Reagoi LSDM-ja. Nga kjo parti thonw se VMRO-DPMNE, përveç se përhap të pavërteta, nuk ka asnjë kredibilitet të flasë për regjistrimin për shkak se 11 vjet derisa ishin në pushtet nuk arritën të organizojnë regjistrim të popullsisë. Nga partia në pushtet theksojnë se përgatitjet për organizimin e regjistrimit janë transparente dhe profesionale sipas standardeve ndërkombëtare dhe se është përfshirë edhe “Eurostat”. Nga LSDM-ja shpresojnë se VMRO-DPMNE do të organizohet dhe do të gjejë potencial që ta shqyrtojë Kodin Zgjedhor dhe të dalë me qëndrim në lidhje me të njëjtin. Prej atje shtojnë se kërcënimet që vijnë nga VMRO-DPMNE-ja janë tregues se në partinë opozitare asgjë nuk është ndryshuar, por se fjalën kryesore ende e ka Nikolla Gruevski.
