Shkenca zbulon se fitoni peshë duke qenë të zemëruar

0

Mësohuni të kontrolloni zemërimin nëse dëshironi të humbni peshë

Ekzistojnë tre tipa të zemërimit, dhe secila nga to ka simptomat e veta, të cilat përfshijnë për shembull: vetëfajësimin, lotët e shumtë, e shumë të tjera.

Zemërimi nuk është aq i thjesht si duket, sipas shkencës njëri ndër efektet anësore që ka zemërimi është edhe ai i shtimit në peshë, përcjell rtv21.tv

Secili mund të jetë i zemëruar herë pas herë, por nëse jeni vazhdimisht të zemëruar atëherë kjo do të ndikojë në peshën e juaj.

Arsyet pse është mirë që të kontrolloni zemërimin tuaj:

I gjithë zemërimi fillon me adrenalinë

Science Explains How Being Angry Makes You Gain Weight

Kur ju zemëroheni, adrenalina lirohet. Kjo shërben ose për ta mposhtur zemërimin, apo për të ju bërë të ndiheni më të shqetësuar. Pasi që lirohet adrenalina, organizmi juaj humb shumë energji kështu duke ju kërkuar që të hani ushqim.

Çfarë mund të bëni ta evitoni zemërimin:

Science Explains How Being Angry Makes You Gain Weight

Provoni të mos hani gjatë kohës sa jeni të zemëruar. Ndaloni sa herë që shihni se jeni duke konsumuar ushqim edhe pse ndjeheni të ngopur./21Media

.

Kryeministrja më e re në histori të Danimarkës

0

Frederiksen synon për ta zbutur politikën migratore të vendit skandinav

Frederiksen synon për ta zbutur politikën migratore të vendit skandinav

Social-demokratja, Mette Frederiksen pritet të emërohet sot kryeministrja e Danimarkës, më e reja në moshë në historinë e këtij shteti, pas arritjes së një marrëveshje të së majtës, e cila synon t’i shkojë deri në fund çështjes së mjedisit dhe sigurimet shoqërore, dhe zbutur politikën migratore të vendit skandinav.

41 vjeçarja arriti të fitojë përballë liberalit, Lars Lokke Rasmussen, në aktivitete të interesit publik në periudhën mes viteve 2009 dhe 2011 dhe nga viti 2015, në sajë të mbështetjes së Partisë Popullore Daneze (DF).

Kjo parti euroskeptike dhe anti-imigracion, që po punon që prej fillimit të viteve 2000 për politikën kufizuese pritëse të shtetasve të huaj në Danimarkë, humbi në zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit, duke e privuar qeverinë e qendrës së djathtë nga mbështetësja e saj kryesore në Parlament.

Imigracioni në nivelin më të ulët ka arritur tashmë të marrë konsensusin e palëve, përveç ekstremit të majtë, ndërkohë që danezët masivisht janë pro BE-së.

Djali i Sefë Mleqanit dekorohet me Medalje Presidenciale të Meritave

0

Imer Gashi merr medalje

Rapsodi Imer Gashi është dekoruar me Medalje Presidenciale të Meritave, nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka vlerësuar lartë kontributn e Gashit për muzikën folklorike.

“Me Medaljen Presidenciale të Meritave sot e dekorova Imer Gashin, kultivues i kamotshëm i muzikës folklorike dhe ruajtës i vlerave dhe traditave tona kombëtare. Imeri është djali i Sefë Mleqanit dhe së bashku me vëllezërit e tij, njërin prej tyre Hero të Kosovës, me këngë dhe pushkë frymëzuan gjenerata të tëra për t’i dalë në mbrojtje atdheut. Familja e Sefë Mleqanit ishte vatër e atdhetarizmit edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Imer Gashi bashkë me vëllezëit e tij kultivuan muzikë folklorike dhe kanë një bagazh të madh të këngëve rapsodike./21Media

.

Interi siguron edhe një përforcim, vjen nga Bundesliga

0

Pas lajmit se Interi ka arritur marrëveshje për Edin Dzeko, në Itali janë të sigurt se zikaltërit kanë siguruar shërbimet edhe të një lojtari tjetër.

