​Watfordi me ofertë për portierin e Romës

0

Roma e ka pagur suedezin për 8.1 milionë euro verën e kaluar

Roma e ka pagur suedezin për 8.1 milionë euro verën e kaluar

Ekipi anglez, Watford i ka bërë ofertë portierit të Romës, Roobin Olsen.

29-vjeçari ka ardhur nga Barcelona në Romë si zëvendësim i Allisonit, mirëpo nuk ka mundur ta tregojë veten sezonin e kaluar dhe Roma po mundohet ta shesë.

Roma e ka pagur suedezin për 8.1 milionë euro verën e kaluar dhe po mundohet t’i  fitojë ato para më shitjen e tij.

15 vjeçari zgjedhet “mbretëreshë e mbrëmjes”

0

Adoleshenti habiti të gjithë me pamjen e tij

Një adoleshent ka projektuar fustanin e tij magjepsës për mbrëmjen pas përfundimit të shkollës.

Xavier Parkins, 15 vjeç, kaloi gjashtë orë duke u përgatitur dhe rregulluar flokët.

Nxënësi nga Derbi habiti në festën e shkollës së tij me një fustan, parukë bjonde dhe një fytyrë plot me make-up, transmeton rtv21.tv.

Megjithëse e pranoi se në fillim ishte e frikshme të vishej përpara shokëve e shoqeve të shkollës por, Xavier më pas tha se u ndje “mahnitshëm”.

Nëna e tij, Sharnee Parkins, 45 vjeçe, tha: “Unë jam plotësisht e përulur, nuk mund ta imagjinoj ku mori guximin që në moshën 15 vjeçare ta bëjë këtë, është aq trim”.

Ajo shpjegoi se si djali i saj kishte shpresuar të realizonte veshjen më e mirë pasi që ai nuk gjykohet mbi gjininë. Ai ishte shumë i lumtur që u kurorëzua si “mbretëreshë e mbrëmjes”.

Xavier shkoi në mbrëmje me një grup të shokëve të tij dhe realizoi një fotosesion.

Duke nxjerrë në pah anën e tij krijuese, Xavier punoi me një krijues të veshjes për të siguruar se fustani i tij të ishte i përsosur./21Media

.

Babë e bijë vdesin derisa tentonin ta kalonin kufirin

0

Imazh tronditës

Imazh tronditës

Baba e bijë kanë gjetur vdekjen derisa tentonin të kalonin lumin Rio Grande në Teksas.

Imazhi tronditës tregon një burrë bashkë me një fëmijë të shtrirë me fytyrë në ujërat e mbushura me kallamishte dhe shishe të birrës.

Kokat e tyre janë mbështjellë me një bluzë të zezë kurse krahu i vogël i të bijës i mbështjellur mbi supet e babait të saj.

Imazhi i kapur të hënën është një kujtesë e zymtë e migrantëve në udhëtimin e tyre të rrezikshëm drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Oscar Alberto Martinez kishte kaluar lumin Rio Grande dhe u kthye për të marrë gruan e tij kur vajza e tij 23 muajshe e pa atë të notonte dhe kërceu pas tij, thotë një gazetar.

Babai e kapi vajzën e vogël në pantallona të kuqe dhe këpucë të zeza, por një rrymë e fortë i mbyti ata, tha Julia Le Duc, fotografja që kapi imazhin, e cila shkroi për gazetën meksikane La Jornada.

Trupat e tyre u gjetën në anën meksikane të Rio Grande.

Filarmonia e Kosovës sjell “Simfoninë nr. 9” të Beethovenit

0

Sonte mbahet koncerti

Kori dhe orkestra e Filarmonisë së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve 20/20 të Komunës së Prishtinës, sonte në mbrëmje sjellin “Simfoninë Nr. 9” të kompozitorit Ludwig van Beethoven.

Në skenën e këtij koncerti që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” prej orës 20:00, do të ngjiten mbi 110 instrumentistë të Filarmonisë së Kosovës, por edhe instrumentistë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Po ashtu, do të jenë katër vokalistë sopranoja Arta Jashari, mexosopranoja Vikena Kamenica, tenori Liridon Sadriu dhe bariton Armando Likaj, ndërsa dirigjent do të jetë Toshio Yanagisawa, aktualisht drejtor artistik i Orkestrës Kamerale Ballkanike dhe dirigjent permamnent i Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës.

“Simfonia nr. 9” e Beethoven sjellë mesazhin e paqes mes popujve dhe vlerësohet si një nga veprat më të mira të kompozitorit gjerman.

Drejtori i Filarmonisë, Baki Jashari, tha se sonte pritet me të drejtë një koncert madhështor, ndërsa e kanë pritur një datë të veçantë si kjo e 20-vjetorit të çlirimit për ta sjellë atë para publikut kosovar.

