Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se migrimi, terrorizmi dhe sajber-krimi janë sfida që zgjasin në afat më të gjatë, por Spasovski tha se Ministria e Punëve të Brendshme po përgaditet seriozisht për to.
Spasovski theksoi se nuk ka indikacione për valë të re të emigrantëve, sipas të dhënave nga viti 2019, ka vëllim të tentimeve për kalimin ilegal të kufirit, por nëse merret paraszsh fakti se në vitin 2018 policia e Maqdonisë së Veriut në kufirin jugor, 90% nga numri i përgjithshëm të emigrantëve ilegal ose 17,000 ka arritur t’i zbulojë dhe pengojë për të hyrë ilegalisht në shtet, tregon se kemi sistem të mirë, si me mjete materiale ashtu edhe me resurse njerëzore.
Pesë persona të vdekur dhe një i lënduar. Ky është bilanci nga aksidenti i cili ndodhi mbrëmë në bulevardin “Boris Trajkovski” në Draçevë, në të cilën u përfshinë vetura “Reno 5”, me regjistrim nga Shkupi, në të cilën ndodheshin personat me inicialet: J.P, S.N, A.T, E.T I.A dhe mjeti për transport të mbeturinave “Mercedes” me të cilin drejtonte M.J gjithashtu nga Shkupi. Ky i fundit është transferuar në spitalin e përgjithshëm “Shën Naumi i Ohrit”.
“Jemi në vendin në të cilin mbrëmë ndodhi aksidenti famëkeq, në të cilën jetën e humbën pesë persona dhe ende mund të shihen shenjat e gjakut dhe shenjat e mbetura nga veturat. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se të gjithë personat që kanë ndërruar jetë, janë të moshës së rritur dhe nuk ka fëmijë”, Mevludin Imeri, gazetar.
Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi numrin e viktimave. Nga atje thonë se ekipi i SPB Shkup ka kryer kontrollet në terren së bashku me prokurorin publik.
“Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publik dhe ekipi kontrollues i Sektorit për Punë të Brendshme Shkup. Pas urdhrit të prokurorit publik trupat e pajetë janë dërguar në obduksion”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kirurgu nga Spitali i Qytetit Burim Elezi thotë se pacienti si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime të lehta trupore, ka pasur shtypje në kokë dhe qafë dhe në plegjionin e kraharorit. Elezi thotë se pas pranimit të terapive, ai është lëshuar në mjekim shtëpiak.
“Është pranuar sonte në orën një pas mesnate në spitalin tonë, nga ku janë konstatuar se bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore, lëndim të kokës, shtypje të kokës dhe qafës si dhe shtypje të plegjionit të kraharorit. Është mbajtur mbrëmë në spitalin tonë, ka marrë terapi adekuate, nga çka më pastaj është lëshuar në mjekim shtëpiak dhe është caktuar kontroll mbas disa ditëve në spitalin tonë”, tha Burim Elezi, kirurg.
Ndryshe në vitin 2018 nga gjithsej 3622 aksidente trafiku kanë humbur jetën 133 persona, ndërsa 5.860 janë lënduar. Edhe javë më parë S.S 65 vjeçar, humbi jetën dhe shoqëruesja e tij mbeti e lënduar rëndë si pasojë e aksidentit në mes veturës “Opel Corsa” me targa të Shkupit dhe mjetit për transport “Mercedes” me targa të Kumanovës.
Ish përfaqësuesi i Maqedonisë në basketboll, Pero Antiq u zgjodh kryetar i ri i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë së Veriut, në kuvendin e sotëm zgjedhor që u mbajt në Square 21. Ai unanimisht u zgjodh si kandidat i vetëm. Në karrierën e tij të pasur, 36 vjeçari Antiq ka luajtur për ekipet: Rabotniçki, AEK, Cërvena zvezda, Lukoil, Sankt Peterburg, Olimpijakos, Fenerbaçe. Nga viti 2013 deri në 2015 ka luajtur për Atlanta dhe ishte maqedonasi i parë në NBA. Krahas trofeve të shumta të kampionateve nacionale, Antiq ka edhe tri tituj kampion evropian. Ishte anëtar i përfaqësueses së Maqedonisë e cila në KE 2011 e fitoi vendin e katërt.
“Është pak e çuditshme, nga basketbollisti, tani në tryezë. Por, me ekip të shkëlqyeshëm, me strategji të mirë dhe program, do ta kthejmë basketbollin gradualisht. Kuptohet, me mediat, edhe ju mund të ndihmoni. Të gjithë së bashku do të punojmë që ta kthejmë basketbollin në vendin e miratuar. Prioritet janë të rinjtë dhe gjallërimi i basketbollit, kthimi i tifozëve në tribunat dhe kthimi i optimizmit. Kuptohet, ngritje e përfaqësues A në nivel më të lartë, ku kemi qenë dikur, të bëjmë edhe një hap përpara”, u shpreh Pero Antiq kryetar i ri i FBM-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi skanimin e pastërtisë së figurës së kandidatëve që garojnë për zgjedhjet e 30 qershorit, bazuar në ligjin e dekriminalizimit.
