Banorët e fshatit Luboten bllokojnë rrugën!

TË FUNDIT

Një aksion policor po zhvillohet që në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Luboten të Shkupit.

Sipas informacioneve aksioni nga forcat e policisë është duke u zhvilluar për shkak të duhanit dhe kontrabandës së paligjshme.

Ky aksion policor në Luboten zhvillohet me urdhër të policisë Financiare dhe deri në këto momente kanë konfiskuar një sasi të madhe të duhanit që do të shkojë në ekspertizë por të kontrolluar nëse është ai duhan për të cilën po zhvillon aksion policia .

Banorët të revoltuar nga ky aksion policor në rrugën kryesore kanë vendosur makinat e tyre personale për të bllokuar lëvizjen e forcave të rendit, duke mos lejuar që t’ju konfiskohet duhani.