“Filarmonia e Kosovës ka vite që ka menduar që veprën madhështorë të Beethoven ‘Simfoninë nr. 9’ ta realizojë në një rast të veçantë dhe e kemi pa të arsyeshme pikërisht vitin 2019 në 20-vjetor ta shpalosim këtë vepër për herë të parë premierë në Kosovë. Kjo vepër grandioze do të thoja interpretohet jo vetëm premierë e Filarmonisë por premierë ë të gjitha kohërave meqë asnjëherë nga Lufta e Dytë Botërore nuk ka pas kapacitete interpretative orkestra dhe kore qysh i kemi tani për të realizuar këtë vepër”, deklaroi Jashari.

Mexosopranoja Vikena Kamenica u shpreh e lumtur që vjen për herë të dytë në performancë me Filarmoninë e Kosovës. Ajo tha se vepra vjen në kohën e duhur në këtë përvjetor të rëndësishëm për Kosovën, pasi edhe “Simfonia nr. 9” simbolizon lirinë.

“Është bukur që realizohet në shesh në një shesh më simbolikë të madhe siç është sheshi “Skënderbe”, padyshim çdo gjë është e menduar nuk është rastësorë, dhe pritja është e jashtëzakonshme për të pasur një koncert ashtu siç e meriton kjo ditë e veçantë, ky vit i veçantë dhe fundja siç e meritojnë vlerat që ky shtet ka padiskutim. Kështu që unë jam shumë e lumtur që bëhem pjesë dhe është simfonia më madhështore që Beethoven ka fundja dhe gjithë autorëve dhe në kohën e fundit e tij e ka futur dhe atë që është mbreti, unë e them mbreti se më pëlqen e tillë jam vokaliste, pra janë të gjithë instrumentet dhe më pas futet edhe vokali për ta bërë edhe madhështore dhe për t’i dhënë atë xixën e bukur dhe efektin e madh që muzika i jep edhe normalisht një kompozitor si Beethoven triumfon”, tha Kamenica.

Në koncertin e sotëm pritet të paraqitet edhe baritoni Armando Likaj. Ai tha se ndihet i privilegjuar që është ftuar për kë të vepër me nota të forta patriotizmit.

“Për më tepër ndihem i privilegjuar në rastin konkret në këtë përvjetor të çlirimit të vendit, Kosovës, me një vepër e cila në të gjithë botën dhe repertorin e muzikës klasike, pikërisht ‘Simfonia nr. 9’ e Beethoven, përfshihet me nota të forta patriotizmi. Edhe vet teksti tregon për një vëllazërim atë mesazh që çdo popuj mendoj dhe sidomos ato popuj që nuk kanë shumë kohë që nuk kanë dalë nga një luftë dhe kërkojnë gjënë më të madhe në botë që është paqja”, tha Likaj.

Dirigjent i këtij koncerti është Toshio Yanagisawa, tha se do të vejnë në skenë një vepër shumë të veçantë të cilën është i lumtur ta dirigjoj.

“Jam vërtetë shumë i nderuar të dirigjoj këtë koncert, veprën ‘Simfoninë nr. 9’ të Beethoven. Kam ardhur këtu në vitin 2007 dhe tani janë bërë 12 vite të bashkëpunimit me Filarmoninë e Kosovës. Së bashku kemi realizuar shumë premiera dhe performanca të tjera.”, tha ai.

.

Napoli arrin marrëveshje me Romën për Manolas

0

Bisedimet mes Napolit dhe Romës janë në fazën përfundimtare dhe mediat në Itali shkruajnë që marrëveshja tashmë është arritur, me Kostas Manolas që do të kalojë te Napoli për 36 milionë euro, kurse Amadou Diawara do të transferohet te Roma për 20 milionë euro.

SportItalia raporton që gjithçka rreth kësaj marrëveshjeje do të kompletohet brenda kësaj jave.

Tani me Manolas në mbrojtje i cili do të luajë përkrah Kalidou Koulibaly, Napoli do të ketë një prej mbrojtjeve më të mira në Serie A, derisa skuadra nga jugu i Italisë do të tentojë ta rrëzojë nga froni Juventusin, i cili tash e tetë vite dominon në kampionatin italian.

20 milionë vende pune do të zëvendësohen nga robotët

0

Më të ndjeshme janë vendet që kanë ekonomi më të dobëta

Të paktën 20 milionë vende pune në fabrika në mbarë botën do të zëvendësohen nga robotët deri në vitin 2030.

Oxford Economics tha se njerëzit që do largohen nga këto vende pune do gjejnë vende në sektorin e shërbimeve.

Megjithatë, rritja e automatizimit do të nxisë vendet e punës dhe rritjen ekonomike, shtoi Oxford Economics.

Firma bëri thirrje për veprim për parandalimin e rritjes së dëmshme të pabarazisë në të ardhura.

Rajonet ku ka më shumë njerëz me aftësi ulëta, me ekonomi më të dobëta dhe shkallë më të lartë të papunësisë janë shumë më të ndjeshme ndaj humbjes së vendeve të punës për shkak të robotëve, shtoi Oxford Economics.

.

Vala e nxehtë e qershorit përmes fotografive

0

Pamje të njerëzve, duke u përpjekur të freskohen, qershor 2019

Pamje të njerëzve, duke u përpjekur të freskohen, qershor 2019

Njerëzit në të gjithë Evropën ishin në kërkim të mënyrave për të mbajtur të freskët, derisa temperaturat vazhduan të rriteshin të martën.

