Pendarovski-Ahmeti: Të gjithë faktorët politikë të orientohen drejt pajtimit dhe bashkimit për qëllime strategjike!

0

Kreu i shtetit Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti theksoi nevojën që në periudhën e ardhshme të gjithë aktorët politikë të kenë një qasje të përgjegjshme dhe të drejtojnë kapacitetet e tyre drejt përmbushjes së agjendës së reformës me qëllim të fillimit të negociatave aderuese me
Bashkimin Evropian. Të dy bashkëbiseduesit, sipas kabinetit të Pendarovskit, shkëmbyen mendime mbi ngjarjet aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim, presidenti Pendarovski tha se Republika e Maqedonisë Veriore po përballet me mundësinë historike për t’u konfirmuar si partner dhe pjesë e barabartë e aleancave më të rëndësishme në botë – Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Kjo, sipas Pendarovskit, është rruga e vetme që çon drejt stabilitetit dhe prosperitetit të shtetit dhe rajonit. Prandaj, siç theksoi ai, të gjithë faktorët politikë në Republikën e Maqedonisë Veriore duhet të përqendrohen në pajtimin dhe bashkimin mbi qëllimet strategjike të vendit.

Në takim Ahmeti e uroi Pendarovskin me rastin e marrjes së funksionit dhe i dëshiroi suksese në punë.

Rasti “Spiun”, dëshmon Kollaçeski, “Arma, duhet të kthehet tre ditë pas lëshimit të punës” !

0

Në gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup, është mbajtur seancë për rastin “Spiun”, në të cilën dëshmoi Jovo Kollaçevski, udhëheqës i sektorit të magazinave pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në lidhje me procedurat për marrje hua të armëve po edhe municioneve tjera shpërthyese.

Ai deklaroi se armët të cilët janë marrë hua dhe duhet të kthehen, duhet t’i nënshtrohen një analize të detajuar. Sipas tij, ç’do punonjës policor i cili ka dhënë dorëheqje, është pensionuar dhe nuk është pjesëtarë i policisë kurse ka amë të huazuar detyrohet që të njëjtën ta kthej brenda tre ditëve. Ai pohoi se gjatë marrjes së armës, nënshkruhet dokument, nga i cili origjinali shkon në sektorin financiar dhe nga një kopje mbetet në magazinë dhe një për armë-marrësin. E njëjta procedurë sipas tij vlen edhe për kthimin e armës në vend. Personi që kthen armën merr dokument për të vërtetuar se ka kthyer armën dhe nga një shkon për dy sektorët e MPB-së.

Të akuzuarit thanë se kanë ende armë të huazuara dhe se të njëjtat kanë provuar t’i dorëzojnë disa herë në MPB, por u është thënë se një gjë të tillë nuk mund të bëhet.

E për këtë dëshmitari tha se duhet një kontroll i detajuar brenda magazinave të MPB-së. Për rastin “Spiun” të akuzuar ishin 18 persona për shoqërim kriminel, spiunim, keqpërdorim të detyrës zyrtare, shantazh, mashtrim dhe posedim të armëve pa leje. Seanca e radhës është caktuar në 30 maj 2019 në orën 13:00.

Han: Maqedonia e Veriut destinacion i mirë për investime!

0

Në hapjen e Forumit Ekonomik të Vjenës, eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han theksoi se stabiliteti politik në Maqedoninë e Veriut është më i miri në rajon duke dhënë shembull zgjedhjet presidenciala që u zbatuan me sukses.

Han gjithashtu potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është destinacioni më i mirë për investime, duke i inkurajuar kompanitë e Republikës së Austrisë që të investojnë në vendin tonë.

Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në fjalën e tij përshëndetëse tha se Austria ishte investuesi më i madh në Maqedoninë e Veriut me 392.2 milionë euro që arrin 13.2% nga investimet e përgjithshme të drejtpërdrejta të vendit.

Tre gardianë dhe 29 të burgosur u vranë në një burg në Taxhikistan!

0

Tre gardianë dhe 29 të burgosur u vranë në një burg në Taxhikistan, pasi që terroristë të dënuar nga SHI-ja filluan kryengritje, kumtoi Ministria e Drejtësisë.

