​De Light preferon Barcelonën

0

Mbrojtësi i Ajax-it i ka dhënë kuraje ekipit të Barclonës, duke i thënë të mundohen ta transferojnë lojtarin.

Mediat angleze thonë se De Light është gati për t’u transferuar në Juventus me një çmim prej 10 milionë euro në vit.

Holandezi është akoma i hapur duke pritur një ofertë prej Barcelonës.

Përgjigjja e Barcës ka qenë negative, duke i dhënë lojtarit një çmim prej 6.8 milionë euro në vit.

Holandezi preferon Barcelonën, mirëpo nëse ekipi nuk e rrit ofertën për lojtarin, atëherë ai do të zgjedh të luaj për Juventusin.

Shtypen me njëri-tjetrin brenda në stadium, vdesin 16 persona

0

Detajet janë të paqarta

Të paktën 16 njerëz kanë vdekur pasi u shtypën me njëri-tjetrin në një stadium në Madagaskar gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë.

Detajet janë të paqarta, por autoritetet thanë se ngjarja ndodhi pasi njerëzit tentuan të largoheshin nga stadiumi pas paradës dhe policia mbylli dyert.

Dhjetëra të tjerë janë plagosur në stadiumin në Antananarivo, kryeqytetin e vendit.

Vitin e kaluar, për shkak të numrit të madh të njerëzve, gjatë një ndeshje futbolli në të njëjtin stadium u vra një person dhe u plagosën më shumë se 30 të tjerë.

Në incidentin e fundit, mijëra njerëz u mblodhën për një paradë ushtarake dhe një koncert.

Agjencia e lajmeve AFP raporton se, pas paradës, zyrtarët e sigurisë hapën portat për t’i lejuar spektatorët të largohen.

Por dëshmitarët thanë se disa prej portave u mbyllën menjëherë dhe turmat u bllokuan nga policia, duke shkaktuar një shtypje vdekjeprurëse.

Presidenti Andry Rajoelina më vonë vizitoi të lënduarit në spital dhe u tha gazetarëve se shteti do të mbulonte shpenzimet mjekësore të të lënduarve.

The post Shtypen me njëri-tjetrin brenda në stadium, vdesin 16 persona appeared first on RTV21.

Rrëqethëse, arriti ta kapte vajzën 2 vjeçare që ra nga dritarja  

0

Heroi algjerian

Heroi algjerian

Feuzi Zabaat u quajt hero pasi arriti ta kapte në ajër një 2 vjeçar që ra nga dritarja.

Foshnja siriane e quajtur Doha Muhammedi ra nga një dritare e hapur e katit të dytë, ndërsa nëna e saj po gatuante.

Për fat të mirë, 17-vjeçari algjerian e vuri re nga rruga që diçka nuk ishte në rregull me foshnjën.

Ai arriti ta kapte foshnjën duke e shpëtuar kështu nga çdo lëndim. Incidenti ndodhi në Stamboll të Turqisë.

RDK BRAKTISI KOALICIONIN QEVERISËS, MEMEDI DORËZON MANDATIN E DEPUTETIT

0

Rilindja Demokratike Kombëtare e braktisi koalicionin qeveritar.

Deputeti i vetëm i RDK-së, njëkohësisht edhe kryetari i kësaj partie, Vesel Memedi, deponoi dorëheqjen e tij nga mandati i deputetit.

“Sot do të dorëzojmë dorëheqjet tona të parevokueshme nga të gjitha drejtoritë dhe këshillat drejtuese të alokuara. Kulmin i kësaj vlere sublime është tërheqja nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit si dhe dorëzimi i mandatit të deputetit në Kuvendin e Republikën së Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Vesel Memedi, kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Me miratimin e dorëheqjes së Memedid si deputet, në listë pas tij është emri i Arta Toçit nga “Aleanca për Shqiptarët”, e cila për TV21 tha se është e gatshme ta pranojë mandatin e deputetes.

Ndërkaq mollë e sherrit mes LSDM-së dhe RDK-së u bë propozimi i Kryeministrit për shkarkim të Suhejl Fazliut, Ministrit të Vetëqeverisjes Lokale ndaj të cilit sipas Memedit është kurdisur lojë.

