RAPORTI I AVOKATIT TË POPULLIT PËR VITIN 2018, KUSHTE ÇNJERËZORE NËPËR BURGJE

TË FUNDIT

Kushte çnjerëzore dhe standarde nën minimalen për vuajtjen dënimit nëpër burgje, janë vetëm disa nga elementet të cilat janë  konstatuar në raportin vjetor të Avokatit të popullit. Vaska Bajramovska zv/avokatja e populli, thekson se mosfunksionimi i sistemit të mbrojtjes shëndetësor edhe më shumë e vështirëson gjendjen nëpër institucionet ndëshkuese-korrektuese në Gjevgjeli dhe Tetovë.

“Gjatë kohës së vizitës në seksionin e paraburgimit në Gjevgjeli  vërehej  nivel i ulët i higjienës. Ekipi i Mekanizmit parandalues nacional konstatoi hapësira të pa ajrosura dhe nivel të lartë të lagështisë së ajrit në të njëjtat, krevate të pajisura me batanije të papastra dhe të grisura dhe dyshek të vjetërsuar. Përveç kësaj, në hapësira nuk ka sistem për sinjalizim, me çka personi i paraburgosur në rast nevojë për kontakt me personin zyrtarë është i detyruar të thërret ose të troket në derë. Ndërsa në shumë raste nuk hasin edhe në përgjigje”, tha zëvendësja e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa.

Bajramovska thotë se edhe përkundër raportit dhe apelimit për qasje më serioze për marrjen e rekomandimeve nga Avokati i popullit, organet shtetërore kompetente nuk reflektojnë, ndërsa gjendja mbetet e njëjtë për vite me radhë.

“Shprehim shqetësim serioz për zbatim jo të plotë të rekomandimeve të Mekanizimit parandalues nacional pas vizitave të realizuara në stacionet policore në drejtim të përmirësimit të kushteve material, me qëllim të eliminimit të rreziqeve për trajtim çnjerëzor dhe degradues ndaj personave të ndalur dhe personave të privuar nga liria”, tha Vaska Bajramovska-Mustafa, zëvendëse e Avokatit të Popullit.

Gjithashtu në raportin vjetor për vitin 2018, në 6 stacionet policore për kontrolle kufitare dhe mbikëqyrje kufitare është vërejtur infrastrukturë  e keqe dhe mos informimi i mjaftueshëm i zyrtarëve policor për çështje të azilit. Sipas raportit të Avokatit të popullit kjo paraqet tregues kryesor për rrezik nga trajtimi jonjerëzor  dhe degradues i personave që ndalen ose janë të privuar nga liria, duke përfshirë edhe refugjatët.