Besir Alili kthehet në Maqedoni me medaljen e artë

TË FUNDIT

Besir  Alili kampioni evropian i mundjes për kadet sot u kthye në Maqedoni me medaljen e art.

Nga Italia kanë ardhur me minibus, ndërsa kan udhëtuar 17 orë për të aritur në Maqedon. Trajneri i Besirit, Sufjan Ismaili thotë se rezultatet e mira te Besirit i ka pritur në këtë garë duke i ditur aftësit e Besirit. Rugëtimi i Alilit deri në finale nuk ishte i leht pasi mposhti kundërshtar të vështirë siç ishte Oskar Kulezky, Andrej Vitan, dhe Luka Gugegashvili.

“Kryesorja u kthyem me medalje, morëm medaljen dhe erdhëm. Po vetëm se ka filluar më herët karriera e këtij tashmë kanë fillu të vërtetohen rezultatet. Me këto rezultate me të vërtet me këto rezultate e kemi dridh krejt Evropën atje janë befasua të gjitha shtetet më të forta siç është Rusia,Azerbejxhani, Armenia.

A e keni pritur këtë rezultat?

Ne kemi pritur të jetë medalist por kur u futëm në finale nuk pritnjëm tjetër send vetëm se vendin e parë”, deklaroi trajneri Sufjan Ismaili.

Edhe kampioni i mundjes thotë se ju shperblye mundi, dhe tani mendon per garat botrore.

“Unë jam i s’ter kënaqur me këtë medalje dhe shpresojmë se në olimpiadë të arrimë rezultate më të mira”, tha mundësi Besir Alili.

Festa nuk mbaroi, të gjithë përkrahësit së bashku u nisen ne sheshin Skenderbe në Shkup.

“Ky rezultat nuk është vetëm i imi  dhe i Besirit është  i gjithë Klubit të Mundjes  Liria por i gjithë popullit Shqiptarë, gjithë Republikës së Maqedonisë. Shpresoj se ky nuk do të jetë rezultati i fundit jo vetëm i Besirt por edhe i djelmoshave të tjera  që ishin atje që dëshmuan shumë rezultate të lakmueshme  që nuk mbahen mend këto vitet e fundit”, u shpreh Sufjan Ismaili, trajner.

Kryetari i komunes së Çairit i premtoi edhe rritje financiare mundësit të Shkupit Besir Alili.

Përgatiti: Afrim Jonuzi