DORËHIQET PAVLE BOGOEVSKI, “MANDATI I GRUEVSKIT DO TË JETË VOTA IME E FUNDIT”

0

Vota ime për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit do të jetë e fundit në këtë Kuvend. Me këto fjalë kryetari i Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit, Pavle Bogoevski bëri me dije se dorëhiqet nga posti i deputetit. Ai së pari iu drejtua kolegëve të tij të opozitares VMRO-DPMNE, të cilët në fillim të seancës, në të cilën duhej të debatohet për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit, kërkuan që tema e debatit të jetë përgjegjësia e Bogoevskit, pas publikimit të incizimit në opinion, në të cilin ai porosit, siç thanë, substanca të palejuara.


“Tani është pikëpyetje nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së do të tregojnë sadopak etikë dhe moral, të cilin kaq lehtë e përdoreshin këto dy javë dhe nëse do ta mbrojnë kriminelin në arrati Nikolla Gruevski ose do t’ia marrin mandatin? Nëse në Kuvend nuk ka vend për një njeri i cili e ka shkelur ligjin për të blerë vaj të kanabisit për një person të afërt të sëmurë, atëherë me siguri s’ka vend edhe për deputet i cili paratë e qytetarëve i ka shfrytëzuar për ta paguar hotelin derisa është në arrati nga drejtësia e Maqedonisë”, u shpreh Pavle Bogoevski, deputet i LSDM-së.

Bogoevski tha se vendimin e ka marrë menjëherë pas publikimit të incizimit dhe në momentin kur ka denoncuar në polici se është incizuar në mënyrë të paligjshme. Ai tha se dorëheqja do të bëhet e  vlefshme pas përfundimit të seancës në të cilën duhet të votohet për marrjen e mandatit të Gruevskit.

“Dorëheqja do të hyjë në fuqi në momentin e seancës plenare e cila ka të bëjë me votimin për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit. Votimi për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevski do të jetë vota ime e fundit në këtë Kuvend. Këtë vendim e solla menjëherë pas skandalit, në momentin kur vetë u denoncova në polici për blerje të vajit të kanabisit për një familjar. Askujt nuk do t’i kisha rekomanduar që nga ato arsye të bëjë akt joligjor”,theksoi deputeti i LSDM-së, Pavle Bogoevski.

Pas fjalimit të tillë, Bogoevski mori duartrokitje nga kolegët e tij të LSDM-së.

Nga VMRO-DPMNE-ja, dorëheqjen e Bogoevskit e vlerësuan si moral të rrejshëm, kurse presin që kundër tij të hapet edhe aktakuzë.

“Dorëheqja nuk është dhe nuk mund të jetë arsyetim dhe amnistim për krimin e bërë. Pavle Bogoevski duhet të mbajë përgjegjësi penale për tregti në tregun e drogës”, potencoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.

Dorëheqjen e Bogoevskit e përshëndeti edhe Artan Grubi i BDI-së. -Më vjen keq për gjendjen e familjarit të Bogoevskit, i dëshiroj shërim sa më të shpejtë, kurse Pavles i uroj suksese në aktivitetet e tij të mëtutjeshme, ka thënë Grubi.

Përgatiti: Svetllana Unkovska

TARAVARI NË CLICK PLUS: “BASHKË ME BESËN DHE ALTERNATIVËN E FITOJMË BDI-në”

0

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare partitë shqiptare do të ndahen në dy blloqe, thotë Arben Taravari Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët .

Sipas tij njëri bllok do të përbëhet nga Aleanca, Besa dhe Alternativa, ndërsa blloku tjetër nga BDI-ja, PDSH-ja dhe RDK-ja. Ai tha se do të bashkëpunojnë me partitë tjera shqiptare vetëm e vetëm që ta fitojnë BDI-në e Ahmetit.

“Në qoftë se Aleanca bënë një bashkëpunim me të dyja partitë Alternativën dhe Besën do t’i fitojmë zgjedhjet. Në zgjedhjet e ardhshme do të ketë dy blloqe, blloku Alternativa, Besa dhe Aleanca dhe blloku tjetër PDSH, BDI dhe RDK”, tha Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.

Duke ditur që Alternativa dhe Besa kanë mosmarrëveshje mes tyre, Tv21 kontaktoi Lëvizjen Besa për ta pyetur rreth këtij qëndrimi të Taravarit. Një zyrtarë i lartë i Besës na tha se partia e tij nuk mendon për një bashkëpunim të tillë ku do të bëjë pjesë edhe Alternativa.

