Jovica Andovski largohet për arsye personale

TË FUNDIT

Kuvendi konstatoi përfundimin e mandatit të zëvendësministrit të Shëndetësisë, Jovica Andovski, i cili një ditë më parë njoftoi dorëheqjen për arsye personale.

Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, bëri të ditur se Andovski nuk kishte dorëzuar njoftim për ta arsyetuar dorëheqjen deri në fillimin e seancës, ndaj përfundimi i mandatit u konstatua në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Andovski ishte propozuar për këtë funksion në korrik të vitit 2024.