Ministria thekson se kryengritja filloi mbrëmë vonë në burgun në qytetin Vakdat, 10 kilometra nga kryeqyteti Dushanbe. Kryengritësit u armatosën me thika dhe vrarë tre gardianë dhe pesë të burgosur.

Një nga iniciatorët e kryengritjes ishte Bakul Gulmurod, djali i Gulmurod Kalimov, oficer i lartë i forcave speciale të Taxhikistanit, i cili iki në anën e SHI-së në vitin 2015 dhe sipas të dhënave të ministrisë, ishte vrarë në Siri.

Forcat e sigurisë vranë 24 militantë dhe e kthyen qetësinë në burgun ku ka 1.500 të burgosur, shtoi ministria.

“San Gigio”, shpëtimtari i Milanit që drithëron zemrat e tifozëve!

0

Nëse nuk do të kishte pritur penalltinë e Cianos gjatë së dielës, shpirtrat në shtëpinë e Milanit ndoshta nuk do të ishin të qetë sot, apo të paktën të gatshëm për përpjekjen e fundit për një vend në Champions vitin e ardhshëm.

Po flasim për Gianluigi Donnarummën, i pagëzuar edhe si “San Gigio”, portierin e Milanit që u bë vendimtar në fitoren 2-0 të kuqezinjve ndaj Frosinones, duke pasuruar rekordin e tij personal me një ndërhyrje “shenjtori” edhe ndaj Valzanias në fund.

Ndërsa “Curva Sud”, grupimi i tifozëve më të zjarrtë të Milanit me të cilin raporti nuk ka qenë gjithnjë idilik, i dedikoi atij një kor, ndaj të cilit portieri u përgjigj duke përshëndetur me dorën e tij të djathtë.

E ndërsa deri këtu gjithçka duket shumë mirë, kjo nuk është e vërtetë. E vërtetë është që rendimenti i Gigios ka qenë i shkëlqyer gjatë këtij sezoni, por rreziku për ta humbur si pasojë e zhbalancimit të financave është shumë i madh.

Mbrëmjen e djeshme, pas takimit, Donnarumma nuk arriti dot të qetësonte tifozët kuqezinj. “Nuk flas për të ardhmen time”, iu përgjigj ai gazetarëve të interesuar. Një përgjigje që nuk jep asnjë detaj mbi një largim të mundshëm të tij, mes dëshirës për të mos humbur përqëndrimin përpara javës së fundit, tejet vendimtare për fatin e Milanit.

Paris Saint-Germain mbetet ekipi i parë dhe më i interesuar për portierin e kombëtares së Italisë në futboll./tch

Kurti: Veseli nuk e ka hallin e Tribunalit, por te Specialja!

0

I pari i VV-së tha se Veselit më nuk i beson askush

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Kadri Veseli nuk e ka hallin e Tribunalit, por me këtë sipas tij po mundohet t’i kundërvihet Gjykatës Speciale.

Kurti tha se Veseli në vend që të jap dorëheqje krejt fajin ia hodhi deputetes, Flora Brovina pas që i dështoi orkestrimi i sulmit mbi deputeten Saranda Bogujevci.

“A është e mundur që kryetari i Kuvendit nuk po e kupton që s’i beson më kush? Kërkoi Tribunal Ndërkombëtar për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, duke dëshmuar që dikush tjetër na u dashka të merret me gjenocidin e Serbisë dhe jo vetë Kosova si shtet. E, paraprakisht kishte deklaruar se kriminelët serbë do t’i tërheq zvarrë! Kërkesa për Tribunal Ndërkombëtar është dorëzim para krimit të Serbisë, është heqje dorë nga e drejta dhe detyra e shtetit tonë të pavarur, e Republikës së Kosovës, për të sjellë drejtësi për viktimat tona të luftës. Kjo kërkesë vetëm sa amniston prokurorët e Kosovës që paguhen nga buxheti i shtetit e të cilët sa i përket krimeve të luftës, në rastin më të mirë, ishin pasivë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Sipas Kurtit, Veseli nuk e ka hallin e Tribunalit që na mungon por të atij Special që e kemi tepricë.

“Pra, nuk e ka qëllimin për të sjellë drejtësi për viktimat tona dhe dënim për kriminelët serbë (sepse i pati 20 vjet për këtë punë teksa kishte në pronësi thasë me informacion që pohonte se ShIK-u ka arritur t’ia marrë Serbisë). Jo, ai po orvatet t’i kundërvihet Gjykatës Speciale të cilën vetë këta e sollën më 3 gusht 2015, me trysni të paparë mbi deputetët e tyre”, ka thënë Kurti.

