33 të dënuarit për ngjarjet e Kumanovës “Lagja e Trimave”, bojkotojnë seancën e sotme, pasi që sipas të akuzuarve ata dëshirojnë të flasin vetë. Në seancën e sotme Gurpi i Kumanovës nuk kanë lejuar që të flasin avokatët e tyre mbrojtës sepse dëshirojnë të flasin vetë.
Nga Grupi i Kumanovës thonë se nuk i besojnë më kësaj gjykate dhe kërkojnë hetim ndërkombëtar, Zaev të publikoj inskenimin e rastit se ky ishte kurth i qeverisë VMRO-BDI.
Me atmosfer të tensionuar të akuzuarit duke kërkuar hetim ndërkombëtar përpara trupit gjykues lexuan kërkesat e tyre.
Në seancë plenare deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, duhet që për herë të tretë t’i votojnë disa ligje që ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi t’i nënshkruaj.
Këto ligje pasi që të votohen në parlament me shumicë votash prej numrit të përgjithshëm të deputetëve do të publikohen në Gazetën Zyrtare.
Ndërsa presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka paralajmëruar se një prej obligimeve të para pas marrjes së detyrës si shef i shtetit do të jetë të nënshkruaj ligjet të cilat paraardhësi i tij Gjorge Ivanov i ktheu në Kuvend.
Kloppi fitoi kundër Zinedine Zidanit, Massimiliano Allegrit dhe Maurizio Sarrit
Pep Guardiola e fitoi çmimin për trajnerit më të mirë të sezonit në Premierligë për të dytin sezon radhazi, kurse, Jurgen Klopp u votua nga tifozët si trajneri më i mirë në botë për momentin, në një sondazh të GiveMeSport.
Sezoni 2018/19 solli njërën prej garave më emocionuese për titullin e Premierligës në histori të kampionatit anglez. Kur Liverpooli u përball me Manchester Cityn në Etihad, “The Reds” e kishin mundësinë të kalonin në epërsi prej dhjetë pikësh.
Triumfi i Manchester Cityt për shumë tifozë të futbollit, e konfirmoi statusin e trajnerit Guardiola si trajneri më i mirë në botë. Megjithatë, shumë të tjerë mendojnë se Guardiola duhet të triumfojë edhe në Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn për ta marrë këtë titull. Jurgen Kloppi e ka transformuar Liverpoolin që kur u emërua në pozitën e trajnerit në tetor të vitit 2015 dhe ka arritur që ta kualifikojë skuadrën e tij në dy finale radhazi të Ligës së Kampionëve.
Për ta gjetur të preferuarin e tifozëve, GiveMeSport e bëri një sondazh për t’i lejuar tifozët që ta thonë mendimin e tyre për trajnerin më të mirë në botë për momentin.
Në gjysmëfinalen e parë Guardiola u vendos në garë me Diego Simeones së Atletico Madridit, Pochettinos dhe Erik ten Hagut të Ajaxit. Trajneri i Manchester Cityt e fitoi këtë sondazh me 68 për qind.
Kurse, në gjysmëfinalen e dytë triumfoi Kloppi me 82 për qind të votave, kundër Zinedine Zidanit të Real Madridit, Massimiliano Allegrin e Juventusit dhe Maurizio Sarrin e Chelseat./21Media
Një fëmijë dy vjeç e gjysmë nga Guatemala ndërroi jetë pas kalimit të kufirit amerikano-meksikan dhe mbajtje nga ana e patrullës kufitare të SHBA-së, kumtoi sot përfaqësuesi zyrtar i Guatemalës.
Siç lajmëruan disa mediume amerikane, bëhet fjalë për të miturin e katërt i cili prej dhjetorit ka vdekur pasi është mbajtur nga patrulla kufitare.
Konsulli i Guatemalës në Del Rio, Tekandi Paniagva, sqwaroi se fëmija dhe prindërit e tij në fillim të prillit kanë hyrë në qytetin El Paso në kufirin e SHBAsë me Teksasin.
Ai theksoi se fëmija është dërguar në spital, ku për shkak të diagnostifikimit të ndezjes në mushkëri ka qëndruar një muaj, por ka vdekur të martën.
Mbrojtësit e të drejtave të emigrantëve gjatë kohë e parashtrojnë pyetjen për aftësinë e patrullave kufitare që të kujdesen për mijëra fëmijë dhe prindër të tyre të arrestuar, përkujtojnë mediumet amerikane.
