Shekerinska: Mali i Zi ishte dhe ka mbetur aleati ynë i rëndësishëm

0

Në takimin e sotëm në Podgoricë Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe Predrag Boshkoviq, theksuan se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të mbeten partnerë të angazhuar dhe të sinqertë, ndërsa së shpejti edhe aleatë në suaza të NATO-s. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm bilateral i cili do të vazhdojë të realizohet në të njëjtën ritëm edhe në të ardhmen.

“Mali i Zi ishte dhe ka mbetur aleati ynë i rëndësishëm, një partner i ngushtë i cili na mbështeti pa rezerva në rrugën tonë drejt Aleancës. Sinqerisht u falënderoj për ratifikimin e shpejtë të Protokollit të anëtarësimit, gjë që tregon se Ballkani jeton në një kohë të re në të cilën fqinjët, më të afërt dhe më të largët, janë edhe bashkëpunëtorët më të afërt”, tha Ministrja e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut, Radmilla Shekerinska.

Në Bogorodicë dhe Tabanoc pritje të gjata për dalje

0

Në kalimin kufitar Bogorodicë drejt Greqisë dhe në Tabanoc drejt Serbisë për dalje nga vendi pritet prej 15 deri në 30 minuta, njoftojnë nga LAAM-ja.

“Qarkullimi në rrugët e vendit zhvillohet nëpër akse të thata rrugore. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane rritet. Vërehet rritje e frekuencës të automjeteve në Pikën Kufitare Bogorodicë dhe PK Tabanoc, ku koha për pritjen për dalje nga vendi është prej 15 deri më 30 minuta”, citohet në njoftimin e LAMM-së.

Në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për të hyrë apo për të dalë nga vendi.

 

Zjarr në Karposh 4, një person transferohet në spital

0

Në mëngjes rreth orës 10 në lagjen e Shkupit “Karposh 4” ka shpërthyer një zjarr në një banesë në katin e 16-të, zjarri është vënë nën kontroll ndërsa pronari i banesës është dërguar në toksikologji për shkak të tymit që ka thithur derisa ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar.

Sipas informacioneve jo zyrtare zjarri ka shpërthyer për shkak të një bombole gazi.

Policia nuk ka informacione se cilat janë shkaqet e zjarrit, por të njëjtit njoftuan se gjatë ditës do të dalim me informacion më të detajuar.

Zjarrfikësit nga zjarri kanë arritur të shpëtojnë pronarin i cili nga ballkoni ka kërkuar ndihmë.

Banorët të cilët kanë jetuar në të njëjtën ndertës janë evakuuar.

Senati amerikan konfirmon emërimin e ambasadores se re në Maqedoninë e Veriut

0

Senati amerikan zyrtarizoi emërimin e Kejt Mari Bërns për ambasadore të re të SHBA-së në Maqedoninë e Veriut. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Kongresit.

Bërns është diplomate e karrierës, veteran me 24 vjet përvojë pune. Para nominimit për ambasador në Shkup, Kejt Mari Bërns nga shtatori i viti 2017 ka qenë në pozicionin zëvendës ambasador në Ambasadën amerikane në Athinë. Flet spanjisht, hungarisht dhe turqisht.

Senati muajin e kaluar ka pasur konfirmim të nominimit të Bërnsit. Ajo atëherë paralajmëroi tre prioritete të cilat do të jenë në fokusin e punës së saj si ambasadore e ardhshme në Shkup- stabilitetit përmes institucioneve të fuqishme, siguri përmes partneritetit dhe promovimit të prosperitetit përmes ndikimit pozitiv me fokus avancimin e të drejtave të njeriut, media të lira dhe tregje të hapura.

28 VJEÇARI NGA KËRÇOVA HUMB JETËN NË AKSIDENT, NË SARAJ SHKATËRROHET NJË GRANATË

0

Aksidenti i rëndë i mori jetën 28 vjeçarit nga fshati Zajaz i Kërçovës. Sipas autoriteteve policore aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Kërçovë– Ohër, 28 vjeçari К.А, i cili ka drejtuar motoçikletë të tipit Suzuki është përplasur me kamionin e tipit Mercedes.

“Rreth orës 13-30 në rrugën rajonale Kërçovë – Ohër në fshatin Drugovë, ka ndodhur aksident tragjik në mes veturës transportuese “Mercedes” me regjistrim të Strumicës, i drejtuar nga G.T 63 vjeçar nga fshati Kukush Strumicë dhe motoçikletës “Suzuki”, me targa të Kërçovës të drejtuar nga K.A 28 vjeçar nga fshati Zajaz i Kërçovës. Gjatë rrugës për në Qendrën Klinike- Shkup, në veturë të ndihmës së shpejtë K.A nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Policia e Kërçovës, ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes”,thonë nga Minsitria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB informojnë edhe për raste të tjera. Në fshatin Krushopek të Sarajit është gjetur një granatë artilerie. Sipas MPB-së, granata është shkatërruar me sukses. Përpos kësaj, nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në autostradën A-1, Gjevgjeli- Veles është vërejtur një veturë nga e cila kanë zbritur 5 emigrantë.

