BIMILK ME SHPËRBLIME PËR FERMERËT MË TË MIRË, REKORDE TË REJA NË PRODHIMIN E QUMËSHTIT TË PAPËRPUNUAR

0

Në mënyrë tradicionale përmes “Dita e fermerëve rekorder në Bimilk” sot në Manastir u ndanë mirënjohje fermerëve më të suksesshëm për profesionalizmin e tyre dhe përkushtimin në punë. Mirënjohjet u ndanë në përputhje me standardet më të larta për cilësi të Bimilk, në disa kategori. Përmes  bashkëpunimit të suksesshëm me më shumë se 1.000 fermer nga e gjithë Maqedonia, fabrika e Bimilk në ditë përpunon mbi 140 mijë litra qumësht, ndërsa në nivel vjetro blenë rreth 40 milion litra qumësht. Qumështorja SHA Manastir është lider në tregun e qumështit, ndërsa pikërisht arritjet dhe kujdesi ndaj bashkëpunëtorëve të saj, kontribuojnë që të mbahet standard i arritur dhe brendi me cilësi të lartë.

“Falënderojmë shumë Bimilk, për mbështetjen e madhe dhe respektin ndaj qumështit të prodhuesve. Kemi shitje dhe pagesë të sigurt. Diçka që na çon përpara. Duke e pasur parasysh se qumështi është produkt deficitar, po përpiqemi që të rritim prodhimin e qumështit”, theksoi Kiril Nerezhanec, pronar ferme.

GJENERALI I BRIGADËS HOSEJN SALAMI: “TEHERANI ËSHTË NË PRAG TË KONFRONTIMIT ME ARMIKUN”

0

Komandanti i korpusit iranian i Gardës së revolucionit islam, gjenerali i brigadës Hosejn Salami dje deklaroi se Teherani gjendet në “prag të konfrontimit të plotë armikun”. “Ky moment në histori paraqet momentin më vendimtar të revolucionit islamik, sepse armiku hyri në fushën e konfrontimit me ne me tërë fuqinë e mundshme”, theksoi gjenerali, i cili u emërua në krye të formacionit ushtarak elit muajin e kaluar. Gjenerali Salami të dielën deklaroi se Irani do t’i shkaktoj SHBA-së “goditje në kokë” nëse Uashingtoni ndërmerr aktivitete konkrete kundër Teheranit. Në fillim të majit SHBA-ja dërgoi forca ushtarake shtesë në rajonin e Lindjes së Afërt, përfshirë edhe bartësit e aeroplanëve, bombarduesit  B-52 dhe sistemet raketore “Patriot”. Pentagoni kumtoi se këto aktivitete janë ndërmarrë si përgjigje në shenjat për rritje të gatishmërisë nga ana e Iranit për sulme kundër forcave të armatosurave dhe interesave të SHBA-së në rajon.

 

OPOZITA KËRKON SHKARKIMIN E BOGOEVSKIT, BDI: VETING PËR TË GJITH FUNKSIONARËT PUBLIK

0

Fshesa në vend se të përdoret në Qeveri, ajo arriti në Kuvend. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE kërkon shkarkimin e deputetit Pavle Bogoevskit. Sipas kësaj partie deputeti në fjalë nuk ka kredibilitet për të përfaqësuar qytetarët në shtëpinë ligjvënëse.

“Ai dje pranoi se nga posti i deputetit të kuvendit të RM-së, brenda disa muajve ka blerë dhe ka ndërmjetësuar në blerjen e lëndëve narkotike. Në qoftë se Bogoevski ishte i pastër dhe nuk ka konsumuar narkotikë, me siguri se dje publikisht  do të bënte një narko-test. Bogoevski me blerjen e substancave të palejuara , madje po të ishte edhe gjysmë gramë për 2.500 denarë, ka kryer veprën penale – prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogërave narkotike, nga Neni 215 Paragrafi 1 i Kodit Penal, vepër kjo për të cilën parashihet dënim nga 1 deri 10 vjet”, theksoi Dafina Stojanoska, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Në lidhje me këtë çështje është  prononcuar edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi. Nga kabineti i tij thonë se Kuvendi nuk ka bazë për të ndërmarrë procedurë kundër deputetit, Bogoevski dhe se institucionet kompetente do ta marrin rastin në duart e tyre. Por nga Partia Liberal-Demokratike, paralajmëruan se do të iniciojnë ligj për legalizimin e marihuanës, jo vetëm për përdorim mjekësor, por për përdorim të përgjithshëm.