“Në krye të kësaj valleje për çudi qëndronte bashkëpunëtori më i ngushtë i kryeministrit, një far Kiril Partallov, sekretar shtetëror në ministrinë e pushtetit lokal. Në fillim menduam se lojën e ka filluar pa dijen e Kryeministrit, por siç shihni edhe vetë ju këtë lojë e përfundoi kryeministri, ku pa asnjë konsultim me ministrin, direkt më thirri që në momentin e  fundit të bëj pazar me dorëzimin e ministrisë së pushtetit lokal LSDM-së”, deklaroi kryetari i RDK-së, Vesel Memedi.

Këtë propozim Memedi thotë se e ka refuzuar, duke shtuar se s’bën pazare për një resor që gjithnjë u ka takuar shqiptarëve.

Ditë më parë, Kryeministri Zoran Zaev i tha TV21 se Fazliun e shkarkoi për shkak se nuk ka qenë i kënaqur me rezultatet në Vetëqeverisjen Lokale. Ia ka propozuar Ministrinë pa resor për përmirësimin e investimeve të kompanive vendore, por sipas Zaev, Memedi e ka refuzuar.

Për ministër të ri të pushtetit lokal Zaev ka propozuar Goran Milevski, deputet i shumicës parlamentare si dhe kryetar i Partisë Liberaldemokarate.

Përgatiti: Besir Arifi

 

XHAMBASKI: E VËRTETA DUHET TË PRANOHET, GOCE DELLÇEV “MOLLË SHERRI” MES MAQEDONISË SË VERIUT DHE BULLGARISË

0

Vazhdojnë mosmarrëveshjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, për atë se cilit identitet i përket Goce Dellçev. Eurodeputeti i Bullgarisë Angell Xhambaski tha se inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO do të kalojë drejtë rrugës së njohjes së historisë së vërtetë.

“Nuk mund të vazhdojmë të bëjmë që nuk po i shohim këto keqpërdorime, provokime dhe falsifikime që po bëhen nga ana e Shkupit. Maqedonisë ja hapëm derën drejtë NATO-s, me anë të nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë.. Tash flasim për inkuadrimin e Maqedonisë në Unionin Evropian. Ky inkuadrim duhet të kalojë nëpërmes rrugës së njohjes së historisë së vërtetë”, deklaroi eurodeputeti Bullgar, Angell Xhambaski.

Sipas kryeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov, Goce Dellçev është hero bullgar i cili është sakrifikuar për Maqedonisë e lirë. Sipas Borisovit, debatet mbi temën se kush ka qenë Goce Dellçev janë tragjike, sepse ai duhet t’i lidhë të dy vendet e jo të jetë mollë sherri.

“Në të njëjtën mënyrë Çe Gevara i cili sipas kombësisë është Argjentinës, ka luftuar për Kubën e lirë, ndërsa pas kësaj ka ndërruar jetë për një shtet të tretë. Në vend që ata heronj me vetëflijimin e tyre të na bëjnë krenarë, të na bashkojnë, të na bëjnë më të fuqishëm, u bënë mollë sherri. Nuk mund ta kuptoj”, tha kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov tha se nesër do të udhëtojë për në Sofje, ku do të takohet me përfaqësuesit e Bullgarisë dhe është i bindur që fal miqësisë së mirë do të gjendet zgjidhje.

“Kryesia e Bullgarisë me Këshillin evropian, ka ndihmuar shumë që vëmendja e Evropës të jetë në rajon dhe pas plot 15 viteve në Sofje të mbahet samiti me Ballkanin Perëndimor. Si fqinjë që nënshkruam marrëveshje për miqësi të mirë, të cilët prekën çështje shumë delikate dhe emotive për të dy palët në mendimin historik, unë jam i bindur që do të gjejmë mënyrë, me anë të respektimit të tjetrit dhe miqësisë të mos i rrezikojmë qëllimet kryesore”, u shpreh Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Javë më parë edhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Elizabeta Zaharieva tha se nuk do të bëjnë kompromis me të vërtetën dhe se nga Maqedonia e Veriut nuk duan asgjë më shumë se të vërtetën. Mosmarrëveshje mes dy vendeve ekziston edhe për datën e përkujtimit të Goce Dellçevit. Bullgaria propozon që përkujtimi i Goce Dellçevit të bëhet më 4 shkurt, në ditën e lindjes, ndërsa pala maqedonase, siç thotë Zaharieva, propozon 7 tetorin, ditën kur eshtrat e Goce Dellçevit janë sjellë në Shkup, që rezulton si datë e papranueshme për Bullgarët.

