NDRYSHIME MINISTRASH NË FILLIM TË QERSHORIT, OSMANI: PA BDI-në, NUK MUND TË KETË QEVERI

TË FUNDIT

Kryeministri Zaev thotë se nuk do të ketë qeveri të re, por vetëm rikonstruim, e nga ana tjetër Bujar Osmani tha se në këtë moment, pa BDI-në, nuk mund të ketë qeveri.

A mendoni për qeveri të re ose vetëm rikonstruim?

Zaev: “Rikonstruim”

A mund që ky pushtet aktuael të ekzistojë pa BDI-në?

Bujar Osmani: “Jo, nuk mundet”.

“Fshesa” e kryeministrit Zaev në vend të parë do të përfshijë një pjesë të ministrave, ndërsa pas kësaj paralajmëroi ndryshime vertikale me të cilat do përfshihen funksionarë tjerë. Rikonstruimin e paralajmëroi për në  fillim të qershorit, duke shtuar se nuk e di numrin e saktë të ministrave që do të ndryshohen, por se e ka konceptin e ndryshimeve. Ai theksoi se këto ditë do të ketë takime me partnerin e koalicionit Ali Ahmeti, ndërsa në lidhje me deklaratat e ministrave të BDI-së se ata përgjigjen vetëm para liderit të tij partiak, ai tha se ministrat e partisë së tij kanë përgjegjësi para të gjithë qytetarëve.

“Këto ditë do të caktojmë takim me z. Ahmetin dhe partnerët e tjerë të koalicionit sepse besoj se duhet të ketë ndryshime nga të gjithë pjesëmarrësit në Qeveri si dhe në institucionet shtetërore. Ka lëshime, këto janë individuale, nuk bëhet fjalë se ndonjë parti ka gabuar diçka apo jo”, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Zaev paralajmëroi se do të ketë ndryshime edhe në partinë e tij dhe se do të përgjigjen edhe ata që Komisioni Antikorrupsion i akuzoi për nepotizëm.

“Kriteret kryesore do të jenë ata për të cilat u diskutua gjatë fushatës dhe për të cilat debatojmë edhe nëpër  media, debatojmë për  arrogancën dhe mosrealizimin e pritjeve të qytetarëve, neglizhencën nga disa funksionarë të lartë, nepotizmin, të gjitha këto aspekte do të shqyrtohen”, potencoi Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Zaev tha se deri në fund të muajit do të sillen vendime të mëdha për vendin tonë, një pjesë prej tyre janë proceset integruese siç është marrja e datës për fillimin e negociatave me BE, që varët nga sjellja e disa ligjeve në Kuvend, siç është ligji për Prokurorinë publike, me çka caktohet fati i PPS-së.

Përgatiti: Svetllana Unkovska