“Më datë 23.05.2019 në ora 19:45 në stacionin policor në pikën kufitare Tabanovc në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e policëve të uniformuar është privuar nga liria SH.O 50 vjeçar nga Orizarja e Lartë e Velesit, pasi që gjatë kontrollit është evidentuar dhe vërtetuar se i njëjti gjendet në listën e të ndaluarve”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Për më tepër, nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se në pompën e benzinës në  rrugën “ Kliment Ohridski”, në Shkup një veture i është dhënë flaka./TV21

Dyshohet për bomba në dy objekte te Këshilli Gjyqësor i Kosovës

0

Policia ka marr një alarm për bombë afër Prokurorisë së Shtetit, më saktësisht te Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10 :30 kemi pranuar informatën se ne dy objekte ne rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë, ndodhen mjete te dyshuara shpërthyese”, tha Ahmeti.

Menjëherë pas marrjes së informatës në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat aktualisht janë duke u marr me rastin.

Portali rtv21.tv dhe tv21.tv do te iu mbajë të informuar lidhur me rastin./21Media

Grupi i parë i ushtarëve amerikanë është nisur drejt Maqedonisë së Veriut

0

Grupi i parë i ushtarëve amerikan për të marrë pjesë në stërvitjen “Sulmi Vendimtar 2019” në Krivolak këtë verë, arriti në portin e Aleksandropolit në Greqi dhe është në rrugë drejt Maqedonisë së Veriut.

Ky është një nga shumë aktivitetet e stërvitjes ushtarake të përbashkët me Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut. Më shumë informacion në lidhje me këtë do të ketë në fillim të qershorit.

Trump: Huawei mund të jetë pjesë e marrëveshjes tregtare me Kinën

0

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka thënë se Huawei mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje tregtare ndërmjet SHBA dhe Kinës, pavarësisht se firma e telekomunikacioneve është “shumë e rrezikshme”.

Lufta e tregtisë SHBA-Kinë është përshkallëzuar në javët e fundit me rritjen e tarifave dhe kërcënimet për më shumë veprime.

Uashingtoni ka shënjestruar Huawei duke e vendosur firmën në listën e zezë tregtare.

SHBA argumenton se Huawei përbën një rrezik të sigurisë kombëtare, ndërsa Pekini akuzon SHBA për “ngacmimin” e kompanisë.

“Huawei është diçka shumë e rrezikshme”, u tha gazetarëve Trump në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

“Ju shikoni se çfarë kanë bërë nga pikëpamja e sigurisë, një pikëpamje ushtarake, shumë e rrezikshme”.

Javën e kaluar, administrata Trump e shtoi Huawei, krijuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve, në “listën e njësive” të saj, e cila ndalon kompaninë nga blerja e teknologjisë nga firmat amerikane pa miratimin e qeverisë.

Por Trump ka thënë se është “e mundshme” që kompania të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje tregtare me Pekinin.

“Nëse bëjmë një marrëveshje, unë mund të imagjinoj që Huawei të përfshihet ndoshta në ndonjë formë apo pjesë të saj”, tha ai./21Media

Përmbyset anija me udhëtarë, 10 të vdekur

0

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 8 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi një anije që transportonte udhëtarë u përmbys në një lumë në jugperëndim të Kinës.

Lajmi u bë publik nga televizioni i Kinës, i cili tha se ngjarja ndodhi në fshatin Banrao të provincës Guizhou.

Si pasojë e këtij aksidenti u shpëtuan disa persona, mes të cilëve edhe kapitani. Të lënduarit u dërguan në spital, ndërsa po punohet për shkaqet e mbytjes së anijes./oranews

Në Podgoricë mbledhje e parë e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

0

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, sot në Podgoricë do ta mbajnë mbledhjen e parë të përbashkët ndërqeveritare. Delegacionin nga vendi ynë do ta kryesojë kryeministri Zoran Zaev, ndërsa vizita zyrtare është me ftesë të kolegut të tij malazez, Dushko Markoviq.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, në delegacionin qeveritar janë edhe Radmilla Shekerinska, zëvendëse e kryetarit të Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Oliver Spasovski, zëvendëskryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i angazhaur për Çështje Ekonomike, Ljupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë, Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Sadulla Duraki, ministër i Mjedisit Jetrësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Andrej Zhernovski, zëvendësministër i Punëve të Jashtme.

Në mbledhje pritet të shqyrtohen disa informata në interes të të dy vendeve për zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ardhshëm, ndërsa do të nënshkruhen disa marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim nga fusha e punëve të brendshme, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe shëndetësisë.

Me takimin me Markoviq, Zaev dje e filloi vizitën zyrtare dyditëshe në Mal të Zi, pasi që paraprakisht me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski u pritën me ceremoni me nderime më të larta shtetërore nga kryeministri Markoviq.

“Zaev e njoftoi kryeministrin malazez me gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila me zgjedhjet e mbajtura me sukses për president të shtetit dhe me tempo të proceseve reformuese, me të drejtë e pret miratimin e fillimit të hapjes së negociatave me kapituj nga Komisioni evropian”, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë së RMV-së.

Kryeministri Zaev realizoi takim edhe me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe me kryetarin e Kuvendit, Ivan Brajoviq.

Për sot, përveç mbledhjes së përbashkët, është paraparë edhe Forum biznesi në organizim të odave ekonomike të të dy shteteve, që do ta hapin dy kryeministrat dhe kryetarët e odave Vllastimir Golluboviq dhe Branko Azeski.

Gjatë vizitës zyrtare dyditëshe në Mal të Zi, së bashku me delegacionin qeveritar po qëndron edhe një delegacion më i madh i afaristëve, anëatrë të odave ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët së bashku me kolegët e tyre nga Mali i Zi do të takohen dhe do të bisedojnë për bashkëpunim në kuadër të Forumit të biznesit që e organizojnë dy vendet.