Përgatiti: Mevludin Imeri

FSHATARËT E LUBOTENIT TË ZHGËNJYER , DUHANI ËSHTË PRODHIM I YNI, E PUNOJMË ME DJERS DHE SHUMË MUND

0

“Duhanin e mbjellim me rasad, prej rasadit duhet të rritet 10-15 cm, mandej e qesim në ara e mbjellim rende, rende, i bëjmë edhe vijat edhe e mbjellim. Prej atëherë fillojmë edhe e punojmë bëhet për të  mbjell e marrim fundin shkon një kohë përsëri dytën dorë edhe tretën, e të katërtën, e kështu me radhë”, u shpreh Xhezmi Imeri.

Xhezmiu nga Luboteni i Shkupit nuk pajtohet me pohimet e autoriteteve se duhanin e importojnë nga jashtë.  Thotë se mundin e një viti të punës së lodhshme të banorëve, shteti ua morri për një ditë. Sipas tij, i gjithë duhani që u sekuestrua dje është prodhim i fshatarëve të Lubotenit.

“Ajo është një rren e atyre, unë jam habitur, si nuk i erdh mbare të thotë katër firma sjellin duhan në Luboten, ato firmat pse nuk i zë atje që sjellin në të zezë po vijnë në prodhimin këtu, na e merr bukën e gojës. Prej në 3 të natës zgjohen banorët për të mbledhur duhanin e thajnë e punojnë  dhe vjen hazër këtu e merr”, tha Xhezmi Imeri.

Për këtë far keni leje?

“Kjo far është e jona, traditë e kemi, sa e sa vite ne këtë e mbjellim”, theksoi Xhezmi Imeri.

Ndonëse me dorë të lënduar,  Qamili nuk ndalet së punuari me duhan.

“Vijnë tek këto çka punojnë në bukën e vetë, a je tu e pa djersët që më dalin, 70 -80 gradë është këtu brenda nxehtë”, deklaroi Qamil Aliu.

Ai thotë se lloji i duhanit Virxhina nuk bëhet në fshatin Luboten dhe atë që e sekuestruar dje polica financiare është duhan i prodhuar nga fshatarët.

“E mbledhin duhanin dhe vijnë me ngjit, e dje çka kanë marr duhan aj duhan është krejt i prodhimit të Lubotenit, se aj i Financave ka gënjyer. Ja edhe këtu, se tha farën e blejnë, kjo farë është çka e kemi ruajt ne prej kësaj ne e mbjellim duhanin, ne ta sheh a është duhani i llojit virxhine a nuk është”, potencoi Qamil Aliu.

Gjatë ditë së sotme Kryetari i bashkësisë lokale në Luboten, Rexhep Memedi kishte takim me drejtorin e policisë financiare Arafat Muharemin.

Pas takimit kryetari i bashkësisë lokale tha që duhani që është sekuestruar duhet të analizohet nëse është nga vendet tjera.

“Komisioni i cili do të formohet, special për këtë do të vlerëson se nëse konstatohet që ai nuk është atë që e kanë kërkuar, me shpresë që ndoshta edhe ajo do të kthehet tek banorët. Drejtori thotë atë që ia kanë thënë ata që kanë qenë ekspert. Mirëpo më tutje do të shihet se gjithçka që ka qenë jolegale, ajo do të mbetet aty dhe pjesa tjetër shpresojmë të u kthehet banorëve”, deklaroi Rexhep Memedi, kryetar i Bashkësisë Lokale, Luvoten.

Kjo deklaratë është ndryshe nga drejtori i Policisë financiare,  i cili dje ishte i bindur që duhani është transportuar nga vendet fqinje.

Ndryshe me urdhër të Policisë financiare gjatë mëngjesit të djeshëm u krye aksion në fshatin Luboten,  ku u sekuestruan 12 ton duhan, nga dyshimi se është transportuar nga vendet fqinje.

Përgatiti: Afrim Jonuzi

VLERËSOHET SUKSESI I BESIR ALILIT, BURSË NGA KOMUNA E ÇAIRIT, 1.3 MILION DENARË NGA QEVERIA

0

Suksesin e mundësit Besir Alili në Kampionatin Europian e ka shpërblyer edhe Qeveria, e cila ka vendosur ta shpërblejë  me 1 milionë denarë, ndërsa ka ndarë edhe 300 mijë denar për trajnerin e tij Sufijan Ismailin.

