Array

MARRJA E DATËS PIKËPYETJE, JUSUFI: MAQEDONIA E VERIUT DHE SHQIPËRIA DUHET TË INSISTOJNË

TË FUNDIT

Raporti i progresit nga Komisioni Evropian edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë ishte pozitiv. Profesori i shkencave politike nga Shqipëria Islam Jusufi, shpreson se të dy vendet në qershor  do të marrin datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Sipas tij edhe pse ka gjasa që kjo të shtyhet deri në shtator, të dy qeveritë duhet të insistojnë për marrjen e datës.

“Në Maqedoninë Veriore klima politike është pozitive dhe e qetë sepse kjo qeveri ka pasur shumë suksese dhe shume arritje në politiken e brendshme të pajtimit popullor mes disave etnikumeve që ekzistojnë në Maqedoni, po edhe në pjesën e politikave të jashtme. Këto suksese e kanë shtyre Maqedoninë në një nivel më të lartë dhe është një sukses jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe sukses për Evropën. Ndërsa te pjesa shqiptare presim që të kemi më shumë lajme pozitive në periudhën e ardhshme”, deklaroi Profesori i Shkencave Politike, Islam Jusufi.

Ndërsa për gjendjen politike mes Kosovës dhe Serbisë, Jusufi tha se nuk ka nevojë as për shkëmbim të territoreve ose ndryshim të kufijve. Sipas tij çështja duhet të zgjidhet sipas perspektivës evropiane.

“Unë kam qenë i mendimit dhe mendoj akoma se Kosova nuk ka nevojë të ndryshoj kufijtë se ardhmëria e Kosovës është në BE dhe nëse dëshirojmë të gjendet zgjidhje për Kosovën atëherë duhet të shikohet në perspektivën evropiane se sa këto problem të zgjidhen mes Kosovës dhe Serbisë. Tentativa dhe pozita e qeverisë kosovare veçanërisht të kryeministrit Haradinaj është me realiste dhe më e kuptueshme dhe më një perspektivë më reale për Kosovën se sa alternative për ndryshimin e kufijve ose për ndonjë ndryshim tjetër mes Kosovës dhe Serbisë”, potencoi Islam Jusufi, Profesor i Shkencave Politike.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë –Serbi është ndërprerë, sepse Serbia për rifillimin e dialogut kërkon heqjen e taksës 100 % për prodhimet serbe, ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj insiston se kjo masë mund të hiqet vetëm nëse Serbia njeh kufijtë ekzistues të Kosovës dhe njohje reciproke të të dy vendeve.

Përgatiti: Valmira Zendeli

error: Content is protected !!