TAKIMI MINISTROR I ANËTAREVE TË NATO-s NË BRUKSEL, SHEKERINSKA: NUK KA MË DYER TË MBYLLURA PËR NE

TË FUNDIT

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në selinë e NATO-së në Bruksel, merr pjesë në takimet ministrore të Këshillit Veriatlantik të Aleancës. Kjo është pjesëmarrja e dytë në takimin në format të ministrave të mbrojtjes, pas pjesëmarrjes historike në takimin e 13 dhe 14 shkurtit të këtij viti, menjëherë pas nënshkrimit të protokollit aderues për anëtarësim dhe marrje të statusit – vend i ftuar për anëtarësim në Aleancë. Ministrja Shekerinska para takimit theksoi se vendi jonë tashmë merr pjesë në të gjitha takimet e Aleancës dhe se në mënyrë aktive marrim pjesë me qëndrimet tona.

“Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë nuk është vetëm partnere në Aleancë si gjithë këto vjet, por me të vërtetë po bëhemi aleatë. Për ne tashmë nuk ka dyer të mbyllura kur vjen momenti që të diskutohet për çështje të rëndësishme dhe senzitive. Jemi të pranishëm në të gjitha diskutimet dhe marrim pjesë me qëndrimet tona. Kjo e rrit fuqinë tonë dhe diturinë tonë si shtet, ndërsa kjo qytetarëve u ofron siguri më të madhe dhe më shumë mundësi për rritje ekonomike”, deklaroi Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.