Thaçi: Serbisë nuk do t’ia mbërrijë ymri të kthehet në Kosovë

0

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka thënë se “Serbisë nuk do t’ia mbërrijë ymri të kthehet në Kosovë”. Kjo erdhi si përgjigje ndaj deklarimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili dje ka thënë se “Hashim Thaçit nuk do t’ia mbërrijë ymri të vendosë pikën kufitare në Kopaonik”.

“Serbia dhe Vuçiq kanë menduar edhe më herët që nuk ka me na mbërri ymri kurrë me qenë të lirë dhe të pavarur, por ja që jemi të lirë dhe të pavarur,  dhe nuk kemi Serbi në Kosovë, dhe nuk do t’ia  mbërrij kurrë ymri Serbisë të kthehet në Kosovë. Ndërsa e theksoi që sa më tepër po vonohet Bashkimi Evropian në raport me Kosovën për liberalizim vizave dhe agjendën tjetër, aq më tepër po rritet angazhimi dhe përkushtimi, por edhe vullneti i të gjithëve për një angazhim të përbashkët të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë të respektohet vullneti i qytetarëve të dy vendeve që të ndodh bashkimi kombëtar, pra Kosova dhe Shqipëria të jetojnë në një shtet të përbashkët nën ombrellën euroatlantike, gjithmonë duke përfshi Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, në Republikën e Kosovës”, tha Thaçi.

Thaçi i është kundërpërgjigjur kreut të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për deklaratën e tij lidhur me mobilizimin e ushtrisë serbe, pas aksionit të gjerë të policisë së Kosovës. Thaçi, deklaratat e Vuçiqit i quan populiste dhe tha se ato nuk përbëjnë kërcënim serioz./21Media

Pendarovski takoi ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut Fatos Reka

0

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut Fatos Reka sot në Vilën Vodno takoi presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski.

Gjatë takimit të dy bashkëbiseduaesit kanstatuan se marrëdhëniet e përgjithshme midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë të karakterizuara nga miqësia e sinqertë dhe mirëkuptimi i ndersjellë.

Shefi i shtetit Pendarovski theksoi se në të ardhmen të dy vendet duhet të angazhohen për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh e veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe rritjen e shkëmbimit tregtarë si dhe zbatimin e projekteve të infrastrukturës që lidhin Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Gjithashtu për proceset e integrimit evropian Pendarovski theksoi se është e nevojshme që Bashkimi Evropian të vertetojë përpjekjet e të dy vendeve duke vendosur një datë për fillimin e negociatave të pranimit.

Ambasadori Fatos Reka uroi presidentin Pendarovski për emërimin e tij duke shprehur besimin se përmirësimi e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Privohen nga liria dy shtetas të Shqipërisë

0

Sektori për Punë te Brendshme Tetovë dje rreth orës 14.00 në rrugën “Boris Kidriç”, në Tetovë kanë privuar nga liria dy shtetas të Shqipërisë. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre nga ana e pjesëtarëve të policisë është gjetuar marihuanë, dhe për këtë shkak të njejtit janë mbajtur në stacionin policorë të Tetovës dhe më pas janë dorëzuar në Njëstitin për krime ndërkufitare.

“Dje (27-maj) rreth orës 14.00, në rrugën ,,Boris Kidriç,, në Tetovë, janë privuar nga liria dy shtetasit e shqipërisë 25-vjeçari O.M. dhe 21-vjeçari E.T.Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre, është gjetur marihuanë, dhe për këtë shkak të njëjtit janë mbajtur në Stacionin policorë Tetovë dhe më pas janë dorëzuar në Njësitin për krime ndërkufitare, migracion të huaj dhe riatëdhesim Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë.

Rot: Marrëveshja e Prespës luan rol kyç për paqe dhe stabilitet në rajon dhe qeveria e ardhshme greke duhet të angazhohet për këtë

0

Cilado qeveri të fitojë në Greqi vlerësoj se do të qëndrojë në nivel të përgjegjësisë për paqe, stabilitet dhe pajtim në rajon, për të cilin Marrëveshje e Prespës luan rol kyç, thotë zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihail Rot në deklaratën për “Dojçe Vele” në gjuhën greke lidhur me atë çfarë qëndrimi pret të ketë Demokracia e Re në rast se
fiton në zgjedhjet në Greqi, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Rot potencon se “Marrëveshja e Prespës është sukses i madh i politikës së jashtme dhe evropiane të qeverisë greke”.

