Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në selinë e NATO-së në Bruksel, merr pjesë në takimet ministrore të Këshillit Veriatlantik të Aleancës. Kjo është pjesëmarrja e dytë në takimin në format të ministrave të mbrojtjes, pas pjesëmarrjes historike në takimin e 13 dhe 14 shkurtit të këtij viti, menjëherë pas nënshkrimit të protokollit aderues për anëtarësim dhe marrje të statusit – vend i ftuar për anëtarësim në Aleancë. Ministrja Shekerinska para takimit theksoi se vendi jonë tashmë merr pjesë në të gjitha takimet e Aleancës dhe se në mënyrë aktive marrim pjesë me qëndrimet tona.
“Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë nuk është vetëm partnere në Aleancë si gjithë këto vjet, por me të vërtetë po bëhemi aleatë. Për ne tashmë nuk ka dyer të mbyllura kur vjen momenti që të diskutohet për çështje të rëndësishme dhe senzitive. Jemi të pranishëm në të gjitha diskutimet dhe marrim pjesë me qëndrimet tona. Kjo e rrit fuqinë tonë dhe diturinë tonë si shtet, ndërsa kjo qytetarëve u ofron siguri më të madhe dhe më shumë mundësi për rritje ekonomike”, deklaroi Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, shprehi keqardhje që banorët e fshatit Luboten, Hasanbeg, Vizbeg dhe Haraçinë janë shqetësuar nga aksioni i ditës së djeshme nga forcat e rendit, por nga atje thonë se i njëjti ka qenë i nevojshëm për të mbledhur prova dhe për të ndaluar prodhimin dhe trafikimin e mallrave ilegal nga ana e personave juridikë dhe fizik, sepse ka të bëjë me prodhimin e duhanit ilegal në Maqedoninë e Veriut. Nga drejtoria e Policisë Financiare bëjnë të ditur se aksioni ishte i patjetërsueshëm për të parandaluar importin e sortës së paligjshme të duhanit Virginia me të cilën përmban nivele të larta të katranit dhe pesticideve të cilën e bën të jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Nga atje bëjnë të ditur se shitja ilegale e duhanit në tregjet e Maqedonisë së Veriut dëmton buxhetin e shtetit.
Qindra qytetarë të Velesit mblodhën më shumë se 150 kilogram shishe të plastikës në më shumë lokacione në Veles. Në aksionin u përfshinë ndërtesat rreth Qendrës për shëndet publik, tregu i qytetit dhe rreth stacionit të autobusit, ndërsa morën pjesë vullnetarë nga shkolla fillore Bllazhe Koneski, policia dhe Ndërmarrja komunale publike. Aksioni kishte për qëllim që të ulë nivelin e mbetjeve të plastikës në hapësirat publike dhe të ngrit vetëdijen e qytetarëve se ambalazhi plastik duhet të mblidhet dhe selektohet. Riciklimi i plastikës në Maqedoni është në përqindje të ulët. Nga pothuajse 14 mijë tonelata të plastikës që krijohet në nivel vjetor në treg, riciklohen vetëm 19% ose rreth 2.600 tonelata. Aksioni për mbledhjen e mbetjeve të plastikës u organizua nga shoqata ekologjike Villa Zora Veles dhe Instituti për studime komunikatave, në suaza të fushatës për ambient më të mirë jetësorë – Mos injoro, Reago!
“Shishet e plastikës, plastika, duhet të mblidhen dhe të selektohet dhe të hidhet në kontejnerët e verdhë që para disa ditëve shoqërisë ekologjike në bashkëpunim me Komunën e Velesit i vendosi në 20 lokacione në qytet. Nga ana tjetër, gjithçka që është ambalazh plastik që është hedhur në këto rajone, ta mbledhim dhe ta pastrojmë”, tha Nenad Kociq nga Shoqata Ekologjike ” Villa Zora”.
Frederiksen synon për ta zbutur politikën migratore të vendit skandinav
Social-demokratja, Mette Frederiksen pritet të emërohet sot kryeministrja e Danimarkës, më e reja në moshë në historinë e këtij shteti, pas arritjes së një marrëveshje të së majtës, e cila synon t’i shkojë deri në fund çështjes së mjedisit dhe sigurimet shoqërore, dhe zbutur politikën migratore të vendit skandinav.