16 kandidatët e parë, që të gjithë nga lista e PS-së, morën aprovimin e KQZ-së, pasi nuk kishin asnjë problematikë që mund t’u pengonte kandidimin.
KQZ-ja e nisi këtë proces me Agron Malajn, kandidat për Bashkinë Mat, i cili ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim prej 10 muajsh për armëmbajtje pa leje. Ky dënim, sipas ligjit të dekriminalizimit nuk e ndalon kandidimin e zotit Malaj.
Edhe kandidatët e tjerë që kanë deklaruar dënime të ndryshme, kryesisht me gjobë, si Adriatik Zotkaj për Bashkinë e Poliçanit; Tërmet Peçi për atë të Tepelenës, si dhe Pali Kolevski në Pustec, iu pranua kandidimi.
Dënimet e tyre, sipas nenit 2 të ligjit për “Garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” nuk hyjnë në ato vepra penale që ndalojnë kandidimin.
KQZ-ja do të kalojë në filtra edhe të gjithë kandidatët për anëtarë të këshillave bashkiakë.
Për secilin kandidat për kryetar bashkie dhe këshillat bashkiakë, KQZ kërkon informacion nga Drejtoria e Burgjeve, ajo e Gjendjes Civile dhe Zyra e Gjendjes Gjyqësore.
Për raste të veçanta, kur kërkohet hetim i thelluar, KQZ-ja bashkëpunon edhe me Njësinë e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme./tch
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, paralajmëroi Rusinë të mos ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm në SHBA.
“Nëse do të ketë ndërhyrje të Rusisë në zgjedhje, atëherë kjo do përkeqësonte marrëdhëniet tona”, tha Pompeo.
Sekretari Pompeo po qëndron në Soçi të Rusisë ku takoi presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.
Ndërkohë, Lavrov akuzoi Shtetet e Bashkuara për financimin e organizatave joqeveritare ruse, me qëllim të ndërhyrjes në zgjedhjet e Rusisë. Megjithatë të dy shefat e diplomacisë u angazhuan për përmirësimin e raporteve mes SHBA-së dhe Rusisë. Edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha pas takimit se shpreson në “përmirësim të plotë” të raporteve ndërmjet dy vendeve.
Këto janë bisedimet e nivelit më të lartë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë që nga korriku i vitit të kaluar, kur presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Putin janë takuar në Finlandë./REL
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar se nëse ka zhvillim për bisedime për Prokurorin Publike Speciale, atëherë do të ketë takim liderësh për rrumbullakim përfundimtar të ligjit.
“Nëse ndodhin disa hapa të caktuara në pjesën e bisedimeve, ne liderët e dy partive politike, do të realizonim takim liderësh për rrumbullakim përfundimtar të ligjit. Dëshirojmë të arrijmë konsensus edhe për këtë ligj. Këtu kemi edhe vendime politike që duhet t’i miratojmë, për atë dhe do të duhet takimi i liderëve për Ligjin për Prokurori Publike”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, gjithashtu foli edhe për rikonstruimin e qeverisë duke theksuar se një pjesë e rekonstruimit të qeverisë janë edhe në bazë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
“Antikorrupsioni ishte i qartë dhe i zëshëm, ajo konfirmon se kemi sistem, dhe ajo është vlera më e madhe. Sistemi do të ishte sistem nëse veprojmë ndaj tij. Ku ka ndikim të funksionarëve dhe me atë janë dëmtuar qytetarët në aspektin e barazisë gjatë punësimit do të ketë përgjegjësi. Një pjesë e ndryshimet që duhet të ndodhin janë edhe në bazë të deklarimeve të Antikorrupsionit”, potencoi Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Avokatin e Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i këtij Memorandumi është të përmirësohet dhe të zyrtarizohet bashkëpunimi i SHGM-së dhe zyrës së Avokatit të Popullit.
Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski tha se nëpërmjet të këtij Memorandumi demonstrohet edhe vullnet institucional nga ana e Avokatit të Popullit për mbrojtje më të madhe të gazetarëve. “Një pjesë e obligimeve të Shoqatës që dalin nga nënshkrimi i Memorandumit janë organizimi i seminareve dhe punëtorive të ndryshme, publikimi i analizave, si dhe krijimi i fushatave që kanë për qëllim ngritjen e ndërgjegjes të qytetarëve për rolin e Avokatit të Popullit në lidhje me promovimin e mbrojtjes të të drejtave të gazetarëve dhe lirinë e fjalës, si dhe për rëndësinë që të munden gazetarët të kryejnë obligimet e tyre në mënyrë të lirë dhe të sigurt” theksoi Çadikovski.
Përveç kësaj, Çadikovski shtoi se SHGM dhe Avokati i Popullit do të punojnë edhe për të avancuar transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve, si dhe informimin e rregullt dhe në kohë të qytetarëve dhe opinionit.
