Pas dorëheqjes së Vesel Mehmedit, Arta Toçi e gatshme për deputete

TË FUNDIT

Pas dorëheqjes së parevokueshme të deputetit aktual të Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vesel Mehmedi, profesoresha universitare nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Arta Toçi, mund të jetë deputete e ardhshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Sipas listës që kanë garuar deputetët në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, pas deputetit Vesel Mehmedi renditet Arta Toçi nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.
Nëse Toçi bëhet deputete, atëherë Aleanca për Shqiptarët do të ketë tre deputetë, ndërkaq RDK-ja e Vesel Mehmedit do të jetë jashtë Kuvendit.

E kontaktuar nga TV21, Arta Toçi nga “Aleanca për Shqiptarët” tha se është e gatshme ta pranojë mandatin si deputete. “Që kur kam vendosur të futem në politikë, kam qenë e gatshme për ta kryer këtë detyrë” tha ajo.