Kryeministri Hristijan Mickoski, në emisionin Click Plus në TV21, refuzoi të komentojë punën e Prokurorisë dhe të japë një vlerësim nëse ka pasur përmirësime në funksionimin e saj gjatë dy viteve të fundit.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse vëren përparim në punën e Prokurorisë, Mickoski tha se këtë herë do të përmbahet nga komentet, pasi deklaratat e tij shpesh interpretohen si presion ndaj institucioneve.
„Do të përmbahem nga komentet, sepse sa herë që komentoj, kjo interpretohet si një lloj presioni. Prandaj, këtë herë do të përmbahem nga komentet“, deklaroi Mickoski.