“Pa media të lira, të sigurta dhe profesionale nuk mund të kemi shoqëri funksionale demokratike dhe qytetarë mirë të informuar, në atë drejtim SHGM aktivisht bashkëpunon me të gjitha institucionet relevante që të munden kolegët tanë të ndihen të sigurt në teren gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale”, tha kryetari Çadikovski.
Në Itali e bëjnë fakt të kryer. Elseid Hysaj po përgatit tashmë largimin në fund të këtij sezoni, e me shumë gjasë është në listën e shitjeve të skuadrës së Napolit.
E gjithë kjo, për shkak të një prapaskene.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk ka pranuar që të jetë zëvendësues në skuadër, ndaj dhe ka ardhur ky vendim për largimin e tij.
Deri më tani, dy janë pistat që shtrohen për të ardhmen e mbrojtësit kuqezi: Roma dhe Interi, ekipe që kanë shprehur me kohë dëshirën për të pasur shërbimet e shkodranit./tch
Gjashtë kandidatët kryesorë për kryetar të ri të Komisionit Evropian do të marrin pjesë në debatin i cili sonte do të emetohet drejtpërdrejtë nga Parlamenti evropian në Bruksel përmes Eurovizionit.
Para zgjedhjeve evropiane, të cilat do të mbahen prej 23 deri më 26 maj, votuesve evropianë do t’u prezantohen Manfred Veber nga Partia Popullore Evropiane, Frans Timermans, kandidati kryesor i Socialdemokratëve, Margaret Vestager nga Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropë, Ska Keler nga grupi të Gjelbrit, Jan Zahradil nga Aleanca e Reformistëve për Evropë dhe Niko Kue nga E Majta Evropiane.
Kandidatët do të bisedojnë për gjashtë tema të konfirmuara paraprakisht, duke filluar nga emigracioni, papunësia e të rinjve në Evropë, ndryshimet klimatike, përmes politikës ditore dhe konkurrencës, tregtia ndërkombëtare dhe roli i BE-së në botë deri te çështjet për populizmin, hendekun demografik dhe relevancën e institucioneve.
Pritet që Parlamenti evropian pas inaugurimit të përbërjes së re më 2 korrik ta zgjedhë kryetarin e ri të Komisionit Evropian, trupi më i lartë ekzekutiv i BE-së.
Sipas rregullave të vendosura në zgjedhjet e kaluara evropiane në vitin 2014, grupe kryesore politike evropiane nominojnë kandidatë të vet. Të ashtuquajtur kandidatë kryesorë për funksionin e kryetarit të Komisionit Evropian.
Sipas rregullave, ai vend do të duhej t’i takonte kandidatit, partia e të cilit do të fitojë numër më të madh vendesh në Parlamentin evropian, pasi që do ta mbështesë edhe Këshilli i Evropës dhe do ta votojë shumica e deputetëve në Parlamentin Evropian.
Pritet që Partia Konservatore Evropiane Popullore (EPP) edhe kësaj radhe të ketë mundësi të emërojë kryetar të Komisionit Evropian.
Edhe pse në BE për momentin po zhvillohet debat rreth mënyrës dhe kushteve për zgjedhje të kryetarit të ardhshëm të Komisionit, pritet deputeti gjerman dhe lider i grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Veber në nëntor ta zëvendësojë kryeminisitrin e dikurshëm të Luksemburgut, Zhan Klod Junker në funksionin kryetar i Komisionit Evropian./MIA
Reforma në shërbime, departizim, reforma në gjykatë dhe luftë më efikase kundër korrupsionit janë çështjet që do ta shpien vendin drejt Evropsë, theksoi sot ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Kristian Timonie. Timonie gjithashtu potencoi se lista e kushteve që duhet t’i përmbush Maqedonia e Veriut është sjellë që në qershor të vitit të kaluar dhe se tani shtetet anëtare do të vlerësojnë sipas raportit që do të dorëzohet nga Komisioni Evropian nëse Maqedonia e Veriut i ka përmbushur këto pika.
Gjithashtu ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Kristina Timonie tha se pema është mbjell dhe po i presim frytet, duke iu referuar Prokurorisë Speciale, sipas tij Prokuroria speciale është një temë shumë e rëndësishme dhe nëse zgjidhet kjo çështje do të dëshmohet se partitë e mëdha politike janë të afta të merre vesh për një punë esenciale.
“Do të them se ajo është një nga elementet e rëndësishme pasiqë mjafton që t’i ndiqni temat aktuale dhe do të shihni sa kjo temë është e përfolur. Megjithatë më e rëndësishme është se nëse kalohet ajo pyetje do të dëshmon se partitë e mëdha politike janë të afta që bashkë të merren vesh për një punë esenciale, në shikim të parë, duke pasur parasysh interesin publik. Ata edhe do të dëshmojnë se janë të aftë ta kalojnë të kaluarën dhe të vendosin një sistem që nuk do të lejoj më shumë largime, sepse kemi vërejtur te disa shtete të rajonit, përderisa zhvilloheshin bisedimet ose kanë hyrë në Unionin Evropian, këto gjëra kanë qenë prezente”, deklaroi Kristian Timone, ambassador i Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. /TV21