Ligjet që ish-presidenti Gjorge Ivanov nuk i nënshkruante sërish para deputetëve!

TË FUNDIT

Në seancë plenare deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, duhet që për herë të tretë t’i votojnë disa ligje që ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi t’i nënshkruaj.

Këto ligje pasi që të votohen në parlament me shumicë votash prej numrit të përgjithshëm të deputetëve do të publikohen në Gazetën Zyrtare.

Ndërsa presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka paralajmëruar se një prej obligimeve të para pas marrjes së detyrës si shef i shtetit do të jetë të nënshkruaj ligjet të cilat paraardhësi i tij Gjorge Ivanov i ktheu në Kuvend.