“Ne jemi duke punuar në përpilimin e një ligji të ri, bashkë me Organizatën Joqeveritare “Bima”  dhe duam që ky ligj të jetë gjithëpërfshirës. Ligjin e përgatisim tashmë e një kohë më të gjatë dhe shpresojmë se së shpejti do të jetë gati dhe do ta vendosim në seancë plenare”, u shpreh Julijana Nikollova, deputete e PLD-së.

Por deputeti i BDI-së kërkon veting për të gjithë funskionarët publik.

“T’ju them shumë sinqerisht jemi në përgatitje për një qasje të re në BDI për të cilën do të kërkojmë përkrahje nga e gjithë shoqëria, mediat, shoqëria civile, edhe nga partitë politike, e ajo është një proces vetingu për të gjithë, duke përfshirë edhe anëtarësinë e partisë politike nga e cila vij, edhe gjykatësit, edhe prokurorët, edhe deputetët, dhe të gjitha sferat e shoqërisë të cilat kryejnë shërbime publike”, deklaroi deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Ndryshe në një profil anonim në rrjetet sociale, së fundmi është publikuar një video 40 sekondëshe ku deputeti Pavle Bogoevski dëgjohet se si porosit lëndë narkotike. Por deputeti distancohet dhe thotë se rastin do ta denoncojë tek autoritetet për përgjim të paligjshëm.

Përgatiti: Zimer Jashari

Balla: Nuk e luan topi, zgjedhjet më 30 qershor

0

“Zgjedhjet do mbahem në 30 qershor dhe nuk e luan as topi”. Kështu ka deklaruar kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit.

Sipas Ballës, ky është një fakt i panegociueshëm me askënd se Kushtetuta nuk është llastik.

“Zgjedhjet do të bëhen në qershor dhe këtë nuk e luan as topi. Ne nuk do t’i japim kurrë mundësi Bashës dhe bandës së tij, që të marrin peng vendin dhe të përdhosin Kushtetutën e Shqipërisë. Beteja jonë është për të ardhmen e Shqipërisë.

Më 29 maj, në orën 12:30 gjithë shqiptarët do të marrin lajmin e mirë nga Komisioni Evropian për të rekomanduar përfundimisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Përpjekja e fundit për të penguar këtë lajm të mirë do të bëhet më 25 maj nga huliganët”, ka thënë Balla./TCH

GASHI PËR “FSHESËN” E ZAEVIT, “KRYEMINISTRI MUND TA PËRDORË TE SECILI QË ËSHTË NË QEVERI”

0

“Secili lider duhet të përdorë fshesën”,  ishte përgjigjeja e kryetarit të partisë Alternativa Afrim Gashi.

Sa i takon kësaj fshesës, Gashi  ka mendim të kundërt me funksionarët e BDI-së të cilët thonë se vetëm Ali Ahmeti vendos për ata. Ai vlerëson se Zaev ka të drejtë ta përdorë “fshesën” edhe tek funksionarët e partive tjera nëse ata kanë shkelur ligjin.

“Nëse në bashkërisht konstatojmë, ai  mund të ketë më shumë informacione se unë ka edhe organet dhe nëse ma argumenton se një funksionar i imi ka shkelur ligjin nuk ka vepruar si duhet unë pajtohem që ta largojmë atë”, u shpreh Afrim Gashi kryetar i Alternativës.

Sa i takon pyetjes se për momentin a mund të ketë qeveri pa BDI-në, i pari i Alternativës thotë se askush nuk është i pazëvendësueshëm.

“Nuk e kam as për ndonjë oponencë, nuk e kam as me inat duhet secili subjekt politikë ta kuptojë se nuk është i pazëvendësueshëm. Qeveri nuk ka në një vend ku nuk janë 61 numra”, tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Gashi nuk e përjashtoi mundësinë e koalicionimit me Aleancën për Shqiptarët nëse ka gatishmëri dhe mirëkuptim nga të dyja palët.