“Mendoj se është fakt që cilado qeveri të fitojë, do të qëndrojë në nivel të përgjegjësisë për paqe, stabilitet dhe pajtim në rajon. Në këtë rol kyç luan, Marrëveshja e Prespës”, thotë Rot për Dojçe Velen në gjuhën greke.

Lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Greqi, zëvendësministri gjerman i Punëve të Jashtme, thotë se pa dashur të përzihet në punët e brendshme të Greqisë, nuk mendon se pasqyra politike e krijuar sipas zgjedhjeve evropiane është e domosdoshme të mbetet e njëjtë.

Bekteshi: Vitin e ardhshëm pritet të bëhet regjistrimi i popullsisë

0

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi para gazetarëve tha se ligji për regjistrim i ka kaluar të gjitha negociatat midis partnerëve të koalicionit por sot presin propozimin final të tekstit të ligjit dhe më së voni deri neser si qeveri do të dalin me qendrim dhe me informata më të hollësishme se çfarë parasheh ligji për regjistrim.

“Seanca e qeverisë është caktuar për në ora 12 me siguri ka të bëjë me një ligj shumë sensitiv në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka kaluar pothuajse të gjitha negociatat midis partnerëve të koalicionit do të shohim sot edhe propozimin final të tekstit të ligjit dhe mesiguri gjatë ditës me së voni nesër edhe si parti po njëkohësisht si qeveri do të dalim me qëndrim si dhe me spjegime për ligjin se çka përfshin ligji brenda për brenda marrë parasysh që vitin e ardhshëm pritet të bëhet edhe regjistrimi në vendin tonë pra në mënyrë të detajuar  gjatë ditës më së voni nesër do të informoheni se çka parasheh ligji për regjistrim”, u shpreh Kreshnik Bekteshi./TV21

Bektesh: Ahmeti dhe Zaev do të analizojnë të gjithë resoret!

0

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në një prononcim për media theksoi se gjatë javës pritet të takohet lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryeministri Zoran Zaev për të analizuar të gjithë resoret me të vetmin qëllim që të rrisin kapacitetin e institucioneve.

“Ne presim që gjatë javës lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti të takohet me kryeministrin Zeav dhe në mënyrë detaje do t’i analizojnë të gjithë resoret dhe do të marrin vendimet e duhura me të vetmin qëllime që të rrisim kapacitetet e institucioneve të cilat mund të kenë ndryshime dhe në atë mënyrë të implementojmë programin me të cilët kemi fituar zgjedhjet si parti të cilat e përbëjmë koalicionin”, u shpreh ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi./TV21

Aksioni në veri, katër policë të lënduar

0

Katër policë kanë mbetur të plagosur në aksionin e sotëm të policisë në veri dhe jug të Mitrovicës. Siç mëson RTV21, tre nga ta janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, ndërsa një nga ta në repartin e kirurgjisë. Tre nga ta kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa njëri është i lënduar rëndë.

Ky operacion i policisë ka rezultuar me arrestimin e disa qytetarëve dhe disa zyrtarëve policorë të nacionaliteteve të ndryshme si shqiptarë, serbë dhe boshnjakë, të cilët kanë qenë të dyshuar.

Policia e Kosovës, IPK-ja përveç hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, ka hasur edhe në disa bllokada të rrugëve, të cilat kanë penguar qarkullimin e mjeteve zyrtare, me ç’rast është detyruar të përdoren mjetet e nevojshme për lirimin e rrugëve me qëllim të vazhdimit të operacionit policor.

Si pasojë e pengesave të krijuara dhe pengimit të veprimeve policore në terren nga ana e disa qytetarëve në Veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor edhe disa qytetarë të involvuar në këto raste./21Media

Gjatë operacionit policor u arrestuan policë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë

0

Operacioni policor ende po vazhdon

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se operacioni policor i cili po shtrihet në disa rajone të ndryshme, përfshirë komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veri, Mitrovicë Jugu, Skenderaj dhe Drenas, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e disa qytetarëve dhe disa zyrtarëve policorë të nacionaliteteve të ndryshme si shqiptarë, serbë dhe boshnjakë, të cilët kanë qenë të dyshuar.

Gjatë këtij aksioni, përveç hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, Policia ka hasur edhe në disa bllokada të rrugëve, të cilat kanë penguar qarkullimin e mjeteve zyrtare, me ç’rast është detyruar të përdoren mjetet e nevojshme për lirimin e rrugëve me qëllim të vazhdimit të operacionit policor.