Bëhet fjalë për Valentino Lazaro, i cili do të transferohet tek Interi nga skuadra e Hertha Berlinit.

Mbrojtësi austriak do t’i kushtojë zikaltërve 22 milionë euro dhe gjithçka rreth këtij transferimi do të mbyllet në ditët në vijim.

Lazaro pëlqehet shumë nga Antonio Conte, i cili ka insistuar te drejtuesit e klubit për t’ia plotësuar këtë kërkesë.

Objektivi i radhës për Interin është Romelu Lukaku i Manchester United, i cili pritet po ashtu t’i bashkohet zikaltërve.

Horoskopi i datës 27 qershor 2019

0

Dashi

Gjatë kësaj dite do jeni shumë realistë dhe do dini të ruani ekuilibrin në çdo moment. Ju që keni një lidhje do dashurohuni si ta ndieni me partnerin dhe do bëni atë që do ju pëlqejë më shumë. Mirë është që jo të gjitha t’ua tregoni të tjerëve. Ndonjëherë është më mirë kur jeton çdo gjë në “fshehtësi”. Ju beqarët do nxiteni mjaft nga Marsi dhe do flirtoni në çdo moment. Mundet edhe ta bëni për vete atë që pëlqeni. Në punë do ju joshë një ost më i rëndësishëm dhe do bëni të pamundurën për ta fituar atë. Do dini si të veproni në çdo moment. Me shpenzimet duhet maturi dhe sa më shumë maturi sepse në të kundërt do përballeni me vështirësi.

Demi

Hëna dhe Marsi do jenë në anën tuaj gjatë kësaj dite dhe do ua bëjnë çdo moment më interesant. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj me partnerin ka për të qenë e veçantë. Edhe vetë do habiteni sepse gjërat do ecin edhe më mire nga sa e kishit ëndërruar. Ju beqarët duhet të bëjnë edhe pak durim, pasi sot nuk do jetë dita më me fat për ju. Në punë falë Marsit do jeni edhe më vigjilentë se më parë. Do mateni mirë para se ta hidhni çdo hap dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Sipas Dritare.net, Dielli do pozicionohet keq në sektorin e financave kështu që do përballeni me goxha vështirësi. Kujdesuni sa të mundni për gjithçka.

Binjakët

Do keni dëshira të papërmbajtshme gjatë kësaj dite dhe kjo mund të sjellë probleme në jetën tuaj. Për ju që jeni në një lidhje ka rrezik që Plutoni të nxitë debate në jetën tuaj dhe klima gjatë gjithë kohës ka për të qenë e tensionuar. Gjërat nuk do jenë ashtu si e keni pritur gjithë këto kohë. Ju beqarët do jeni tej mase të vëmendshëm dhe do e kuptojnë çdo flirtim që do ju bëhet, vetëm se maturia do iu bëjë të mos nxitoheni. Në punë do i bëni gjërat me mish e me shpirt dhe pas mundimeve të gjata do arrini ku doni. Në jetë asgjë nuk është e lehtë. Financat nuk do jenë aspak të këqija, përkundrazi mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Gaforrja

Nëse doni të ndiheni më mirë gjatë kësaj dite qëndroni larg nga mjediset e zymta e të mërzitshme. keni një lidhje dhe jeta juaj në çift ka qenë e trazuar dhe delikate kohët e fundit? Sot shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e përgjithmonë. Për asgjë nuk do keni probleme me partnerin tuaj. Ju beqarët nuk do doni ta ndryshoni statusin tuaj dhe nuk do pranoni asnjë lloj ftese që do ju bëhet. Në punë mund t’ia dilni mbanë vetëm po bashkëpunuat. Duhet të zgjidhni edhe disa çështje delikate me kolegët sot. Për financat do jetë përgjithësisht ditë e mirë. Do arrini të kryeni edhe disa investime më tepër se zakonisht.

