Dita e zgjedhjeve në Filipine filloi me shpërthime, probleme teknike dhe arrestime!

TË FUNDIT

Votimi në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Filipine filloi me shpërthime, alarme për blerjen e votave dhe probleme teknike në vendvotime.

Masat e sigurisë janë të përforcuara. Janë angazhuar 160.000 policë dhe 98.000 ushtarë t’i sigurojnë 36.000 vendvotime.

Tani për tani nuk ka informacione për të lënduar, pasi dy granata eksploduan në një qytet në provincën Magindanao, kumtoi policia. Shpërthimi i parë ka ndodhur disa orë para hapjes së vendvotimeve, ndërsa i dyti një orë pas fillimit të zgjedhjeve, 500 metra larg një vendvotimi.

“Është duke u bërë hetim, por qëllimi ka qenë të frikësohen njerëzit të mos dalin në votim”, theksoi një shef i policisë, Ronald Briones.

Në disa vende në vend votimi u anulua për shkak të problemeve me makinat për numërimin e votave.

Kandidati për kryetar komune Keson u arrestua mbrëmë së bashku me mbi 40 mbështetës të vet për gjoja blerjen e votave. Policia i arrestoi edhe rreth 200 persona për shkeljen e njëjtë./MIA