41 vjeçarja arriti të fitojë përballë liberalit, Lars Lokke Rasmussen, në aktivitete të interesit publik në periudhën mes viteve 2009 dhe 2011 dhe nga viti 2015, në sajë të mbështetjes së Partisë Popullore Daneze (DF).
Kjo parti euroskeptike dhe anti-imigracion, që po punon që prej fillimit të viteve 2000 për politikën kufizuese pritëse të shtetasve të huaj në Danimarkë, humbi në zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit, duke e privuar qeverinë e qendrës së djathtë nga mbështetësja e saj kryesore në Parlament.
Imigracioni në nivelin më të ulët ka arritur tashmë të marrë konsensusin e palëve, përveç ekstremit të majtë, ndërkohë që danezët masivisht janë pro BE-së./21Media
Franca po fillon të mbyllë dhjetëra shkolla për shkak të një vale të nxehtë, me temperatura që pritet të rriten mbi 40C në disa rajone të enjten.
Rreth 50 shkolla në rajonin Essonne, pikërisht në jug të Parisit, po mbyllen, pasi nuk kanë ajër të kondicionuar të mjaftueshëm, përcjell rtv21.tv.
Të enjten, shkollat do të mbyllen në rajonet e Val-de-Marne dhe Seine-et-Marne pranë Parisit.
Në disa pjesë të Spanjës verilindore nxehtësia pritet të arrijë 45C të premten. Gjermania dhe Italia janë ende në 40C.
Zyrtarët francezë vendosën që në Paris dhe në Lyon vetëm automjetet më pak ndotëse do të lejoheshin në rrugë që nga e mërkura. Parisi është veçanërisht e prirur për smog në mot të nxehtë.
Shoferët e Parisit gjithashtu u ofrohen vende parkimi falas për t’i inkurajuar ata që të përdorin transportin publik./21Media
Blerim Ahmedi vëllai i “El Chekës” në porosinë dërguar TV21, thotë se ka marr leje nga policia për protestën e radhës që do të mbahen ditën e diel më datë 30.06.2019 me fillim në ora 16:00.
Blerim Ahmedi bën të ditur se pikënisja do të jetë nga Rektorati i Universitetit të Tetovës. Gjithashtu Blerim Ahmedi shkruan se për protestën e radhës do të ketë të organizuara edhe autobusë për të gjithë ato që dëshirojnë të marrinë pjesë që janë nga qytetet tjera.
Kryeministri Zoran Zaev tërhiqet nga posti i Ministrit të financave, pasi Neni 44, paragrafi 2 i ligjit për Antikorrupsion, nuk lejon bashkim të funksioneve. Nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit përmes një njoftimi e kanë informuar kuvendin se Kryeministri nuk guxon të jetë edhe Ministër.
Neni 44 i Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit parasheh konflikt interesi.
Sipas nenit 44 paragraf 1 dhe 2 nga Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konflikt interesash
“Personi i zgjedhur apo i emëruar gjatë mandatit të tij është i obliguar t’i respektojë rregullat për mos ngjitjen e funksionit që e kryen me funksione apo veprime tjera të caktuara në Kushtetutën dhe ligjet” dhe
“Funksioni president i Republikës, kryetar i kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ministër, deputet, anëtar i këshillit, kryetar i komunës, gjykatës, prokuror publik, mbrojtës i të drejtave, avokat i popullit dhe funksione të tjera që i zgjedh apo i emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë ose organet e vetëqeverisjes lokale, nuk mund të ngjiten njëri me tjetrin.
Pas kësaj shefi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nga foltorja e kuvendit tha se do ta tërheq propozimin që të menaxhoj edhe me Ministrinë e Financave. Ai tha se Kushtetuta dhe Ligji për Qeveri lejojnë që kryeministri mund të jetë edhe ministër, por tha se duhet të respektohen sugjerimet e anti-korrupsionit.
