AKSION EKOLOGJIK NË VELES, MBLIDHEN MBI 150 KILOGRAM SHISHE TË PLASTIKËS PËR NJË DITË

TË FUNDIT

Qindra qytetarë të Velesit mblodhën më shumë se 150 kilogram shishe të plastikës në më shumë lokacione në Veles. Në aksionin u përfshinë ndërtesat rreth Qendrës për shëndet publik, tregu i qytetit dhe rreth stacionit të autobusit, ndërsa morën pjesë vullnetarë nga shkolla fillore Bllazhe Koneski, policia dhe Ndërmarrja komunale publike. Aksioni kishte për qëllim që të ulë nivelin e mbetjeve të plastikës në hapësirat publike dhe të ngrit vetëdijen e qytetarëve se ambalazhi plastik duhet të mblidhet dhe selektohet. Riciklimi i plastikës në Maqedoni është në përqindje të ulët. Nga pothuajse 14 mijë tonelata të plastikës që krijohet në nivel vjetor në treg, riciklohen vetëm 19% ose rreth 2.600 tonelata. Aksioni për mbledhjen e mbetjeve të plastikës u organizua nga shoqata ekologjike Villa Zora Veles dhe Instituti për studime komunikatave, në suaza të fushatës për ambient më të mirë jetësorë – Mos injoro, Reago!

“Shishet e plastikës, plastika, duhet të mblidhen dhe të selektohet dhe të hidhet në kontejnerët e verdhë që para disa ditëve shoqërisë ekologjike në bashkëpunim me Komunën e Velesit i vendosi në 20 lokacione në qytet. Nga ana tjetër, gjithçka që është ambalazh plastik që është hedhur në këto rajone, ta mbledhim dhe ta pastrojmë”, tha Nenad Kociq nga Shoqata Ekologjike ” Villa Zora”.