Kreu i VV-së ka theksuar se në vend që sot të marrë përgjegjësi e të jap dorëheqje, ai ia hodhi krejt fajin deputetes së vet Flora Brovina, “pasi që i dështoi orkestrimi i sulmit mbi deputeten tonë Saranda Bogujevci”.

“A është e mundur që ky ende nuk po e kupton që s’i beson më kush?”, përfundoi Kurti.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë. Ndërsa, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Vetëvendosjes e kanë lëshuar seancë e Kuvendit të Kosovës./21Media

Parashtrohen 91 amendamente të ligjit për Agjencinë për Siguri Kombëtare!

0

Anëtarët e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri debatojnë për gjithsej 91 amendamente rreth Propozim-ligjit për Agjencinë për Siguri Kombëtare.

Nga amendamentet që janë shqyrtuar deri më tani në seancën janë pranuar ata me të cilat mandati i drejtorit dhe të zëvendësit të Agjencisë është saktësuar të jetë katër vjet me të drejtë të rizgjedhjes, derisa stazhi i punës i nevojshëm për këto funksione nga 15 është ulur në 12 vjet.

Kryesisht debati rreth amendamenteve rrjedh midis ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe deputetes Frosina Remenski Tashevska, rreth saktësimit dhe sqarimit të mëtejshëm të disa neneve ligjore.

Drejtori i Agjencisë do të mund ta realizojë të drejtën e pensionit konform dispozitave ligjore për moshë apo stazh pune, që sipas Remenskit ka lënë pasiguri juridike dhe mundësi për interpretim fleksibil.

Sipas saj, nevojitet që statusi i personi i autorizuar zyrtar që do ta kishte drejtori të mund të shkojë në pension me 40 vjet stazh pune.

Është konfirmuar se duhet të bëhet inspektim të sigurisë të kandidatit për drejtor përmes bazave kombëtare për siguri që të konfirmohet nëse ka dosje kriminale. Në këtë drejtim drejtori nuk mund ta kryejë funksionin nëse ka aktivitete të padenja në të kaluarën, ishte konkluduar në seancën e Komisionit.

Anëtarët bashkërisht kanë konstatuar se këtë funksion nuk mund ta kryejë person i cili ka aktvendim të prerë gjyqësor, ndërsa shkarkimi i drejtorit të Agjencisë mundet krahas pas nismës së Qeverisë e cila e emëron dhe me nismë të trupave kuvendor mbikëqyrës. Kjo është në drejtim të përforcimit të mbikëqyrjes dhe kontrollit mbi punën e Agjencisë për Siguri Kombëtare.

Deputetët debatuan edhe për masën e mbikëqyrjes të cikën mund të zbatojë Agjencia, me ç’rast ishte theksuar se kjo do të thotë grumbullim të të dhënave operative sekrete pa regjistrim tonik.

Për këtë, deputetja Remenski, vlerësoi se nevojitet në ligj të saktësohet masa mbikëqyrëse pa mjete teknike, sepse siç tha, ka më pak dhjetë lloje të mbikëqyrjes. Për këtë theksoi se nevojitet të saktësohet çfarë përfshin mbikëqyrja nën aparate dhe kamera mbikëqyrëse.

Seanca do të vazhdojë pas pushimit të shkurtër në të cilin do të shqyrtohen edhe amendamentet e tjera të Propozim-ligjit për Agjencinë për Siguri Kombëtare./MIA

“Financial Times”: Marrëveshja për emrin sukses i rrallë diplomatik!

0

Marrëveshja e Prespës me siguri është arritja më e madhe diplomatike e Ballkanit Perëndimor, pas Marrëveshjes së Dejtonit me të cilën iu dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë në vitin 1995. Prespa mbjellë shpresa për përparim në përballjen me sfidat tjera rajonale, veçanërisht kontestin mes Serbisë dhe Kosovës, për rivalitetet ndëretnike dhe qorrsokakun kushtetues në BeH, por nevojiten edhe disa hapa për t’u forcuar përfitimet e saj, bëhet e ditur në analizën e sotme të “Financial Times”, me titull “Marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë së Veriut sukses i rrallë diplomatik i Ballkanit”.

