BeH dhe Kroacia kaplohen nga moti i lig, mobilizim në Serbi

0

Shirat e rrëmbyeshëm sot e goditën pjesën veriperëndimore të Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa në Priedor dhe Bosanski Novi dolën nga shtrati lumenjtë lokalë.

Në Priedor janë vërshuar rreth 200 objekte banesore ndërsa ka ardhur edhe drejt rritjes së nivelit të ujit dhe derdhjes së lumit Puharska, i cili derdhet në Sana.

Lumi Joshavka i cili për shkak të sasisë së madhe të shiut që dje ra në orët e pasdites dhe që bie akoma, u derdh në rrugën kryesore Çelinac – Përnjavor përmes Dubravës së Vjetër.

U vërshua edhe lagjja Uria, ndërsa lumi Vragollovaça doli nga shtrati në vendin Jutrogoshtë dhe e bllokoi rrugën lokale. Banorët vendorë janë duke i shpëtuar kafshët nga stallat të cilat ndodhen në afërsi të këtij lumi.

Shiu filloi të bie dje pasdite, me ç’rast pasoi një stuhi me vetëtima. “Blickorung” gjerman i detektoi rreth 4.000 vetëtima në Potkozarë.

Pritet nesër të ndalojnë reshjet intensive në BeH.

Moti i lig dje e përfshiu edhe Kroacinë.

Në rrugët e Zagrebit në të gjitha pjesët e qytetit sot në mëngjes pati shumë degë të thyera, drunj, kontejnerë të derdhur për mbeturina ose stenda druri ndërsa diku edhe semaforë të rrëzuar. Shërbimet emergjente dhe zjarrfikësit janë në terren ndërsa policia është duke i paralajmëruar qytetarët të mos shkojnë jashtë nëse nuk kanë nevojë urgjente.

Mot i lig pritet edhe në Serbi. Enti Republikan Hidrometeorologjik i Serbisë (ERHM) e përsëriti paralajmërimin se prej sot deri të premten priten sasi të mëdha të reshjeve.

Të gjitha shërbimet kompetente vendosën kujdestari 24-orëshe për nivelin e lumenjve, ndërsa ERHM e kyçi meteoalarmin portokalli dhe të verdhë./MIA

Arrestohet Dardan Molliqaj

0

Shkak i arrestimit protestat për Albin Kurtin

Sot në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar deputeti, Dardan Molliqaj. Ai është arrestuar në banesën e tij dhe sipas PSD-së nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje në gjykatë.

“Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit, Dardan Molliqaj.

“PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre”, thuhet tutje në reagimin e PSD-së./21Media

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për vizitë zyrtare në Republikën Austrisë!

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi,
sot dhe nesër është në vizitë zyrtare në Republikën e Austrisë, me ftesë të homologut të tij, Kryetarit të Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë, Volfgang Sobotka.

Kryetari Xhaferi është i shoqëruar nga deputetë, anëtarë të Grupit për bashkëpunim me Republikën e Austrisë, z. Rexhail Ismaili – kryetar i Grupit për bashkëpunim dhe z-nja Meri Lazarova, anëtare e Grupit për bashkëpunim si edhe z-nja Cvetanka Ivanova, Sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas agjendës, parashikohet që delegacioni të realizojë takim me mikpritësin, Kryetarin e Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë Volfgang Sobotka, me nënkryetarin e Këshillit Federal Magnus Bryner, me anëtarët e grupit bilateral parlamentar Austri – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe kryetaren Shtefani Krisper dhe anëtarët e Komisionit për Çështje të Jashtme-Politike me kryetarin Andreas Shider.

18 vjeçari nga Tetova humb jetën në aksident, detaje rreth aksidentit të mbrëmshëm!

0

Detaje të reja për aksidentin tragjik në Tetovë, që ndodhi mbrëmë rreth orës 22 e 30 minuta në kryqëzimin e rrugëve 160 dhe 161 në afërsi të kazermës. Nga aksidenti lëndime kanë pasur edhe katër persona të tjerë.