“Asnjëherë gjatë komunikimit mes neve dhe ASH nuk është shqyrtuar kyçja e ndonjë subjekti i cili është pjesë e qeverisë. Do ishte joparimor një bashkëpunim i tillë dhe normalisht i papranueshëm për Lëvizjen Besa, aq më tepër kur Taravari ankohet gjithë kohën nga pushteti aktual, ndërsa nëse ka raporte korrekte me Alternativen le të kërkojë zgjidhje për pengesa që i bën pushteti aktual në komunën që drejton dhe jo në emër të organizimit opozitar të faktorizojë subjekte të cilat janë shitur te pushteti”, thonë nga Lëvizja Besa.

Të hapur për bashkëpunim u treguan nga Alternativa. Kryetari i kësaj partie Afrim Gashi para një jave në Click Plus tha në se zgjedhjet e ardhshme do t’i shohin mundësit për bashkëpunim .

“Në këtë kohë nuk është mirë të bëhen kësi matematika. Mendoj që ne duhet të jemi të hapur dhe ne jemi të hapur për bashkëpunim me partitë tjera politike, sidomos me Aleancën dhe do të mundohemi që në zgjedhjet e ardhshme t’i shohim mundësitë e bashkëpunimit dhe nëse merremi veshtë pse jo”, u shpreh Afrim Gashi kryetar i Alternativës.

Arben Taravari duke folur për në zgjedhjet e ardhshme parlamentare,   nuk e hodhi poshtë mundësinë e koalicionit edhe me VMRO-DPMNE-në nëse ata kërkojnë falje për ngjarjet e 27 Prillit dhe distancohen nga Nikolla Gruevski. Këto komente Taravari i bëri në emisionin e mbrëmshëm CLICKPLUS.

Përgatiti: Salije Sadiku

BDI E SHQETËSUAR PËR EMËRIMIN E MUSLIUT, MUSLIU: NUK JAM I PËRFSHIRË NË NGJARJET E KUMANOVËS

0

Emërimi i Erolld Musliut si Drejtor i Agjencisë për Zbulim nga ana e Presidentit Pendarovski e ka shqetësuar Bashkimin Demokratik për Integrim, thotë zëdhënësi integristëve Bujar Osmani.

“Informacionet tona janë se ky vendim është marrë në bazë të mungesës së informacioneve të duhura dhe jo me ndonjë qëllim të keq Presidenti”, u shpreh Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Osmani kërkoi nga Presidenti të mbledhë më tepër informacione, të reflektojë dhe ta korrigjojë vendimin e marrë. Por nga Kabineti i Pendarovskit nuk thonë se u kanë munguar informacionet për Musliun. Madje shtojnë se e kanë zgjedhur pas analizave krahasuese për kapaciteteve profesionale të të gjithë kandidatëve.

“Bëhet fjalë për profesionist të lartë i cili karrierën e tij e ka ndërtuar në vend dhe ka pasur bashkëpunim të përkryer me të gjitha shërbimet nga të gjitha vendet anëtare. Për emërimin e Erolld Musliut për Drejtor të Agjencisë për Zbulim janë informuar edhe shërbimet partnere të vendeve anëtare të NATO-s. Emërimi i Musliut është vlerësuar si pozitiv nga shërbimet e vendeve aleate”, thonë nga Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski.

Megjithatë Bujar Osmani e lidh emrin e Musliut me ngjarjet e Kumanovës.

“BDI vlerëson se pa u ndriçuar deri në fund ngjarjet e Kumanovës, asnjë njeri që ka qenë pjesë e shërbimit të Ivanovit nuk duhet të jetë në krye të institucioneve sensitive”, tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

I kontaktuar nga TV21 Erolld Musliu tha se nuk dëshiron të komentojë qëndrime të partive politike sepse është emëruar nga vetë Presidenti, ndërsa hodhi poshtë lidhjet e tij me ngjarjet e Kumanovës.

“Erolld Musliu nuk ka asgjë të përbashkët me lajmet e rrejshme të vitit 2011, as edhe me ngjarjet e Kumanovës. Politikanët duhet të informohen më mirë në Prokurorinë dhe të mos mbështeten në gënjeshtrat e briferave destruktivë që punojnë për interesa personale.  Për mua si profesionist, siguria e shtetit, bashkëjetesa dhe profesionalizmi janë primare”, theksoi Erolld Musliu Drejtor i Agjencisë për Zbulim.

Për shqetësimet e BDI-së ka folur edhe Kryeministri Zoran Zaev i cili tha se emërimet janë kompetencë dhe e drejtë e Presidentit, për të cilat përgjigjet vetë presidenti. I cili sipas Zaev, mund të mos konsultohet për çështje të caktuara.