Përgatiti: Salije Sadiku

PAS STORJEVE TË TV21, PASTROHEN PUSETAT, VENDOSET EDHE RRJET PËR MBROJTJEN E TYRE!

0

Pas storjeve të TV21 ekipi NP Ujsjellësit gjatë ditës së sotme ka shkuar në vendin e dy pusetave në mes të fshatit Kondovë dhe Sfillare dhe i kanë pastruar nga mbeturinat.

Në foto shihet se pusetave u janë vendosur edhe kapak dhe rrjet për t’i mbrojtur nga mbeturinat. Tv21 para disa ditëve raportoi për gjendjen e mjerueshme të dy pusetave ku ishin pa kapak dhe me mbeturina të rethuara.

I AKUZUARI ZEKAJ: NUK JU NJOHIM SI SHTET, TENSIONE NË SEANCËN PËR LAGJEN E TRIMAVE

0

“Ne nuk ju njohim si shtet. Kjo është Shqipëri dhe do të jetë Shqipëri”, tha Valdet Zekaj.

“Sot kam nderin që të flas në emër të të gjithëve, të cilët unanimisht…Nuk ulem, do të dëgjoni….I ftoj bashkëluftëtarët që të ngriten në këmbë dhe të mbajnë një minutë heshtje për ata që ranë, për të mos vdekur kurrë në betejën në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Ju luten çohuni, e pastaj gjykata le ta vazhdojë punën e vet….Lavdi”, u shpreh Genci Sefaj.

Në situatë të tensionuar dhe me një minutë heshtje filloi seanca gjyqësore për rastin Lagja e Trimave në Gjykatën e Apelit në Shkup. Në seancën e sotme gjykata duhej t’i shqyrtojë ankesën e vendim të shkallës së parë për 33 të dënuarve të grupit të Kumanovës .

Të akuzuarit Genc Sefaj dhe Valdet Zekaj ishin më të zëshmit. Situata filloi të tensionohej kur i akuzuari Genc Sefaj kërkoi që të lexojnë një deklaratë të përbashkët me kërkesat e të gjithë të dënuarve. Ndërsa gjykatësja nuk e lejoi duke i thënë se gjithçka duhet të shkojë sipas rendit të gjykatës. Të dënuarit u zgjuan në këmbë dhe filluan  edhe me sharje ndaj gjykatëses dhe përkthyeses, duke i thënë që nuk ka nevojë për përkthyes.

“Uluni tu tregoj të drejtën tuaj për gjuhën amtare”, potencoi gjykatësja, Cvetanka Ivanovska

“A keni ju përkthyes. Unë do të jap deklaratën në emër të gjithë grupit. Kemi marrëveshje. Zonja gjykatëse ne kemi katër vjet që kemi duruar këtu”, tha Genci Sefaj.

Genci Sefaj dhe Valdet Zekaj i përkrahën edhe anëtarët tjerë të Grupit dhe të gjithë bojkotuan seancën. Në deklaratën e tyre ata kërkojnë  hetim ndërkombëtarë sepse siç thonë ata nuk i besojnë kësaj gjykate, incizimin e aksionit policor, Zoran Zaev të publikoj inskeminin e rastit  sepse ky ka qenë  kurth i qeverisë VMRO-BDI.

Familjar i Ragmi Latifit, Fejzulla Latifi  tha se grupi i Kumanovës po mbahet pa faj në burg.

“Edhe i burgosuri ka të drejtë të lexojë një letër dhe me dëgju gjyakata, por nuk i morrën fjalët dhe situata doli prej kontrolle. Nëse vazhdon kjo qeveri e re me avazin e atyre të vjetërve, le ta presin humbjen shumë shpejt, ne presim sa më shpejt të lirohen djemt se i kemi të pafajshëm sa nuk është bë vonë. Ju bëjmë apelt qeverisë le ti hapin sytë, djemt t’i lirojnë. Mjaftë ishte. Kjo është e tepërt” , deklaroi Fejzullah Latifi, familjar i të akuzuarit Ragmi Latifi.

