INSPEKTORI ILIEVSKI NUK ZBRAPSET, “ZAEV TË MERRET ME ARBËR ADEMIN DHE AGIM NUHIUN”

TË FUNDIT

Inspektorati shtetëror i arsimit distancohet dhe nuk përkrah qëndrimin e inspektorit për arsim të lartë, Gjorgji Ilievski. Ndërkaq Ilievski nuk dorëzohet sa i përket rastit të avancimit të funksionerëve në mënyrë jo të rregullt, siç shprehet ai.

Inspektori Ilievski thotë se drejtori i Inspektoratit shtetëror për arsim, Tome Spirovski, po e mbron Arbër Ademin sepse e ka bashkëqytetar, kurse Afrim Salihu, udhëheqësi i sektorit të mbikqyrjes inspektuese, po e fsheh rastin sepse edhe vajza e tij është e punësuar në UT.

Inspektori Ilievski, thotë se tërë shpresën e ka në Komisionin shtetëror kundër korrupsionit. Ai thotë se tani fjalën duhet ta marrë kryeministri, Zoran Zaev dhe BDI, sepse ata i kanë vendosur në funksion Arbër Ademin dhe Agim Nuhiun.

“Të shoh tani ato që shkuan, posaqërisht udhëheqësi i sektorit të mbikqyrjes inspektuese, Afrim Salihu, që shkoi të shoh për dokumente të tjera, se a do ta shoh edhe dosjen e vajzës së vet, asistente, e cila është aty e punësuar, ku ka konflikt interesesh”, theksoi Gjorgji Ilievski, Inspektor I Arsimit të Lartë.

Nga Inspektorati shtetëror i arsimit thonë se rasti po hetim. Ky institucion me datë 6 qershor ka kryer një inspektim jo të rregullt, ku nga Universiteti i Tetovës janë marrë edhe dokumente shtesë.

“Inspektorati shtetëror i arsimit distancohet nga qëndrimet e tija personale, për çka është ngritur procedurë për vërtetimin e gjendjes faktike të institucionit të arsimit të lart për dhe rreth procedurave të zbatuara për zgjedhjen e personave të përmendur në titujt arsimo-shkencor, për çka është dhënë urdhër ( më 05.06.2019) deri te Udhëheqësi i sektorit për mbikëqyrje inspektuese që të kryhet mbikëqyrje jo e rregullt në Universitetin e Tetovës”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.

Ministri arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi dhe zëvendësministri i punëve të brendshmë, Agim Nuhiu, po heshtin. Nuk janë prononcuar ende në lidhje me akuzat e inspektorit, Ilievski edhe përkundër përpjekjeve që TV21 bëri.

Parregullësitë në Universitetin e Tetovë janë konstatuar gjatë një kontrolli rutinor të Inspektoratit për arsim.

Në prill të vitin 2016, Arbër Ademi dhe Agim Nuhiu janë emëruar në postet e ministrit dhe zëvendësministrit. Sipas ligjit për marrëdhënie pune, neni 151, puna që kanë ushtruar në fakultet u pauzohet. Mirëpo të dy funksionarët janë avancuar në Docent derisa ende ushtrojnë detyra zyrtare.

Përgatiti: Almedina Ismajli