Zëdhënësi i policisë së Tetovës Marjan Josifovski, njofton se deri tek aksidenti tragjik ka ardhur makina e tipit Audi që është drejtuar nga një 17 vjeçar dhe një makinë e tipit Reno Megan që është drejtuar nga një 18 vjeçar. Në aksident ka humbur jetën 18 vjeçari me iniciale SH.L që kishte qenë shoqërues në makinën Audi, një 16 vjeçar i cili ka qenë udhëtarë i tretë në makinën Audi ka marrë lëndime të rënda trupore, me të cilën është transferuar në Qendrën Klinike të Shkupit.

Të dy shoferët janë pranuar në Spitalin Klinik të Tetovës, pasi që kanë pranuar ndihmën e par, shoferi i makinës Audi është lëshuar për shërim shtëpiak, ndërsa shoferi i makinës Reno Megan është mbajtur në Spitalin e Tetovës, në Spitalin e Tetovës për shkak të lëndimeve ka qëndruar edhe udhëtari i tretë që ka qenë në Audi.

Zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, njoftoi se në makinën Reno Megan kishte edhe tre persona të tjerë, të cilët nuk kanë pësuar lëndime.

Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe prokurori i përgjithshëm kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

 

Pendarovski në ditën e parë të punës takon Zhbogar!

0

Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në ditën e tij të parë të punës do të takoj ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut Samuel Zhbogar.

 

Dita e zgjedhjeve në Filipine filloi me shpërthime, probleme teknike dhe arrestime!

0

Votimi në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Filipine filloi me shpërthime, alarme për blerjen e votave dhe probleme teknike në vendvotime.

Masat e sigurisë janë të përforcuara. Janë angazhuar 160.000 policë dhe 98.000 ushtarë t’i sigurojnë 36.000 vendvotime.

Tani për tani nuk ka informacione për të lënduar, pasi dy granata eksploduan në një qytet në provincën Magindanao, kumtoi policia. Shpërthimi i parë ka ndodhur disa orë para hapjes së vendvotimeve, ndërsa i dyti një orë pas fillimit të zgjedhjeve, 500 metra larg një vendvotimi.

“Është duke u bërë hetim, por qëllimi ka qenë të frikësohen njerëzit të mos dalin në votim”, theksoi një shef i policisë, Ronald Briones.

Në disa vende në vend votimi u anulua për shkak të problemeve me makinat për numërimin e votave.

Kandidati për kryetar komune Keson u arrestua mbrëmë së bashku me mbi 40 mbështetës të vet për gjoja blerjen e votave. Policia i arrestoi edhe rreth 200 persona për shkeljen e njëjtë./MIA

Kryeministri i Lituanisë, Skvernelis do të jep dorëheqje, për shkak humbjes në zgjedhjet presidenciale!

0

Kryeministri i Lituanisë Saulius Skvernelis i cili në zgjedhjet e djeshme përjetoi disfatë ka njoftuar se do të jep dorëheqje në korrik.

Sipas rezultateve të para, më shumë vota ka marrë ekonomisti dhe debutuesi në politikë Gitanas Nauseda i cili në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 26 maj do të përballet me ish ministrin e Financave, konservativen Ingrida Simonite.

“Ajo që nuk u futa në rrethin e dytë, tregon se si është vlerësimi për mua si politikan”, ka deklaruar Skvernelis.

Sipas rezultateve të pjesërishme të fletëvotimeve të numëruara në 83 për qind të vendvotimeve, Nauseda ka marrë 31.18 për qind të votave, Simonite 26.16 për qind, ndërsa Skvernelis është në vendin e tretë me 22.26 për qind.

Në fushatën parazgjedhore ka dominuar pyetja për mos-barazinë sociale mes të pasurve dhe të varfërve i cili po rritet në Lituani edhe krahas rritjes solide të ekonomisë.

Tre favoritët thanë se do ta luftojnë atë problem.

Në Lituani presidenti nuk ka ndonjë fuqi politike, por është përgjegjës për politikën e jashtme dhe merr pjesë në Samite të BE-së.

