U SHTY SEANCA PËR RASTIN “TALIR” PËR MË 28 QERSHOR, GRUEVSKIT DO TË GJYKOHET NË MUNGESË

TË FUNDIT

Seanca kryesore për rastin “Talir” të PPS-së është shtyrë për më 28 qershor, për shkak  të vdekjes së një familjari të afërt të përfaqësuesit të personit juridik, VMRO-DPMNE-së. Deri atëherë të akuzuarit duhet të përgatitin fjalët e tyre hyrëse ndërsa Gjykata vendosi që të akuzuarit, Nikolla Gruevskit, t’i gjykohet në mungesë.

Gjykata ka sjell një vendim të tillë pasi që pranoi kërkesën e parashtruar nga Prokurori publik më 2 prill të këtij vitit, që Gruevskit t’i gjykohet në mungesë pasi që nuk është i kapshëm për organet e vendit. Në seancën e sotme pala mbrojtëse, avokati Donço Nakov kërkoi që para se të fillojë procesi, Gjykata të sjell vendim për kërkesën për interpretim autentik për kompetencat e PPS-së që është dorëzuar në Kuvend nga prokurori shtetëror publik në lidhje me mendimin juridik të sjellë nga Gjykata Supreme sipas së cilit PPS-ja nuk është kompetente që të jetë paditës pas 30 qershorit të vitit 2017. Në lidhje me këtë reagoi prokurori publik, Trajçe Pelivanov nga PPS, i cili tha se Gjykata nuk duhet të sjell vendim dhe se vlerëson se Gjykata me veprimin e deritanishëm, dërgimin e ftesave dhe lejimin e mbajtjes së fjalimit nga prokurorët publik të PPS-së, e pranon PPS-në si paditës të autorizuar. Lënda “Talir” e PPS-së është në lidhje me financimin joligjor të VMRO-DPMNE-së.