Por dje deputeti i BDI-së Artan Grubi i pyetur për emërimin e drejtorit të parë shqiptar i Agjencisë për Zbulim tha se kreu i partisë së tij Ali Ahmeti këtë çështje e ka diskutuar me Presidentin.

“Z.ahmeti ka pasur takim me z.Pendarovski dy ditë më parë dhe i kanë diskutuar të gjitha çështjet, përfshirë edhe çështjet kadrovike dhe besoj se ka qenë jashtzakonisht takim i frytshëm dhe në atë takim është diskutuar edhe kjo çështje”, potencoi Artan Grubi deputet i BDI-së.

Erolld Musliu që nga viti 1993 është pjesë e Ministrisë së Brendshme, ku kryesisht ka punuar në sektorët e inteligjencës. Në 2012-tën u caktua në pozitën e këshilltarit të drejtorit të Agjencisë së Zbulimit, me detyrë për bashkëpunim operativ ndërkombëtar të Agjencisë. E nga 2015-ta e këtej punon si ndihmës drejtor i Agjencisë së Zbulimit me detyrë për koordinim të punëve operative të Agjencisë.

Përgatiti: Besir Arifi

Rama serish ftesë për dialog Bashës: Në tryezë pa kushte!

0

Pa u mbushur ende 24 orë nga letra me ftesën për dialog të Edi Ramës për Lulzim Bashën, e refuzuar nga kryedemokrati, kryeministri i dërgon një të dytë. “Nuk jam aspak i çuditur, me refuzimin brutal të Dialogut nga ana Juaj” thotë Rama në krye të letrës.

“Duke qenë se detyrimi im është të këmbëngul, pa humbur durimin, në të vetmen rrugë që njeh demokracia, Dialogun, mbetem i vendosur t’ju ofroj të gjithë gatishmërinë time, për t’i hapur rrugë Dialogut”, shkruan kryeministri.

Rama i drejtohet Bashës me fjalët se është në të drejtën e kreut të PD ta udhëheq grupimin e tij politik drejt humnerës.

“Ju jeni po ashtu në të drejtën Tuaj të synoni tërheqjen pas Jush të pak individëve që mbase, kushedi, mund të jenë gati të kryejnë krime zgjedhore e të humbasin lirinë e tyre, sipas parashikimeve të Kodit Penal për ato krime dhe më tej akoma, t’i thonë lamtumirë edhe lirisë së hyrjes në SHBA dhe në vendet e Bashkimit Europian, si persona të padëshirueshëm në një botë që rrotullohet përmes zgjedhjeve demokratike, jo përmes dhunës mbi to”, shton ai më tej.

Rama rithekson se Basha është future në një aventurë të pashoqe me pak përkrahje.

“Kështu që përsëri Ju bëj publikisht thirrje: Ejani të ulemi në Tryezën e Dialogut! Pa kushte dhe pa humbur kohë. Fushata e zgjedhjeve nis zyrtarisht në 31 maj dhe ditët e numëruara që kanë mbetur, duhen shfrytëzuar për dialog politik, jo humbur me kërcënimet e dëshpëruara dhunë nxitëse që nuk Ju turpërojnë vetëm Juve, po edhe vendin tonë e të gjithëve ne bashkë me të”, shkruan ai.

Shqipëria thekson kryeministri, s’ka kohë për të humbur për llogaritë e gabuara politike dhe aventurat antidemokratike të kujtdoqoftë.

“Ejani në Dialog të arsyetojmë si njerëz me përgjegjësi të mëdha dhe t’i ballafaqojmë divergjencat tona të mëdha, me forcën e arsyes, përpara se sa inercia e rrugës së gabuar që keni marrë t’Ju ketë degdisur në esfeltin e irrelevancës politike, megjithë grupimin Tuaj. Edhe njëherë, mua s’më duhet fati Juaj politik dhe as fati politik i atij grupimi – madje sipas meje, troç fare, rrënimi i plotë me duart Tuaja i grupimit që po udhëhiqni qorrazi është ogur i mirë për këtë vend e për vetë të ardhmen e institucionit të pazëvendësueshëm të opozitës – por ky moment me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, më imponon t’Ju lutem të ktheni rrugë!”, thuhet më tej në letër.

Këtë letër Edi Rama e ka përdorur për të komentuar indirekt edhe qëndrimet kritike të presindentit Meta për reformën në drejtësi.

“Duke Ju garantuar se jam në dispozicionin Tuaj, në çdo moment dhe pa kushte për një Dialog për Shqipërinë, si edhe duke Ju siguruar se sikur të tërë të dëshpëruarit nga Reforma në Drejtësi të hidhen përpjetë, nuk kanë për të ndalur dot as zbatimin e Reformës në Drejtësi, as zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor”, shkruan Rama në letrën e dytë, të cilën e mbyll me fjalët: “Uroj rikthimin Tuaj sa më të shpejtë në rrugën e arsyes”./TCH

Një pako e dyshimtë gjendet në afërsi të Kabinetit të Thereza Mej!