Të gjithë kandidatët presidencial madje paraqiten si mbështetës të bindur të BE-së dhe NATO-s që konsiderohet si garanci kundër fqiut, Rusisë.

Lënda “Titanik”, e PPS-së shtyhet për shkak të problemeve shëndetësore të njërit nga të akuzuarit!

0

Seanca për lëndën “Titanik”, të Prokurorisë Publike Speciale, shtyhet për shkak të mungesës së njërit nga të akuzuarit pasi siç ka paraqitur në gjykatë dokumentacion se ka kryer intervenim mjekësorë dhe për disa ditë nuk do të mund të marrë pjesë në gjykim për shkaqe shëndetësore.

Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup, njoftojnë se gjykimi për rastin “Titanik”, është shtyrë për shkak të mungesës së njërit prej të akuzuarve i cili në gjykatë ka dorëzuar dokumentacion se ka kryer intervenim mjekësor dhe i njëjti përkohësisht nuk mund të marrë pjesë në gjykim për shkaqe shëndetësore.

 

Mej, uron Pendarovskin për marrjen e detyrës!

0

Kryeministrja Britanike Thereza Mej nëpërmjet rrjetit social Twitter presidenti të ri të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ia uroj marrjen e detyrës president i Maqedonisë së Veriut. Mej shpreson në bashkëpunim më të afërt midis Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe.

“Urime për inaugurimin tuaj si president i Maqedonisë së Veriut. Unë isha dëshmitar i lidhjes së fuqishme midis Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe gjatë vizitës time vitin e kaluar dhe shpresoj për bashkëpunim edhe më të afërt midis vendeve tona”,shkruan në rrjetin Social Twitter kryeministrja Britanike, Thereza Mej.

PRANIM-DORËZIMI I FUNKSIONIT SHEF I SHTETIT, PENDAROVSKI PËRCOLLI IVANOVIN NGA VILA PRESIDENCIALE

0

Me ceremoni zyrtare e me nderime të larta ushtarake dhe shtetërore presidenti i ri i vendit Stevo Pndarvovski u vendos në pallatin presidencial “Vila Vodno”. Në hyrje të rezidencës presidenciale në Vodno tanimë ish presidenti Gjorge Ivanov, e njoftoi atë me kabinetin presidencial.

Pas asaj presidenti Pendarovski zhvilloi takim tet-a-tet  me ish presidentin Gjorge Ivanov. Ky i fundit pak a shumë ia tregoi edhe disa detaje për rezidencën në Vodno.

Pas e dorëzimit të postit Ivanov doli nga rezidenca, ndërsa Pendrovski e përcolli.

E duke lëshuar Vilen Vodno, Ivanov si çdo herë gjatë mandatit të tij edhe sot nuk deshi të deklarohet për media.

Por, pas disa çasteve në profilin e tij në Facebook, Ivanov publikoi një status. Ai theksoi se funksionet vijnë e shkojnë ndërsa njerëzimi mbetet.

“Me nder, kënaqësi dhe përgjegjësi të madhe e kam kryer funksionin President i Republikës së Maqedonisë në dhjetë vitet e kaluara. Nga zemra e falënderojmë popullin maqedonas dhe qytetarët për të gjithë besimin dhe mbështetjen e dhënë. Uroj të mbeteni me shëndet të mirë dhe mos harroni se vetëm të bashkuar dhe me respekt të ndërsjellë do të kemi Maqedoni të suksesshme dhe më me prosperitet”, tha Gjorge Ivanov.

Pasi shkoi Ivanov, presidneti i ri Stevo Pendarovski zhvilloi takime bilaterale me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ndërsa me presidentit e Kosovës Hashim Thaci dhe atë të Sërbisë u takua vetëm në Kuvend. Gjithashtu presidenti Pendarovski zhvilloi takime bilaterale edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Sërxhan Darmanoviq, me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Faruk Kajmakçi, si dhe me nënsekretarin shtetëror në MPJ të Republikës së Polonisë, Pjitër Vavzhik.

Përgatiti: Valmira Zendeli