VMRO PARALAJMËRON BOJKOT TË REGJISTRIMIT, STOILLKOVSKI: ZAEV PA U KONSULTUAR ME ASKËND PO E PËRPILON LIGJIN

TË FUNDIT

VMRO DPMNE ka paralajmëruar se mund të bojkotojë regjistrimin e popullsisë. Nga kjo parti akuzojnë kryeministrin Zoran Zaev se po bënë përpjekje për sjelljen e ligjit për zbatimin e regjistrimit pa u konsultuar me ta.

Zëdhënessi Naum Stoillkovski thotë se Zoran Zaev vazhdon me tregtimin e interesave më të larta shtetërore dhe nacionale, me qëllim që të mbetet sa më gjatë në pushtet. Sipas tij Zaev përpiqet që në procedurë të shpejtë në Kuvend të shtyjë tekst për zbatimin e regjistrimit, pa u konsultuar paraprakisht me askënd dhe pa debat publik.

“Nëse pushteti vendos të vazhdojë që në këtë mënyrë të sjellë zgjidhje ligjore për zbatimin e regjistrimit, shkakton dyshim në lidhje me rezultatet e regjistrimit, lë mundësi që VMRO-DPMNE dhe qytetarët në mënyrë të organizuar të mos marrin pjesë në regjistrimin, gjë që kundërshtohet me proceset demokratike”, theksoi Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.