GJENERALI I BRIGADËS HOSEJN SALAMI: “TEHERANI ËSHTË NË PRAG TË KONFRONTIMIT ME ARMIKUN”

TË FUNDIT

Komandanti i korpusit iranian i Gardës së revolucionit islam, gjenerali i brigadës Hosejn Salami dje deklaroi se Teherani gjendet në “prag të konfrontimit të plotë armikun”. “Ky moment në histori paraqet momentin më vendimtar të revolucionit islamik, sepse armiku hyri në fushën e konfrontimit me ne me tërë fuqinë e mundshme”, theksoi gjenerali, i cili u emërua në krye të formacionit ushtarak elit muajin e kaluar. Gjenerali Salami të dielën deklaroi se Irani do t’i shkaktoj SHBA-së “goditje në kokë” nëse Uashingtoni ndërmerr aktivitete konkrete kundër Teheranit. Në fillim të majit SHBA-ja dërgoi forca ushtarake shtesë në rajonin e Lindjes së Afërt, përfshirë edhe bartësit e aeroplanëve, bombarduesit  B-52 dhe sistemet raketore “Patriot”. Pentagoni kumtoi se këto aktivitete janë ndërmarrë si përgjigje në shenjat për rritje të gatishmërisë nga ana e Iranit për sulme kundër forcave të armatosurave dhe interesave të SHBA-së në rajon.