Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar se nëse ka zhvillim për bisedime për Prokurorin Publike Speciale, atëherë do të ketë takim liderësh për rrumbullakim përfundimtar të ligjit.
“Nëse ndodhin disa hapa të caktuara në pjesën e bisedimeve, ne liderët e dy partive politike, do të realizonim takim liderësh për rrumbullakim përfundimtar të ligjit. Dëshirojmë të arrijmë konsensus edhe për këtë ligj. Këtu kemi edhe vendime politike që duhet t’i miratojmë, për atë dhe do të duhet takimi i liderëve për Ligjin për Prokurori Publike”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, gjithashtu foli edhe për rikonstruimin e qeverisë duke theksuar se një pjesë e rekonstruimit të qeverisë janë edhe në bazë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
“Antikorrupsioni ishte i qartë dhe i zëshëm, ajo konfirmon se kemi sistem, dhe ajo është vlera më e madhe. Sistemi do të ishte sistem nëse veprojmë ndaj tij. Ku ka ndikim të funksionarëve dhe me atë janë dëmtuar qytetarët në aspektin e barazisë gjatë punësimit do të ketë përgjegjësi. Një pjesë e ndryshimet që duhet të ndodhin janë edhe në bazë të deklarimeve të Antikorrupsionit”, potencoi Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