Luani

Gjatë kësaj dite do dini si ta mbroni veten përherë dhe do dilni edhe nga situatat më të vështira. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me momente të lumtura. Çdo gjë mes jush ka për të ecur ashtu si keni ëndërruar gjithmonë. Nëse jeni beqarë do keni një ditë të jashtëzakonshme dhe të mbushur me kënaqësi të paimagjinueshme. Asgjë nuk ka për të qene më si më parë. Në punë nuk do jetë e thjeshtë të bashkëpunosh me ju sepse do jeni gati të bëni edhe sakrifica për të arritur lart e më lart. Nuk do ndaleni në asnjë moment. Në planin financiar do i zgjidhni problemet dhe do i stabilizoni financat.

Virgjëresha

  • Sido që të jetë situata ku ndodheni mundohuni të mos nxitoheni për asgjë gjatë kësaj dite. Me durim dhe qetësi do fitoni më shumë. Nëse keni një lidhje Hëna do ju bëjë mjaft tërheqës. Partneri do ju dashurojë me më shumë pasion se më parë dhe do ndiheni për mrekulli në krahët e tij. Ju beqarët gjithashtu do jeni me shumë fat në dashuri dhe gjithçka do ju ndryshojë për mirë. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe më të ndërgjegjshëm për hapat që duhet të hidhni. Me shpenzimet duhet të jeni shumë herë më të matur dhe më të kujdesshëm sepse po filluan problemet nuk do dini më çfarë të bëni.

Peshorja

Do keni një jetë sociale shumë të mirë sot dhe marrëdhënia me të gjithë do jetë e mirë. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë interesante dhe e bukur. Do argëtoheni pafund me atë që keni në krah dhe do ndiheni vërtet të bekuar nga yjet. Ju beqarët do afroheni tej mase me disa persona që më parë i keni tallur dhe keni qeshur me ta. Ja që jetës asnjëherë nuk i dihet. Në punë do ju hapen dyer të reja dhe ju do e tregoni sesa vleni. Sado të mundohen nuk do ua prishin dot planet. Sipas Dritare.net, me menaxhimin e financave do merreni më seriozisht kështu që gjendja do fillojë të normalizohet.

Akrepi

Mundohuni të mos jeni shumë impulsivë gjatë kësaj dite, por  nga ana tjetër mbrojini me çdo kusht idetë tuaja. Për ju të dashuruarit ambienti yjor do jetë mjaft i favorshëm dhe do ndihmojë në konsolidimin e jetës tuaj. Do filloni të afroheni me partnerin dhe do flisni më hapur me të për gjithçka. Ju beqarët do jeni tejet optimistë për të ardhmen falë disa njohjeve të reja mjaft interesante. Në punë mund të irritoheni me disa gjëra, por asgjë nuk do ju ndalë për të ecur në rrugën që keni nisur prej disa kohësh. Për buxhetin do jetë një ditë mjaft e qetë dhe pa probleme. Gjithsesi mirë është që shpenzimet të kryhen me kujdes.

Shigjetari

Do jeni të pakonkurrueshëm gjatë kësaj dite dhe do keni mbështetjen e fortë të Mërkurit dhe Plutonit. Ju të dashuruarit do i bëni të gjitha përpjekjet e mundshme dhe deri në mbrëmje do arrini t’i sqaroni problemet që keni pasur me partnerin. Do ndiheni të qetë të dy palët. Ju beqarët nuk do doni ta ndryshoni jetën që bëni prandaj do i shmangin takimet. Nëse në punë keni pasur vështirësi së fundmi, sot do i keni mendimet më të kthjellëta dhe do zgjidhni gjithçka. E nesërmja ka për të qenë edhe më e mirë. Në planin financiar do keni shumë fat dhe gjendja do fillojë të përmirësohet dukshëm. Me një menaxhim të mirë gjendja do ketë vetëm përmirësime.