“Historia duhet të jetë shkollë, e jo burg, tha Nikos Koxias, ish-ministri i Jashtëm grek. Për Ballkanin, i cili me gjenerata të tëra është i përçarë nga kontestet etnike, politike, fetare dhe territoriale, ky është një propozim ambicioz. Megjithatë, zgjidhja e kontestit për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut sugjeron se Koxiasi është në rrugë të vërtetë. Përse
kujtimet e dhimbshme historike t’i bllokojnë qeveritë dhe shoqëritë ballkanike në spiralen e pafundme të dyshimit dhe frikës?”, shkruan FT.

Gazeta përkujton se me Marrëveshjen e Prespës e cila hyri në fuqi më 12 shkurt “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” riemërtohet në Maqedoni e Veriut, term që nuk nënkupto kurrfarë pretendimi territorial ndaj rajonit verior grek Maqedoni. Nga ana e saj, Greqia e njohu të drejtën e popullit në Maqedoninë e Veriut që ta shfrytëzojë termin “maqedonas” për gjuhën dhe nacionalitetin. Në këtë mënyrë, bëhet e ditur në analizën, është gjetur përgjigje për reinkarnimin e fundit të çështjes maqedonase – burim i vazhdueshëm i tensioneve në Ballkanin jugor nga fundi i shekullit 19.

Kompromisi, thuhet në tekstin, kërkoi guxim të konsiderueshëm politik nga kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, të cilët u përballën me rezistencë të fuqishme nga opozita në të dyja vendet. Megjithatë, Prespa është marrëveshje obliguese ndërkombëtare, ndërsa rëndësia e saj shtrihet jashtë dy shteteve që e nënshkruan.

Prespa, analizon FT, nxitë shpresa për përparim në përballjen me kontestet tjera rajonale, por nuk mund të jetë formulë për zgjidhjen e konflikteve tjera meqë secili prej tyre është i ndryshëm dhe ka specifikat e tij. Kontesti për emrin nxiti çështje serioze për përputhje të pohimeve për simbolet dhe esencën e identiteti kombëtar, që reflektohet përmes prizmave të mitit historik, kulturës dhe luftës së sotme politike. Por, në esencë ky ishte një problem diplomatik të cilit i duhet zgjidhje diplomatike.

Marrëveshja e Prespës, sipas FT, do të vlerësohet edhe sipas asaj nëse do t’i mënjanojë dyshimet për stabilitetin afatgjatë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa për të ndodhur kjo, nevojiten tre hapa.

“Së pari, BE-ja duhet doemos t’i hapë dyert e saj për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Është ideale që BE-ja t’i fillojë bisedimet për anëtarësimin e dy shteteve këtë vit. Anëtarësimi në BE do të shpërblehet në Prespë me atë që do të bëhet kufi relevant mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, njëjtë siç para do kohë janë zgjidhur kontestet kufitare mes Francës dhe Gjermanisë. Ndërkohë, fillimi i bisedimeve për hyrjen e Shqipërisë në BE duhet t’i frenojë nacionalistët në Tiranë dhe Kosovë në përpjekjet për t’i shfrytëzuar për qëllimet e tyre edhe shqiptarët etnik në Maqedoninë e Veriut”, shkruan FT.

Së dyti, nuk guxon të lejojë diskreditim ose shkatërrim të Marrëveshjes së Prespës nga kundërshtarët e saj. Opozitarja Demokracia e Re duket se do të kthehet në pushtet në Greqi pas zgjedhjeve parlamentare të radhës, që duhet të mbahen deri në tetor. Demokracia e Re është kritikuese ndaj Prespës, por do të ishte gjë më e mençur që Kirijakos Micotakis, lideri i partisë, ta pranojë marrëveshjen dhe të ndihmojë në integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO, politika këto që me siguri janë në interesin nacional të Greqisë, thuhet në analizën.

“Gjithashtu, është koha që edhe kundërshtarët djathtistë të Zaevit të përshëndeten me shovinizmin maqedonas. Nacionalizmi i tyre bombastik i shkaktoi dëm të madh reputacionit të shtetit të ri gjatë sundimit të Nikolla Gruevskit 2006-2016. Tani Maqedonia e Veriut duhet doemos të kultivojë patriotizëm qytetar, po madje edhe t’i forcojë të drejtat e shqiptarëve të saj etnik”, shkruan FT.

