Një delegacion i Republikës së Çekisë i udhëhequr nga kryeministri Andrej Babish sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri i Çekisë së bashku me delegacionin do të priten me nderimet më të larta shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev para qeverisë.
Babish gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kreun e Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Koço Angjushev si dhe me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Kryeministri Babish, para ardhjes në Shkup ka paralajmëruar se mbështet eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut.
Babish gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me nikoqirët e tij bisedimet do t’i fokusoj në mundësit për investime çeke në vend.
Gjithashtu kryeministri i Çekisë së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, do të vizitojnë vendkalimin kufitar Bogorodicë.