Në rastin Lagja e Trimave për veprën “terrorizëm”, me dënim të përjetshëm janë të akuzuar 7 anëtarë të grupit, 13 me nga 40 vjet burg, 6 nga 20 vjet burg, një me 18 vjet, dy me 14 vjet dhe dy të tjerë me nga 13 vjet dhe dy me nga 12 vjet burg. Katër prej të akuzuarve janë të lirë. Shumica prej tyre janë shtetas të Kosovës.

Përgatiti: Valmira Zendeli 

BOSHNJAKOSKI “TRANSFEROHET” NË “VODNO”, QEVERIA GJEN ZËVENDËSIN E PENDAROVSKIT

0

Pasi fitoi zgjedhjet presidenciale, Qeveria ka vendosur që ta pushojë nga detyra e Kordinatorit Nacional për NATO, presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski. Pozitën e tij do ta marrë Dane Talevski. Këtë informacion e dha sot zëdhënësi, Muhamed Hoxha.

Në seancën e fundit Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka vendosur që ta pushoj nga detyra e deri tanishme, kordinatorit nacional për inkuadrim në NATO, për shkak të zgjedhjes së tij president shteti. Njëashtu, Qeveria erdhi në përfundim që në pozitën e Kordinatorit Nacional ta emrojë Dane Taleski. Ndryshime do të ketë edhe në sektorin për marëdhënie me publikun të Qeverisë. Zëdhënësi Mile Boshnjakoski informoi se konferenca e sotme do të jetë e fundit për të, dhe se nga Qeveria do të transferohet në Vilën Vodno, si Sekretar i Përgjithshëm i Presidentit.

PRINCI EDUAWRD VIZITON MAQEDONINË E VERIUT, PENDAROVSKI: DO TË NDALOJMË IKJEN E TË RINJVE NGA VENDI

0

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot e priti Lartmadhërinë e tij, princin Eduard, i cili qëndron në vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke i dëshiruar mirëseardhje në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Pendarovski shprehu kënaqësi nga vizita e tij, duke vlerësuar si konfirmim të lidhjeve mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlanden e Veriut. Presidenti Pendarovski e njoftoi princin Eduard me prioritetet e punës së tij në pesë vitet e ardhshme , më qëllim të sigurimit të zhvillimit të përgjithshëm në vend dhe realizimin e qëllimeve strategjike  të shtetit – anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Presidenti  theksoi se nevoja për përmirësimin e perspektivave të të rinjve, përmes financimit të studentëve dhe hulumtuesit, përkrahja për mënyrën e zhvillimi teknologjik i shtetit dhe përmes përkrahjes së iniciativave të të rinjve, me qëllim të parandalimit të “ikjes së trurit” në vend. Ambienti i pastër jetësor është e drejt e çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prandaj presidenti do të punojë në ngritjen e vetëdijes dhe do t’i nxisë organet kompetente të sigurojnë ambient të pastër./TV21

Thaçi: Tribunali, puna më e mençur që mund të bëjë Kuvendi

0

Presidenti përkrahë nismën për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përkrahur nismën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb, duke thënë se kjo është puna më e mençur që mund të bëjë Kuvendi i Kosovës.

Ai kërkoi që të gjithë të bëhen së bashku për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, në mënyrë që autorët e krimeve të dalin para drejtësisë.

“Debati i sotëm dhe mundësia e nxjerrjes së rezolutës dhe formimi i një komisioni janë punët më të mençura të mundshme që mund të bëjë kuvendi i Republikës së Kosovës. Është një ide shumë e mirë e kryetarit Veseli dhe besoj që të gjithë do të jenë së bashku të dënojnë gjenocidin, spastrimin etnik të Serbisë, dhe njerëzit që kanë kryer këto krime, njerëzit e aparatit shtetëror të Serbisë të dalin para drejtësisë”, tha ai.

Këtë deklaratë, Thaçi e bëri sot kur në Kuvend pritet të formohet komisioni shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës nga ora 14:00 pritet të diskutojë e të shqyrtojë propozim-rezolutën për “gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë”.