Kjo, siç bëhet e ditur, shpie deri te pika e tretë. – Çështja e re e Ballkanit jugor është nëse shqiptarët etnik në rajon do të jenë të kënaqur që të mbeten të shpërndarë në tri shtete – Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut – ose nëse disa ose të gjithë do të tentojnë që të bashkohen në një Shqipëri të Madhe. Çdo gambit i tillë bartë rrezik të lartë për përfshirjen e rajonit në dhunë. Prandaj, politikanët e shqiptarëve etnik në të tri bashkësitë duhet të jenë të përmbajtur. Mirëpo, si zëvendësim, BE-ja dhe politikanët rajonal ballkanik, duke përfshirë edhe ata në Shkup, duhet doemos t’i bindin të gjithë shqiptarët se aspiratat e tyre për prosperitet, të drejta qytetare dhe integrim evropian marrin kujdesin përkatës. Nga kjo, jo më pak se Marrëveshja e Prespës, do të varet edhe mirëqenia e Maqedonisë së Veriut, po madje edhe mbijetesa e saj, bën të ditur “Financial Times”.

 

Zhbogar: Jam i bindur se Raporti i KE-së do të rekomandojë negociata me Republikën e Maqedonisë së Veriut!

0

Javën e ardhshme Komisioni Evropian do ta publikojë Raportin për gjendjen në vend dhe mendoj se ai do ta reflektojë progresin e madh që është arritur në shtet vitin e kaluar. Unë jam i bindur se raporti do të rekomandojë hapjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së veriut, tha sot komisari evropian Samuel Zhbogar, duke u përgjigjur në pyetjen e parashtrua nga MIA nëse vendi do të marrë raport pozitiv dhe datë për negociata.

Shtoi se vendimin për hapjen e negociatave e sjellin vendet-anëtare të BE-së mbi bazë të raportit të KE-së.

“Një vendim i tillë presim të ndodhë në qershor dhe shpresojmë se pikërisht kjo do të ndodhë. Konsideroj se vendi vitin e kaluar me të vërtetë e ka treguar përkushtimin e tij Bashkimit Evropian dhe reformave. U morën disa vendime të rëndësishme edhe opozita edhe Qeveria punojnë në disa ligje të rëndësishme dhe konsideroj se keni me çfarë të lavdëroheni dhe shpresoj, gjithashtu, se do të jeni shembull në rajon për vend i cili është i përkushtuar në reforma”, tha euroambasadori Zhbogar, i cili sot ishte në Strumicë në projektin kulturoroartistik “Art dhe ujë – magjia e jetës”, që u mbajt në stacionin e filtrimit për ujëra të zeza.

 

Autoritetet turke po arrestojnë 249 diplomatë për shkak se kanë lidhje me Gylenin!

0

Autoritetet turke kërkuan që të arrestohen 249 të punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme për shkak të dyshimit për lidhje me rrjetin e predikuesit Fetullah Gylen, i cili jeton në SHBA, ndërsa për të cilën thuhet se e ka organizuar sulmin e pasuksesshëm shtetëror në vitin 2016, bëri të ditur NTV.

Autoritetet zbatuan operacione të rregullta kundër përkrahësve të supozuar të Gylenit, i cili jeton në azil në Pensilvani nga viti 1999.

Gylen i hedh poshtë akuzat se qëndron pas përpjekjes për sulm shtetëror më 15 korrik të vitit 2016.

Zyra e prokurorit kryesor në Ankara kumtoi se arrestimi i 249 të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Jashtme është urdhëruar sepse hetimi ka treguar se janë vërejtur parregullsi në punën e tyre në lidhje me provimet pranuese.

Bëhet e ditur se deri më tani janë arrestuar 78 të dyshuar në operacione në 43 provinca dhe se policia po gjurmon pas të tjerëve.

Më shumë se 77.000 persona janë arrestuar dhe presin gjykim, ndërsa rreth 150.000 nëpunës shtetërorë, persona ushtarakë dhe të tjerë janë larguar nga puna ose janë suspenduar në kuadër të spastrimit të zbatuar pas grushtetit të pasuksesshëm./MIA