ZYRTARE: Amir Rrahmani transferohet te Hellas Verona

0

Amir Rrahmani nga edicioni i ri do të luajë në Serie A të Italisë. Është skuadra Hellas Verona ajo që fitoi në garë me shumë skuadra për mbrojtësin e Kosovës.

Janë mediat italiane ato që publikuan fotot e Rrahmanit me shallin e Veronës. Italianëve transferimi i Rrahmanit i ka kushtuar 2.1 milionë euro, nga Dinamo Zagreb./21Media

Liverpooli nuk pranon ta shesë Migneloti

0

Klubi anglez, Liverpool, nuk pranoi ta shesë portierin Simon Mignelot në ekipin e Crystal Palace. Mediat angleze thonë se ekipi ofroi 8 milionë për portierin belg, mirëpo Liverpooli nuk pranoi deri sa të gjejë portierin rezervë.

Migneloti ka dashur të largohet nga ekipi që prej kohës kur Liverpooli e ka transferuar Allison Becker vërën e kaluar. Belgu ka qenë në ekipin e Liverpoolit që gjashtë vjet./21Media

Vriten dy ushtarë amerikanë

0

Ushtria amerikane ka njoftuar se dy pjesëtarë të saj janë vrarë në Afganistan më 26 qershor, një ditë pasi sekretari i Shtetit, Mike Pompeo bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kabul, ku tha se Uashingtoni ka shpresë se një marrëveshje paqeje për Afganistanin do të arrihet përpara 1 shtatorit.

Në deklaratën e ushtrisë nuk u dha ndonjë hollësi për rrethanat e vdekjes së dy ushtarëve amerikanë.

Identiteti i ushtarëve nuk u bë i ditur, pasi ushtria tha se fillimisht do të njoftojë familjarët e tyre.

Shtetet e Bashkuara kanë filluar një iniciativë të re shtatorin e vitit të kaluar për të sjellë grupin militant taliban në tryezën e negociatave në mënyrë që t’i jepet fund konfliktit gati 18 vjeçar.

I dërguari i SHBA-së, Zalmay Khalilzad, ka mbajtur gjashtë rrethe bisedimesh me talibanët në kryeqytetin e Katarit, Doha. Rrethi tjetër është planifikuar të fillojë më 29 qershor.

SHBA tani ka rreth 14 mijë trupa në Afganistan. Gati 2 mijë e 300 ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe më shumë se 20 mijë e 400 janë plagosur në vend që kur një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i hoqi Talibanët në 2001./21Media

Fëmija që u sulmua nga ujku në fshatin Dimcë të Komunës së Hanit të Elezit po trajtohet në QKUK

0

Një fëmijë 5 vjeçar ka pësuar lëndime trupore, pasi u sulmua nga një ujk dje në fshatin Dimcë të Komunës së Hanit të Elezit.

Viktima fillimisht ndihmë mjekësore e ka pranuar në emergjencën e Ferizajt e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Drejtori i Kirurgjisë Plastike në QKUK, Zejnë Buja për portalin rtv21.tv tha se gjendja e 5 vjeçarit është stabile.

“Gjendja e përgjithshme e fëmijës 5 vjeçar, aktualisht është e mirë, stabile dhe vazhdon të trajtohet në klinikën tonë”, tha Buja për rtv21.tv.

Sipas policisë 5 vjeçari derisa ishte duke ruajtur bagëtinë, është sulmuar nga një ujk./21Media

Norvegjia mbështet aspiratat euroatlantike të Maqedonisë së Veriut!

0

Ministrja për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë e cila po qëndron për vizitë punë në Maqedoninë e Veriut është takuar me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Osmani gjatë takimit më ministren e Jashtme të Norvegjisë bëri të ditur se Norvegjia mbështet aspiratat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zaev tërheq kandidaturën për ministër të Financave!

0

Shefi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tërhoqi kandidaturën e tij për të menaxhuar me Ministrinë e Financave. Pas shkarkimit të ministrit Dragan Tevdovski, me ministrin e Financave do të udhëhiqte vet kryeministri Zaev, por reagoi të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, pasi neni 44, paragrafi 2 i ligjit për Antikorrupsion nuk lejon bashkimin e funksioneve. Me këtë rast kreu i Qeverisë Zaev tërhiqet nga kandidatura për ministër të Financave. Por vlen të theksohet se Zaev do të menaxhojë me këtë ministri deri në zgjedhjen e ministrit të ri.

ANTI-KORRUPSIONI: ZAEV NUK MUND TË JETË EDHE KRYEMINISTËR EDHE MINISTËR I FINANCAVE

0

Neni 44, paragrafi 2 i ligjit për Antikorrupsion, nuk lejon bashkim të funksioneve.  Nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit përmes një njoftimi e kanë informuar kuvendin se Kryeministri nuk guxon të jetë edhe Ministër financave.

Ndërkohë jozyrtarisht thuhet se Zaev mund ta tërheq propozimin për të udhëhequr Ministrinë e financave.

Ministrja pë Punë të Jashtme e Norvegjisë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut!

0

Ine Eriksen Soreide ministre për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë sot do të qëndrojë  për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Soreide gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme fokusi i takimit midis dy ministrave do të jetë anëtarësimi i vendit në NATO, por edhe dinamika e zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale maqedono-novegjeze. Ministrja për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë gjithashtu do të takohet edhe zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani si dhe me shefin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ujku sulmoi fëmijët në Han të Elezit, njëri pëson plagë të rënda

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Dimcë të Komunës së Hanit të Elezit, ku nga një ujk janë sulmuar fëmijët e këtij fshati.

Në një postim në “Facebook”, një dëshmitar me emrin Ekrem Suma, ka thënë se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme kur ujku ka sulmuar fëmijët në një rrugicë mali, pothuaj se në fshat me ç’rast më së keqi ka pësuar njëri nga fëmijët më të vegjël i moshës 5-vjeçare.

“Ai tha se në momentin kur ka ndëgjuar thirrjet e fëmijëve, ka qëlluar shumë afër vendit të ngjarjes dhe ka mundur të largojë ujkun i cili e kishte tërhequr zvarrë për disa metra fëmijën”, thuhet në postimin e faqes në “Facebook”.

Për të kuptuar për më shumë, vendin e ngjarjes, sot e vizituan përfaqësuesit e komunës dhe Policisë së Kosovës.

Raportohet se fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Spitalore në Prishtinë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë./21Media

 

 

Përplasen tri makina, humb jetën 18 vjeçari

0

Një 18-vjeçar ka vdekur në një aksident rrugor në aksin Fier-Lushnje. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit”, ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.

Si pasojë e përplasjes, ka vdekur shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, pasagjer në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh. M.Sh dhe G.Q, dy drejtuesit e automjeteve kanë pësuar lëndime dhe ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./oranews