“Kushtetuta, neni 89 paragraf 5, thonë se funksioni kryetar i Qeverisë dhe ministër nuk mund të ngjiten me kryerjen e profesioneve dhe funksioneve tjera publike. Kushtetuta lejon që kryeministri të jetë edhe ministër. Njëkohësisht edhe Ligji për Qeveri e lejon atë por definitivisht atë që e theksoi opozita e thekson edhe Komisioni antikorrupsion, dhe një diskurs apo debat në shoqërinë tonë ma jep të drejtën ta njoftoj Kuvendin se dhashë urdhër që kabineti të lëshojë propozim për tërheqjen e kandidaturës sime, përkatësisht, Zoran Zaev si kandidat për ministër të financave”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Paraprakisht edhe deputeti i VMRO DPMNE-së Ilija Dimovski tha se propozimi që kryeministri të bëhet edhe ministër është në kundërshtim me ligin për parandalimin e korrupsionit.
“Në ligjin për parandalimin e korrupsionit, neni 44 paragraf 2 të cilin Kuvendi e miratoi para disa muajsh, thuhet: Funksioni president i Republikës, kryetar i Qeverisë, ministër, deputet, anëtar i këshillit, gjykatës, mbrojtës i të drejtave, avokat i popullit dhe funksione të tjera të cilët i zgjedh apo emëron Kuvendi I Republikës së Maqedonisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë apo organet e vetëqeverisjes lokale, nuk mund të ngjiten njëri me tjetrin”, u shpreh Ilja Dimovski nga VMRO-DPMNE.
Megjithatë Zaev do të menaxhojë me Ministrinë e Financave deri në zgjedhjen e ministrit të ri.
Të rinjtë e “Lëvizjes Besa” i dhuruan sot Kryeministrit Zaev një bisht të fshesës me kravatë. Kjo sepse ata konsiderojnë se rikonstruimi i kabinetit qeveritar është vetëm kozmetik, që politikanë të dështuarit po i shpërblehen me poste ministrash. Ata thonë që këtë fshesë ia sjellin Zaevit si kujtim që në seanca qeveritare dua japë në përdorim ministrave që asnjëherë s’u dëgjohet zëri. Madje i propozuan kryeministrit që fshesën ta ndajë proporcionalisht me e tij të koalicionit
“Zotëri kryeministër pasi ju nuk arritët të përdorni fshesën që ju vetë e paralajmëruat ne po ua sjellim këtu para qeverisë bishtin e fshesës që ju ta keni si kujtim dhe në seancat qeveritare së paku t’ua jepni në përdorim ministrave që nuk u dëgjohet zëri dhe që nuk e din se për çka janë në kabinetin tuaj”, tha Liridon Useini nga Lëvizja Besa.
Pas dorëheqjes së parevokueshme të deputetit aktual të Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vesel Mehmedi, profesoresha universitare nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Arta Toçi, mund të jetë deputete e ardhshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Sipas listës që kanë garuar deputetët në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, pas deputetit Vesel Mehmedi renditet Arta Toçi nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.
Nëse Toçi bëhet deputete, atëherë Aleanca për Shqiptarët do të ketë tre deputetë, ndërkaq RDK-ja e Vesel Mehmedit do të jetë jashtë Kuvendit.
E kontaktuar nga TV21, Arta Toçi nga “Aleanca për Shqiptarët” tha se është e gatshme ta pranojë mandatin si deputete. “Që kur kam vendosur të futem në politikë, kam qenë e gatshme për ta kryer këtë detyrë” tha ajo.
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov duke komentuar mos marrëveshjet në aspektin historik, konkretisht për identitetin e Goce Dellçevit në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë tha se nesër do të udhëtojë për në Sofja, ku do të takohet me përfaqësuesit e Bullgarisë dhe se është i bindur që fal miqësisë së mirë do të gjendet zgjidhje, shkruan Tv21.
“Kryesia e Bullgarisë me Këshillin evropian, ka ndihmuar shumë që vëmendja e Evropës të jetë në regjionin dhe pas plotë 15 viteve në Sofja të mbahet samiti me Ballkanin Perëndimor. Si fqinjë që nënshkruam marrëveshje për miqësi të mirë, të cilët prekën çështje shumë delikate dhe emocionale për të dy palët në mendimin historik, unë jam i bindur që do të gjejmë mënyrë, me anë të respektimit të tjetrit dhe miqësisë të mos i rrezikojmë qëllimet kryesore”, tha Dimitrov./TV21