Shqipëria sonte do të paraqitet për herë të 16 në Festivalin e Këngës Evropiane i njohur si Eurovizion pasi iu bashkua këtij eventi në vitin 2004.
Këtë vit, Shqipëria përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila e nisi karrierën e saj muzikore që në moshën 13-vjeçare. Ajo do të prezantohet në gjysmëfinale me këngën “Ktheju tokës”, shkruan rtv21.tv
Rona Nishliu është e vetmja artiste shqiptare, e cila arriti që Shqipërinë ta rendit në më së larti në Eurovizion. Në vitin 2012 kënga “Suus”, zuri vendin e pestë në këtë festival duke e dërguar e para Shqipërinë në këtë nivel në kuadër të Eurovizionit.
Kurse, sot kur Jonida është nën ethet e perfromancës, Rona e ka perkrahur atë duke mos dyshuar në paraqitjen e saj.
“Shijoje skenën sonte, jam e sigurt do shëndrrisësh”, ka shkruar Rona në Instagram ku dhe ka publikuar fotografi të Jonides./21Media
Në Gjykatën Penale në Shkup do të mbahet seancë e re për lëndën “Talir”, të Prokurorisë Publike Speciale, e cila ka të bëjë me financimin e kundërligjshëm të partisë VMRO-DPMNE.
Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së, Igor Janushevit dhe Naum Stoillkovskit të cilët janë të autorizuarit e VMRO-DPMNE-së, dhe nga obligimet rreth fushatës zgjedhore në zgjedhjet presidenciale nuk morën pjesë në seancë.
Në rastin “Talir”, të Prokurorisë Publike Speciale, akuzohen edhe Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski, të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, ndërsa Ilja Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska akuzohen vetëm për veprën “larje parash”. Por për veprën e njëjtë “Larje Parash”, si subjekt juridik me akuzën është përfshirë edhe VMRO-DPMNE.
Nga të akuzuarit Elizabeta Çingarovska nuk do të gjykohet, pasi që u dakordua me Prokurorin Publike Speciale, e pranoi fajin dhe mori dënim me kusht prej dy vjetëve.
Sipas aktakuzës, ligjërisht kanë marrë 4.6 milion euro për partinë, pastaj kanë organizuar para të paguhen në llogarinë e partisë përmes fletëpagesave në emër të njerëzve të ndryshëm.
Në Gjykatën e Apelit në Shkup sot dhe nesër
duhet të shqyrtohen ankesat e 33 personave të gjykuar për këmbim zjarrin e
përgjakshëm në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë në maj të vitit 2015, në të
cilin jetën e humbën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe
dhjetë anëtarë të grupit të armatosur, ndërsa 30 persona u plagosën.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore Shkup 1 prej 2 nëntorit 2017 për sulm
terrorist më 9 dhe 10 maj 2015 u gjykuan 33 persona.
Shtatë prej të akuzuarve morën burg të përjetshëm, 13 u dënuan me nga 40
vjet, gjashtë me 20 vjet, një me 18, dy me nga 14, dy të tjerë me nga 13,
ndërsa edhe dy u dënuan me nga 12 vjet. Katër morën aktgjykime për lirim.
Prokuroria atëherë kërkoi burg të përjetshëm për të gjithë.
Për ankesat e 33 të gjykuarve sot dhe nesër do të mbajë seanca gjykata e
shkallës së dytë.
Një 16 vjeçar është therur me thikë mbrëmë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Sipas policisë rreth orës 22:20 viktima është goditur me thikë në këmbë nga një i dyshuar mashkull K/shqiptar i cili pasi ka kryer veprën ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, gjendja e tij sipas mjekëve është stabile”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit janë ndërmarr veprimet policore./21Media
“Dje rreth orës 11:45 në këtë park janë dëgjuar të qara të një fëmije. Banorët janë afruar dhe kanë parë se bëhet fjalë për një foshnje të sapolindur e cila është braktisur nga nëna e saj”, Almedina Ismajli, gazetare.
Në lagjen Fushë Tophanë dje është gjetur një foshnje. Banorët menjëherë rastin e kanë paraqitur në polici dhe në urgjencë. Autoritetet kanë konstatuar se foshnja ka vetëm një ditë që ka lindur dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore. Por ende nuk është zbuluar identiteti i foshnjës dhe nënës së saj.
