Natalia Kuziutina, të cilës i nxori ‘hakun’ për Distria Krasniqin, e cila kishte humbur në finalen e evropianit të kaluar nga kjo garuese.

Në Minsk, Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë. Ajo për pak nuk ia doli të fitojë medaljen e artë, të dytën për Kosovën në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Kampionia jonë u mund në finale nga rusja, Daria Mezhetskaia, në finalen e kategorisë -57 kg.

Ndërsa dje, Loriana Kuka fitoi medaljen e bronztë. Loriana mposhti gjermanen Luise Malzahn në kategorinë -78 kilogramë dhe me këtë fitoi të bronztën në Lojërat e Dyta Evropiane Minsk 2019.

Kosova e nisi të premten garën në Lojërat Evropiane Minsk 2019, të cilat do të zhvillohen deri më 30 qershor./21Media