“Pas suksesit të mundësit të ri Besir Alili në Kampionatin Evropian, Qeveria në seancën e djeshme vendosi t’i ndajë 1 milion denar Besir Alilit dhe 300 mijë denar trajnerit të tij.9.20 Qeveria e RMV mundësin të riun Besir Alili me 1 milion denar shtesë nga ajo e cila e dhuroi dje edhe  Agjencia për Rini dhe Sport. Bëhet fjalë për një shpërblim për motivim për mundësin e ri dhe për të gjithë sportistët e tjerë”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.

Kampioni evropian në mundje Besir Alili gjithashtu fitoi bursë nga komuna e Çairit. Kryetari i kësaj komune Visar Ganiu i premtoi Besirit se deri sa të jetë ai në krye të komunës, ai do të marrë bursën për suksesin e arritur në mundje.

“Sa të jam unë kryetarë, Besiri do të ketë bursë. Kam dëshirë që udhëheqësit e klubit ta marrin përsipër edhe një trajner profesional dhe ne do t’i paguajmë të gjitha harxhimet. Çdo gjë mbetet si ka qenë më herët dhe me vullneti që t’i shtojmë ato financa dhe të gjitha institucione të kontribuojnë për këtë. Fitorja e Besirit i ka zgjuar të gjitha institucionet nga gjumi”, u shpreh kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

“Besiri na ka gëzuar shumë më këtë arritje të madhe, u radhit në vendin e parë në Evropë, duke lënë pas shtete shumë të fuqishme, si Rusinë, Armeninë, Turqinë e kështu me radhë. Besiri tregoi se edhe pse jemi popull I vogël ne kemi zemër të madhe”, theksoi kryetari i Klubit Liria, Imer Kadriu.

Ndryshe dje edhe Agjencia për Rini dhe Sport ndau 1 milionë denar shpërblim për suksesin e arritur, ndërsa Qyteti i Shkupit do të caktojë javëve në vijim një shumë financiare për Besirin dhe Klubin e Mundjes Liria.

Përgatiti: Valmira Zendeli

RAPORTI I AVOKATIT TË POPULLIT PËR VITIN 2018, KUSHTE ÇNJERËZORE NËPËR BURGJE

0

Kushte çnjerëzore dhe standarde nën minimalen për vuajtjen dënimit nëpër burgje, janë vetëm disa nga elementet të cilat janë  konstatuar në raportin vjetor të Avokatit të popullit. Vaska Bajramovska zv/avokatja e populli, thekson se mosfunksionimi i sistemit të mbrojtjes shëndetësor edhe më shumë e vështirëson gjendjen nëpër institucionet ndëshkuese-korrektuese në Gjevgjeli dhe Tetovë.

“Gjatë kohës së vizitës në seksionin e paraburgimit në Gjevgjeli  vërehej  nivel i ulët i higjienës. Ekipi i Mekanizmit parandalues nacional konstatoi hapësira të pa ajrosura dhe nivel të lartë të lagështisë së ajrit në të njëjtat, krevate të pajisura me batanije të papastra dhe të grisura dhe dyshek të vjetërsuar. Përveç kësaj, në hapësira nuk ka sistem për sinjalizim, me çka personi i paraburgosur në rast nevojë për kontakt me personin zyrtarë është i detyruar të thërret ose të troket në derë. Ndërsa në shumë raste nuk hasin edhe në përgjigje”, tha zëvendësja e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa.

Bajramovska thotë se edhe përkundër raportit dhe apelimit për qasje më serioze për marrjen e rekomandimeve nga Avokati i popullit, organet shtetërore kompetente nuk reflektojnë, ndërsa gjendja mbetet e njëjtë për vite me radhë.

“Shprehim shqetësim serioz për zbatim jo të plotë të rekomandimeve të Mekanizimit parandalues nacional pas vizitave të realizuara në stacionet policore në drejtim të përmirësimit të kushteve material, me qëllim të eliminimit të rreziqeve për trajtim çnjerëzor dhe degradues ndaj personave të ndalur dhe personave të privuar nga liria”, tha Vaska Bajramovska-Mustafa, zëvendëse e Avokatit të Popullit.