Bricjapi

Humori do ju ndryshojë shpesh gjatë kësaj dite dhe as vetë nuk mund ta parashikoni se çfarë do ju ndodhe. Nëse keni një lidhje, jete juaj do jetë herë pas here e trazuar. Në disa momente mund ta ngrini zërin edhe më shumë sesa duhet dhe kjo do e acarojë debatin. Ju beqarët do jeni tërheqës, interesantë dhe të komunikueshëm. Do merrni ftesa pafund dhe mund të hidhni edhe hapat e para drejt një lidhjeje. Në punë do i respektoni të tjerët dhe duke i dëgjuar këshillat e tyre mund të keni edhe më shumë sukses. Asgjë nuk do jetë e pamundur sot. Sektori i financave do jetë shumë herë më i mirë nga sa mendonit.

Ujori

Gjatë kësaj dite do tregoheni shpesh impulsivë dhe do futeni në situata tejet konfliktuale. Do pendoheni shpejt, por do jetë vonë. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj do ketë vështirësi të njëpasnjëshme. Në shumë momente mund të ndiheni edhe keq pranë atij që doni, ndërkohë që në disa të tjera do ndiheni më të lumturit e botes. Ju beqarët nuk do jeni me shumë fat ne dashuri kështu qe sot me mire ta kalojnë kohen me miqtë. Në punë do jeni luftarakë, por për fat të keq nuk do ndiqni rrugën e drejtë për të arritur qëllimet. Dëgjojini këshillat e miqve. Për të përmirësuar financat nuk duhet kurrsesi të fiksoheni pas lojërave të fatit sepse do dilni të humbur.

Peshqit

Herë pas here mund të keni edhe vështirësi gjatë kësaj dite kështu që tregohuni sa më të kujdesshëm. Nëse jeni në një lidhje mundohuni ta mbani sa më të ngrohtë marrëdhënien me partnerin tuaj sepse po ju filluan problemet keni për të pasur probleme serioze. Ju beqarët do jeni pozitivë dhe do i merrni gjërat ashtu si do ju vijnë. Dita për ju do jete interesante. Në punë do keni përballje me disa kolegë që ju kanë prishur planet dikur dhe do i vini pikat mbi “i”. Që sot e tutje gjithçka ka për të qenë ndryshe. Në planin financiar do keni shumë fat dhe mund të bëni edhe disa investime me rëndësi të madhe. /dritare.net

.

Kapen mbi 5 mijë breshka kontrabandë në aeroport

0

Janë arrestuar dy persona

Janë arrestuar dy persona

Autoritetet malajziane kanë kapur më shumë se 5 mijë breshka të vogla të zbuluara në bagazhet në aeroportin e Kuala Lumpur.

Dy indianë janë arrestuar pasi gjetjes së 5 mijë e 255 breshkave brenda në valixhet e tyre.

Zyrtarët thonë se breshkat kanë vlerë rreth 12.700 dollarë dhe kishin për qëllim të shiteshin si kafshë shtëpiake në Indi.

Malajzia është një pikë e rëndësishme tranziti për kontrabandistët e kafshëve të egra, të cilët zakonisht i tregtojnë në vendet e tjera aziatike.

Dy burrat po udhëtonin nga qyteti kinez i Guangzhou në Kuala Lumpur.

Indianët ishin të moshës 30 dhe 42 vjeç  si edhe nuk kishin leje për tregtimin e breshkave. Ata përballen me 5 vite burg dhe gjobë.

Breshkat do vendosen nën kujdesin e zyrtarëve të kafshëve të egra, raporton oranews.

Beethoveni në Shesh të Prishtinës!

0

Filarmonia e Kosoves me “Simfoninë nr. 9” të Beethovenit paraqitet me koncert për nder të 20 vjetorit të çlirimit të kryeqytetit

Në  kuadër të aktiviteteve 20/20 të Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Korin dhe orkestrën  e Filarmonisë së Kosovës,  sonte nga ora 20:30 do të  sjellin  “Simfoninë Nr. 9” të kompozitorit Ludwig van Beethoven. Në këtë koncerti që për herë të parë do të realizohet në një ambient të hapur pritet të performojnë mbi 110 artistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut./21Media

.

