Në hapjen e Forumit Ekonomik të Vjenës, eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han theksoi se stabiliteti politik në Maqedoninë e Veriut është më i miri në rajon duke dhënë shembull zgjedhjet presidenciala që u zbatuan me sukses.
Han gjithashtu potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është destinacioni më i mirë për investime, duke i inkurajuar kompanitë e Republikës së Austrisë që të investojnë në vendin tonë.
Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në fjalën e tij përshëndetëse tha se Austria ishte investuesi më i madh në Maqedoninë e Veriut me 392.2 milionë euro që arrin 13.2% nga investimet e përgjithshme të drejtpërdrejta të vendit.