“Si pasojë e pengesave të krijuara dhe pengimit të veprimeve policore në terren nga ana e disa qytetarëve në Veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor edhe disa qytetarë të involvuar në këto raste.”, bëhet e ditur në komunikatë.

Po ashtu, institucionet relevante iu bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve të ndryshme, pasi ky operacion policor ka për qëllim luftën kundër krimit dhe është në interes të të gjithë qytetarëve dhe vendit. Operacioni policor është ende në vazhdim e sipër.

Ky operacion ka nisur që nga orët e para të mëngjesit./21Media

Seancë e re për “Talir” të PSP-së

0

Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet seancë për lëndën “Talir” të Prokurorisë Speciale Publike, e cila ka të bëjë për financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së.

Seanca e fundit u anulua në kërkesë të mbrojtjes, për shkak të kërkesës së parashtruar për interpretim autentik në Kuvend të nenit 22 nga ligji për PSP-në.

Në rastin “Talir” akuzohen Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakievski të cilët akuzohen për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim” dhe “pastrim parash”, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Pingarovska të akuzuar vetëm për veprën “pastrim parash”. Për të njëjtën vepër, si subjekt juridik me aktakuzën përfshihet edhe VMRO-DPMNEja.

Elizabeta Çingarovska nuk do të gjykohet sepse ajo është dakorduar me PSPnë, e pranoi fajin dhe mori dënim me kusht prej dy viteve, i cili nuk do të kryhet nëse në pesë vitet e ardhshme nuk bën vepër tjetër penale.

Sipas aktakuzës, ata në mënyrë të paligjshme kanë marrë të paktën 4,6 milionë euro për partinë dhe më pas kanë organizuar që ato para të paguhen në llogari të partisë përmes fletëpagesave në emër të njerëzve të ndryshëm.

A NDIKOJNË ZGJEDHJET E PE-së NË RAPORT? MBËSHTETJA PËR VENDIN NGELET E NJËJTË

0

Raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut  do të prezantohet të mërkurën nga eurokomisari për zgjerim Johanes Han, para Komitetit të Politikës në Parlamentin Evropian. Sipas, ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare Shpëtim Latifit, zgjedhjet e PE-së nuk do të ndikojnë në raportin e Komisionit Evropian i cili do të publikohet të mërkurën.

“Sa i përket raportit për Maqedoninë i cili pritet të publikohet shumë shpejt mendoj se nuk do të ketë ndonjë ndikim shumë të madh rezultati i zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, por patjetër që do të ketë ndikim në periudhën e ardhshme, në vitet e ardhshme kur veç Maqedonia t’i ketë nisur negociatat për aderim në BE”, theksoi Shpëtim Latifi, ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Shtetet të cilat i kanë dhënë mbështetje Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojnë t’i japin edhe në të ardhmen, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve.

“Po t’i analizojmë rezultatet sipas shteteve, ato të cilat kanë qenë kontestuese në raport me integrimet e Maqedonisë, shtetet të cilët kanë paraqit potencial për pengimin e  euro integrimeve për Maqedonisë prapë mbeten të tilla. Ne kemi tani ndryshim në Francë. Partia e Marian Le Penit ka shumicën e deputetëve në Parlamentin Evropian që mund të jetë një shkallë e vështirësimit të rrugës së euro integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE .Po ashtu ndryshime kemi në Greqi, ndryshim apo fitim të madh të kësaj rrymë anti integruese është edhe në Itali po edhe në shtetet tjera. Po ashtu në Britaninë e Madhe është fituese partia “Bregzit””, potencoi eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shpëtim Latifi.

Në Parlamentin Evropian për herë të parë do të ketë edhe një deputete me origjinë shqiptare. Arba Kokalari e cila garoi në emër të Partisë së Moderuar të Suedisë. Kjo parti fitoi 17.6 për qind të votave, duke marrë gjithsej katër euro-deputetë. Gjatë fushatës Kokalari premtoi të jetë një zë i fortë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Me këtë moto, ajo kërkoi votën e shqiptarëve që jetojnë në Suedi. Një mandat deputeti fitoi edhe djathtistja nga Sllovenia Irena Joveva. Ajo ka prejardhje nga Maqedonia ndërsa është rritur në Nova Gorenjska të Sllovenisë. Gjatë periudhës së kaluar ajo e ka mbështetur ndryshimin e emrit të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Përgatiti: Valmira Zendeli