Shefi i diplomacisë greke, Jorgos Katrugallos mendon se përmendja e Marrëveshjes së Prespës në konkluzionet e Këshillit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, është e rëndësishme për Greqinë, sepse respektimi i Marrëveshjes në tërësi tashmë është kusht për ardhmërinë e vendeve fqinjë në Evropë. Në emisionin debativ në televizionin shtetëror të Greqisë, ERT, ministri i punëve të jashtme të Greqisë, i komentoi konkluzionet për Turqinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, njoftoi korrespondentja e AIM nga Athina. Prespa, e zgjidhi kontestin mes dy popujve dhe na garanton se nëse vjen ndonjë qeveri tjetër, e njëjta nuk do të mund të kthehet prapa në të kaluarën e errët nacionaliste, për shkak se respektimi i Marrëveshjes së Prespës tashmë është kusht për ardhmërinë në Evropë, tha Katrugallos për ERT duke i komentuar konkluzionet e Këshillit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së.