“Më 14 maj 2019, në ora 11.45, në SPB Shkup, nga një qytetar u paraqit se në bulevarin “Brigada maqedonase-kosovare” në lëndinë përballë shtëpive, kishte një foshnjë që qante. Nga ekipi mjekësor i urgjencës foshnja u dërgua në Spitalin e fëmijëve dhe ishte në një gjendje të mirë shëndetësore. . Identiteti i foshnjës dhe nënës është ende i panjohur. Punonjësit socialë janë të njoftuar me rastin dhe po merren masa për të zbardhur rastin”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Foshnja për momentin është e hospitalizuar në spitalin për sëmundje të fëmijëve. Nga ky spital thonë se foshnja është mashkull dhe peshon 2400 g.
“Në Klinikën për Sëmundjet të fëmijëve, mbrëmë me automjet të ndihmës së shpejtë, u sjell një fëmijë i sapolindur, i cili u gjet në një vendbanim në Shkup. Është një i porsalindur mashkull, me një peshë prej 2400 g. Është nën përkujdesje në departamentin e neonatologjisë, gjendja shëndetësore është e mirë, dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme në raste të këtilla”, thotë doktoresha Katerina Stavriq.
Edhe Qendra për punë sociale – Shkup po punon në këtë rast. Nga kjo qendër thonë se përgatisin dokumentet dhe numër amë për fëmijën në mënyrë që të mund të adoptohet, nëse nuk gjinden prindërit e tij.
“Qendra për punë sociale e ndjek gjendjen e foshnjës, për shkak se fëmija është lindur dje, i presim informacionet nga klinika se kur mundemi ne ta marrim që ta akomodojmë në vend adekuat, t’i nxjerrim certifikatë nga libri amë i të lindurve, mbrojtje shëndetësore dhe me detyrë zyrtare fëmijës do t’i ndahet kujdestar”, potencoi Natasha Staenoviq, drejtoresh në Qendrën për Punë Sociale.
Ndryshe në qendrën për fëmijë pa prind, e cila ndodhet në Manastir, për momentin janë të regjistruar 21 fëmijë deri në moshën 3 vjeçare.
Kryeministri Zaev thotë se nuk do të ketë qeveri të re, por vetëm rikonstruim, e nga ana tjetër Bujar Osmani tha se në këtë moment, pa BDI-në, nuk mund të ketë qeveri.
A mendoni për qeveri të re ose vetëm rikonstruim?
Zaev: “Rikonstruim”
A mund që ky pushtet aktuael të ekzistojë pa BDI-në?
Bujar Osmani: “Jo, nuk mundet”.
“Fshesa” e kryeministrit Zaev në vend të parë do të përfshijë një pjesë të ministrave, ndërsa pas kësaj paralajmëroi ndryshime vertikale me të cilat do përfshihen funksionarë tjerë. Rikonstruimin e paralajmëroi për në fillim të qershorit, duke shtuar se nuk e di numrin e saktë të ministrave që do të ndryshohen, por se e ka konceptin e ndryshimeve. Ai theksoi se këto ditë do të ketë takime me partnerin e koalicionit Ali Ahmeti, ndërsa në lidhje me deklaratat e ministrave të BDI-së se ata përgjigjen vetëm para liderit të tij partiak, ai tha se ministrat e partisë së tij kanë përgjegjësi para të gjithë qytetarëve.
“Këto ditë do të caktojmë takim me z. Ahmetin dhe partnerët e tjerë të koalicionit sepse besoj se duhet të ketë ndryshime nga të gjithë pjesëmarrësit në Qeveri si dhe në institucionet shtetërore. Ka lëshime, këto janë individuale, nuk bëhet fjalë se ndonjë parti ka gabuar diçka apo jo”, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Zaev paralajmëroi se do të ketë ndryshime edhe në partinë e tij dhe se do të përgjigjen edhe ata që Komisioni Antikorrupsion i akuzoi për nepotizëm.
“Kriteret kryesore do të jenë ata për të cilat u diskutua gjatë fushatës dhe për të cilat debatojmë edhe nëpër media, debatojmë për arrogancën dhe mosrealizimin e pritjeve të qytetarëve, neglizhencën nga disa funksionarë të lartë, nepotizmin, të gjitha këto aspekte do të shqyrtohen”, potencoi Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Zaev tha se deri në fund të muajit do të sillen vendime të mëdha për vendin tonë, një pjesë prej tyre janë proceset integruese siç është marrja e datës për fillimin e negociatave me BE, që varët nga sjellja e disa ligjeve në Kuvend, siç është ligji për Prokurorinë publike, me çka caktohet fati i PPS-së.