Në Gjykatën e Apelit në Shkup sot dhe nesër
duhet të shqyrtohen ankesat e 33 personave të gjykuar për këmbim zjarrin e
përgjakshëm në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë në maj të vitit 2015, në të
cilin jetën e humbën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe
dhjetë anëtarë të grupit të armatosur, ndërsa 30 persona u plagosën.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore Shkup 1 prej 2 nëntorit 2017 për sulm
terrorist më 9 dhe 10 maj 2015 u gjykuan 33 persona.
Shtatë prej të akuzuarve morën burg të përjetshëm, 13 u dënuan me nga 40
vjet, gjashtë me 20 vjet, një me 18, dy me nga 14, dy të tjerë me nga 13,
ndërsa edhe dy u dënuan me nga 12 vjet. Katër morën aktgjykime për lirim.
Prokuroria atëherë kërkoi burg të përjetshëm për të gjithë.
Për ankesat e 33 të gjykuarve sot dhe nesër do të mbajë seanca gjykata e
shkallës së dytë.
