“Kam përshtypjen që nuk janë shqiptarë”, Çupi për njerëzit me maska në protestën në Shqipëri

TË FUNDIT

Gazetari dhe publicisti Frrok Çupi në emisionin “Click” në RTV21, duke folur për protestën e dhunshme në Shqipëri, e la të hapur mundësinë që në këto protesta është përfshirë një palë e tretë.

Ai e ndërlidhi këtë me ecjen e Shqipërisë drejt BE-së, duke thënë se një gjë e tillë nuk mirëpritet jo vetëm nga disa shtete të rajonit, por edhe të vetë Evropës.

“Ne kemi disa shtete që nuk na duan, kemi shtete kundërshtare, por edhe në Evropë nuk kemi vetëm dashamirës dhe që na duartrokasin mirë se erdhët se ne po ju prisnim”, tha Çupi.

Sipas tij, kjo situatë po shihet me shqetësim edhe nga SHBA-ja dhe BE-ja.

“Ka një shqetësim se dikush nëpërmjet këtyre veglave po i përdorin njerëzit këto, madje kam frikë se ka edhe njerëz të ardhur, ata me maska kam përshtypjen se nuk janë edhe aq vendorë, aq shqiptarë”, tha Çupi.