BABAI I EL CHEKËS MUSTAFA AHMETI FLET PËR TV21

TË FUNDIT

Janë mbledh si në odë të burrave por, nuk janë në odë.

Miqtë dhe përkrahësit e të birit të Mustafa Ahmetit, janë mbledh në njërën prej kafeterive skaj rektoratit në Tetovë, para se të nisen për protestën e paralajmëruar në mesditë, kundër siç thonë, Ali Ahmetit dhe Klanit të Zajazit.

Mustafa po rrin në krye vendi sepse i biri, Sheqerimi, që të gjithë e njohin si El Cheka, tash e sa javë përmes rrjeteve sociale po nxjerr përgjime të bisedave të Ali Ahmetit me vartësit e tij, për punë private por edhe të shtetit.

Baba i El Chekës, rrëfen për TV21 se mbrëmë ka ardh nga Shqipëria në Maqedoni për t’i pri protestës që thirri i biri nga Amerika, e për të treguar se s’ka asgjë personale mes El Chekës dhe kryetarit të BDI-së!