Në gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup, është mbajtur seancë për rastin “Spiun”, në të cilën dëshmoi Jovo Kollaçevski, udhëheqës i sektorit të magazinave pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në lidhje me procedurat për marrje hua të armëve po edhe municioneve tjera shpërthyese.
Ai deklaroi se armët të cilët janë marrë hua dhe duhet të kthehen, duhet t’i nënshtrohen një analize të detajuar. Sipas tij, ç’do punonjës policor i cili ka dhënë dorëheqje, është pensionuar dhe nuk është pjesëtarë i policisë kurse ka amë të huazuar detyrohet që të njëjtën ta kthej brenda tre ditëve. Ai pohoi se gjatë marrjes së armës, nënshkruhet dokument, nga i cili origjinali shkon në sektorin financiar dhe nga një kopje mbetet në magazinë dhe një për armë-marrësin. E njëjta procedurë sipas tij vlen edhe për kthimin e armës në vend. Personi që kthen armën merr dokument për të vërtetuar se ka kthyer armën dhe nga një shkon për dy sektorët e MPB-së.
Të akuzuarit thanë se kanë ende armë të huazuara dhe se të njëjtat kanë provuar t’i dorëzojnë disa herë në MPB, por u është thënë se një gjë të tillë nuk mund të bëhet.
E për këtë dëshmitari tha se duhet një kontroll i detajuar brenda magazinave të MPB-së. Për rastin “Spiun” të akuzuar ishin 18 persona për shoqërim kriminel, spiunim, keqpërdorim të detyrës zyrtare, shantazh, mashtrim dhe posedim të armëve pa leje. Seanca e radhës është caktuar në 30 maj 2019 në orën 13:00.