Kroos tregon moshën në të cilën do pensionohet

0

Kroos e vazhdoi kontratën me Real Madridin deri në vitin 2023

Kroos e vazhdoi kontratën me Real Madridin deri në vitin 2023

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka treguar moshën në të cilën ai do të pensionohet.

Gjermani i cili e vazhdoi kontratën me Real Madridin deri në vitin 2023, pasi të përfundoi kontrata me “Los Blancos”, do të përfundoi edhe karriera e tij e futbollit.

“Pasi të përfundoi kontratën me Realin, do kem 33 vjeç dhe atëherë është koha e duhur për tu pensionuar”, tha gjermani.

Ai po ashtu ka refuzuar mundësinë që të luaj në Amerikë, Kinë apo Katar, duke thënë se kurrë nuk do të luaj jashtë Evropës.

Jogurti ndihmon kundër kancerit në zorrën e trashë

0

Përfitimet që mund t’i merrni nga jogurti

Meshkujt që pinë jogurt dy herë në javë kanë 26 për qind rrezik më të ulët për të zhvilluar kancer në zorrën e trashë.

Megjithatë, studiuesit nuk gjetën të njëjtin përfitim për gratë.

“Këto të dhëna tregojnë se karakteristikat e caktuara të jogurtit, të tilla si roli i tij potencial në ndryshimin e baktereve natyrore në zorrët tona, mund të kenë një efekt parandalues në kushte të tilla si kanceri“, tha studiuesi Andrew Chan.

Megjithatë, studiuesit kanë paralajmëruar se studimi nuk provon se jogurti e parandalon vetë kancerin e zorrës së trashë, por vetëm mund të ndihmojë në luftimin e kësaj sëmundjeje të keqe, transmeton KosovaPress.

Në mënyrë të veçantë, rezultatet sugjerojnë se Lactobacillus bulgaricus dhe Streptococcus thermophilus, dy lloje të baktereve të mira që zakonisht gjenden në jogurt, mund të zvogëlojnë praninë e faktorëve që shkaktojnë kancerin e zorrës së trashë.

Hulumtuesit gjithashtu thonë se jogurti mund të zvogëlojë acidin në zorrë, duke krijuar një mjedis “mikpritës” për bakteret e dobishme.

Përveç kësaj, ai mund të ndihmojë në luftën kundër inflamacionit, duke ndihmuar në reduktimin e rrezikut të kancerit.

Ekipi i Chan, megjithatë, nuk gjeti një lidhje të rëndësishme ndërmjet konsumimit të jogurtit dhe uljes së rrezikut nga krijimi i kancerit të zorrës së trashë te femrat.

The post Jogurti ndihmon kundër kancerit në zorrën e trashë appeared first on RTV21.

Eksplodim masiv i gazit në Vjenë, 12 të lënduar

0

Shpërthimi ndodhi pas orës 16:30

Të paktën 12 persona janë plagosur në një shpërthim që dyshohet se ka ndodhur nga gazi në mes të dy ndërtesave të banimit në Vjenë të Austrisë.

Disa kate të ndërtesës janë shembur, duke lënë një vrimë tre ose katër kate të larta në pjesën e përparme të ndërtesës.

Policia e Vjenës tha se të paktën dy persona janë plagosur rëndë, ndërsa 10 të tjerë vuajnë lëndime të lehta trupore, transmeton rtv21.tv.

Ishte e paqartë se në këtë shpërthim a janë përfshira të dy ndërtesat, pasi që rruga ishte e mbushur me pluhur dhe pjesë të ndërtesave.

Policia ka thënë që shpërthimi ka ndodhur pak pas orës 16:30. Policia tha se rrënimi i pjesshëm i disa kateve u zhvillua në dy ndërtesa në rrethin e katërt të kryeqytetit austriak, i cili kufizohet me qendrën e qytetit./21Media

A suspected gas explosion tore through a building near Vienna's city centre on Wednesday, causing several floors to collapse and seriously injuring four people

Footage posted on social media showed a hole three or four floors high in the front of what appeared to be one or two residential buildings

The post Eksplodim masiv i gazit në Vjenë, 12 të lënduar appeared first on RTV21.