Në Gjykatën Penale në Shkup do të mbahet seancë e re për lëndën “Talir”, të Prokurorisë Publike Speciale, e cila ka të bëjë me financimin e kundërligjshëm të partisë VMRO-DPMNE.
Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së, Igor Janushevit dhe Naum Stoillkovskit të cilët janë të autorizuarit e VMRO-DPMNE-së, dhe nga obligimet rreth fushatës zgjedhore në zgjedhjet presidenciale nuk morën pjesë në seancë.
Në rastin “Talir”, të Prokurorisë Publike Speciale, akuzohen edhe Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski, të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, ndërsa Ilja Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska akuzohen vetëm për veprën “larje parash”. Por për veprën e njëjtë “Larje Parash”, si subjekt juridik me akuzën është përfshirë edhe VMRO-DPMNE.
Nga të akuzuarit Elizabeta Çingarovska nuk do të gjykohet, pasi që u dakordua me Prokurorin Publike Speciale, e pranoi fajin dhe mori dënim me kusht prej dy vjetëve.
Sipas aktakuzës, ligjërisht kanë marrë 4.6 milion euro për partinë, pastaj kanë organizuar para të paguhen në llogarinë e partisë përmes fletëpagesave në emër të njerëzve të ndryshëm.