0

Policia e Londrës kumtoi se e ka bllokuar rajonin rreth rrugës “Dauning” në Londër, në të cilën ndodhet Kabineti i kryeministres britanike, Teheraza Mej, për shkak të gjetjes së një “pakoje të dyshimtë”.

“Policia speciale ndodhet në vendin e ngjarjes”, thuhet në kumtesën e shkurtër të policisë e publikuar në Tuiter.

Për shkak të bllokadës, të gjithë këmbësorët dhe automjetet janë riorientuar në rrugët përreth.

 

“Liberalizim të vizave nuk do të ketë në qershor, lajmet e mira i kemi në vjeshtë”

0

Haradinaj: Hyrja në agjendë është me rëndësi duhet ta koordinojmë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, tha se nuk pret që në muajin qershor të ketë liberalizim të vizave.

Sipas Haradinajt, është e rëndësishme që Kosova ka hyrë në këtë agjendë.

“Tani kemi hyrë në fazën implementuese fatmirësisht. Mendojmë se me qëndrimin e Qeverisë gjermane pra është një moment kthese. Jemi në proces të zbatimit, hyrja në agjendë është me rëndësi duhet ta koordinojmë. Këshillin e Evropës nga 1 korriku e merr Finlanda, nuk mendoj që në qershor do ta kemi vendimin, është herët me kohë, janë më pak se dy javë, por jemi në proces”, ka thënë i pari i Qeverisë./21Media

Kabineti i Pendarovskit: Bëhet fjalë për profesionist të lartë i cili karrierën e ka ndërtuar në vend!

0

Për emërimin e Erolld Musliut drejtor në Agjencinë për Zbulim nga Kabineti i Pendarovskit thonë se Musliu është një profesionist i cili karrierën e ka ndërtuar në vend, por ka pasur edhe bashkëpunim të përkryer me të gjitha shërbimet nga të gjitha vendet anëtare.

“Bëhet fjalë për profesionist të lartë i cili karrierën e tij e ka ndërtuar në vend dhe ka pasur bashkëpunim të përkryer me të gjitha shërbimet nga të gjitha vendet anëtare. Për emërimin e Erolld Musliut për Drejtor të Agjencisë për Zbulim janë informuar edhe shërbimet partnere të vendeve anëtare të NATO-s. Emërimi i Musliut është vlerësuar si pozitiv nga shërbimet e vendeve aleate”, thonë nga Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski.

Musliu: Si profesionist, siguria e shtetit, bashkëjetesa dhe profesionalizmi janë primare!

0

Drejtori i sapo zgjedhur i Agjencisë për Zbulim, Erolld Musliu shprehet se si profesionist, siguria e shtetit, bashkëjetesa dhe profesionalizmi janë primare.

“Erolld Musliu nuk ka asgjë të përbashkët me lajmet e rrejshme të vitit 2011, as edhe me ngjarjet e Kumanovës. Politikanët duhet të informohen më mirë në Prokurorinë dhe të mos mbështeten në gënjeshtrat e briferave destruktivë që punojnë për interesa personale.  Për mua si profesionist, siguria e shtetit, bashkëjetesa dhe profesionalizmi janë primare”, theksoi Erolld Musliu, Drejtor i Agjencisë për Zbulim.

Zaev, filloi me "fshesën" nga oborri i LSDM-së!

0

Mbrëmë solla vendime sot është koha që t’i ndaj, kështu e filloj deklaratën e tij kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev duke bërë të ditur se mbrëmë ka sjell vendim për të shkarkuar të gjithë kryetarët e degëve të LSDM-së. Zaev tha se i falënderoj të gjithë për aktivitetin, punën, shërbimin e qytetarëve si përfaqësues në nivel lokal të partisë më të madhe qeveritare, të gjithë kryetarëve të degëve komunal ku është fituar në zgjedhje.

Pakistani teston raketë balistike rreze të gjatë veprimi!

0

Armata pakistaneze bëri të ditur se teston projektilë balistikë me rreze të gjatë të cilat mund të mbajnë kokë mbushje bërthamore.

Siç theksohet në kumtesën e ushtrisë pakistaneze, bëhet fjalë për raketë balistike “Shahin 2”, e cila ka rreze veprimi rreth 1.500 kilometra.

Raketa ka rënë në Detin Arab.

Ushtria pakistaneze këtë e publikoi pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme në Indi, e të cilën Pakistani ka kontest fillimisht për shkak të Kashmirit.