Gjithashtu në raportin vjetor për vitin 2018, në 6 stacionet policore për kontrolle kufitare dhe mbikëqyrje kufitare është vërejtur infrastrukturë  e keqe dhe mos informimi i mjaftueshëm i zyrtarëve policor për çështje të azilit. Sipas raportit të Avokatit të popullit kjo paraqet tregues kryesor për rrezik nga trajtimi jonjerëzor  dhe degradues i personave që ndalen ose janë të privuar nga liria, duke përfshirë edhe refugjatët.

BASTARDIMI I SHQIPES NË PULLAT POSTARE, DREJTORI EJUP RUSTEMI NUK FLET!

0

Pullat postare në gjuhën shqipe ende janë me gabime drejtshkrimore. Ne pullën postare për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së tij, në vend se të shkruhet “550 vjet nga vdekja e Skënderbeut” shkruan  “550 vite nga vdekja e Skënderbeut”. Në pullën tjetër postare të promovuar për shënimin e 100 vjetorit të vdekjes së Jashar Bej Shkupit, është shkruar “vdjeka”.

Ndërkohë TV21 bëri një xhiro në disa posta në qytetin e Shkupit, por nuk mundi të gjej asnjë pullë postare që po shitej në posta.

“Nuk ka pulla postare në gjuhën shqipe, kishte një Shkup, por edhe ajo u harxhua”, tha një e punsuar në postë.

“TV 21 vizitoi disa posta të Maqedonisë në qytetin e Shkupit. Por të punësuarit thonë se nuk kanë asnjë pullë postare në gjuhën shqipe”, Arbana Qerimi Klimenta, gazetare.

Gabimi në pullën postare për figurën e Jashar Bej Shkupit ka revoltuar banorët e lagjes Dyçangjik në Shkup. Aty gjendet shkolla fillore me emrin e heroit kombëtar “Jashar Bej Shkupi”. Njëri prej banorëve të revoltuar është edhe Jonuz Bajrami. Ai thotë se eshtrat e figurës së Jashar Bej Shkupit po rrotullohen nga mospërfillja e gjuhës shqipe.

“Çdo kund kemi gabime,  nuk e di a i marrin parasysh apo a i kontrollojnë. Këto gjëra ka nevojë të kenë një vëmendje të madhe që kur të lexohet shqip të shkruhet mirë dhe pastër në shqip. E shkruajnë njerëz që nuk e kuptojnë shqipen, jo njerëz që e kuptojnë. Kur përmendet emri i Jashar bej Shkupit në këtë mënyrë edhe eshtrat i praptohen”, u shpreh Jonuz Bajrami, banro.

“Institucionet e kanë gabimin. Të punësuarit nëpër institucione që bëjë kësi lloj gabime,  duhet t’i rregullojnë këto probleme. Është turp kjo, duhet ta shkruajnë mirë. Në çdo tabelë ka probleme dhe gabime”, theksoi Rahim Bela.

Për këto gabime drejtshkrimore nuk deshi të prononcohet drejtori i Postave të Maqedonisë Ejup Rustemi. Ai tha këtë do ta bëj të premten.

Ndryshe Jashar Bej Shkupi ka qenë kryetari i Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Sanxhakun e Shkupit dhe prefekt i Shkupit nga muaji dhjetor në vitin 1880 gjer në muajin prill të vitit 1881. Kontribut të madh dha në financimin e arsimit shqip në Shkup. Me mjete të veta materiale bëri renovimin e objekteve e monumenteve kulturoro historike të Shkupit.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta

Kapen mbi 5 mijë breshka kontrabandë në aeroport

0

Autoritetet malajziane kanë kapur më shumë se 5 mijë breshka të vogla të zbuluara në bagazhet në aeroportin e Kuala Lumpur.

Dy indianë janë arrestuar pasi gjetjes së 5 mijë e 255 breshkave brenda në valixhet e tyre.

Zyrtarët thonë se breshkat kanë vlerë rreth 12.700 dollarë dhe kishin për qëllim të shiteshin si kafshë shtëpiake në Indi.

Malajzia është një pikë e rëndësishme tranziti për kontrabandistët e kafshëve të egra, të cilët zakonisht i tregtojnë në vendet e tjera aziatike.

Dy burrat po udhëtonin nga qyteti kinez i Guangzhou në Kuala Lumpur.

Indianët ishin të moshës 30 dhe 42 vjeç  si edhe nuk kishin leje për tregtimin e breshkave. Ata përballen me 5 vite burg dhe gjobë.

Breshkat do vendosen nën kujdesin e zyrtarëve të kafshëve të egra, raporton oranews.