Vala e nxehtësisë potencialisht vdekjeprurëse – e shkaktuar nga një tufë e ajrit të nxehtë nga Sahara, sipas meteorologëve – ka shkaktuar tashmë nxitim për tifozët dhe anulimin e provimeve për disa adoleshentë në Francë.

Por, ekspertët sugjerojnë se Franca, Gjermania, Zvicra dhe Belgjika mund të vendosin rekorde të reja të temperaturës për qershorin në ditët në vijim, raporton BBC./21Media

Më poshtë ju sjellim disa imazhe të njerëzve, të cilët shihen duke u munduar t’i përballojnë temperaturat e nxehta të qershorit

Romë

Ndërkohë, në qytetin e Rivierës Franceze të Nicës, të  hënën temperaturat shkuan në 33C

Në Zvicër, fëmijët shfrytëzuan ujin e ftohtë të liqenit të Gjenevës

Pak më larg në veri të Kopenhagës, Danimarkë, ishte nxehtë sa për tu freskuar

Këta fëmijë në Reims, Francë, u fotografuan duke kërcyer në ujë

Në kryeqytetin spanjoll Madrid, fëmijët duke u përpjekur të freskohen

Një elefant në kopshtin zoologjik në Berlin shihet duke u freskuar nga një person, i cili i ka hedhur ujë

 

14 filmat e viteve të ’90 që duhet t’i shikoni 

0

A keni shikuar ndonjërin nga këta filma?

Në vitin 2019, ka mënyra të ndryshme për të shikuar filma, si ata që sapo kanë dalë në treg, por edhe ata që kanë vite që janë pjesë e kinematografisë botërore.

Platforma online “Movie Fone”, ka renditur 14 filmat e viteve të ‘90-ta që patjetër duhet t’i shikoni këtë verë, përcjell rtv21.tv

Lista e 14 filmave që duhet t’i shikoni sipas “Movie Fone”:

“Schindler’s List” i publikuar në vitin 1993

schindlers list 1993

“Pulp Fiction” i publikuar në vitin 1994

pulp fiction 1994

“The Sixth Sense” i publikuar në vitin 1999

the sixth sense 1999

“Good Will Hunting” i publikuar në vitin 1997

good will hunting 1997

“Tarzan” i publikuar në vitin 1999

tarzan 1999

“Paris is Burning” i publikuar në vitin 1991

paris is burning 1991

“Lock, Stock and Two Smoking Barrels” i publikuar në vitin 1998

lock stock and two smoking barrels 1998

“Mulan” i publikuar në vitin 1998

mulan 1998

“Pocahantas” i publikuar në vitin 1995

pocahontas 1995

“Hercules” i publikuar në vitin 1997

hercules 1997

“The Fifth Element” i publikuar në vitin 1997

the fifth element 1997

“Scream” i publikuar në vitin 1996

scream 1996

“The Crow” i publikuar në vitin 1994

the crow 1994

“Empire Records” i publikuar në vitin 1995./21Media

empire records 1995

.

Chelsea e Tottenham në garë për portierin e Schalke-s

0

Në këtë sezon Nubel pritet që të transferohet në Premier League

Në këtë sezon Nubel pritet që të transferohet në Premier League

Dy skuadrat angleze, Chelsea e Tottenham kanë hyrë në garë për portierin e Schalke-s, Alexander Nubel.

Nubel po pritet që të transferohet në Premier League këtë sezon.

Tjetër ekip është edhe gjiganti gjerman Bayern Munich i cili është i interesuar për portierin.

Tjera ekipe që kanë bërë kontakte me lojtarin janë: PSG, Chelsea, Tottenham dhe Atletico Madrid.

Shtypen me njëri-tjetrin brenda në stadium, vdesin 16 persona

0

Të paktën 16 njerëz kanë vdekur pasi u shtypën me njëri-tjetrin në një stadium në Madagaskar gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë.

Detajet janë të paqarta, por autoritetet thanë se ngjarja ndodhi pasi njerëzit tentuan të largoheshin nga stadiumi pas paradës dhe policia mbylli dyert.

Dhjetëra të tjerë janë plagosur në stadiumin në Antananarivo, kryeqytetin e vendit.

Vitin e kaluar, për shkak të numrit të madh të njerëzve, gjatë një ndeshje futbolli në të njëjtin stadium u vra një person dhe u plagosën më shumë se 30 të tjerë.

Në incidentin e fundit, mijëra njerëz u mblodhën për një paradë ushtarake dhe një koncert.

Agjencia e lajmeve AFP raporton se, pas paradës, zyrtarët e sigurisë hapën portat për t’i lejuar spektatorët të largohen.

Por dëshmitarët thanë se disa prej portave u mbyllën menjëherë dhe turmat u bllokuan nga policia, duke shkaktuar një shtypje vdekjeprurëse.

Presidenti Andry Rajoelina më vonë vizitoi të lënduarit në spital dhe u tha gazetarëve se shteti do të mbulonte shpenzimet mjekësore të të lënduarve.