PERO ANTIQ, KRYETAR I RI I FBM, U ZGJODH UNANIMISHT SI KANDIDAT I VETËM

TË FUNDIT

Ish përfaqësuesi i Maqedonisë në basketboll, Pero Antiq u zgjodh kryetar i ri i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë së Veriut, në kuvendin e sotëm zgjedhor që u mbajt në Square 21. Ai unanimisht u zgjodh si kandidat i vetëm. Në karrierën e tij të pasur, 36 vjeçari Antiq ka luajtur për ekipet: Rabotniçki, AEK, Cërvena zvezda, Lukoil, Sankt Peterburg, Olimpijakos, Fenerbaçe. Nga viti 2013 deri në 2015 ka luajtur për Atlanta dhe ishte maqedonasi i parë në NBA. Krahas trofeve të shumta të kampionateve nacionale, Antiq ka edhe tri tituj kampion evropian. Ishte anëtar i përfaqësueses së Maqedonisë e cila në KE 2011 e fitoi vendin e katërt.

“Është pak e çuditshme, nga basketbollisti, tani në tryezë. Por, me ekip të shkëlqyeshëm, me strategji të mirë dhe program, do ta kthejmë basketbollin gradualisht. Kuptohet, me mediat, edhe ju mund të ndihmoni. Të gjithë së bashku do të punojmë që ta kthejmë basketbollin në vendin e miratuar. Prioritet janë të rinjtë dhe gjallërimi i basketbollit, kthimi i tifozëve në tribunat dhe kthimi i optimizmit. Kuptohet, ngritje e përfaqësues A në nivel më të lartë, ku kemi qenë dikur, të bëjmë edhe një hap përpara”, u shpreh Pero Antiq kryetar i ri i FBM-së.