Shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska deklaroi se për momentin po zhvillohen procedura para hetimore dhe hetimore për disa funksionarë të caktuar aktual duke shtuar se lëndët janë për krim ekonomik dhe korrupsion por pa zbuluar më shumë detaje duke thënë se të njëjtat janë sekret për momentin.. Ndërkohë Federiko Kafeiro De Raho, prokuror publik për ndjekje të mafisë dhe terrorizmit në Itali i cili sot ishte pranishëm në Maqedoni, i pyetur për përmendoret e projektit “Shkupi 2014” sepse siç është e ditur një kompani Italiane ka punuar shumicën e skulpturave për projektin në fjalë De Raho ka thënë se nuk ka njohuri nëse shkritorja që janë bërë një pjesë e mirë e përmendoreve është ende nen hetim.
