PRANIM-DORËZIMI I FUNKSIONIT SHEF I SHTETIT, PENDAROVSKI PËRCOLLI IVANOVIN NGA VILA PRESIDENCIALE

TË FUNDIT

Me ceremoni zyrtare e me nderime të larta ushtarake dhe shtetërore presidenti i ri i vendit Stevo Pndarvovski u vendos në pallatin presidencial “Vila Vodno”. Në hyrje të rezidencës presidenciale në Vodno tanimë ish presidenti Gjorge Ivanov, e njoftoi atë me kabinetin presidencial.

Pas asaj presidenti Pendarovski zhvilloi takim tet-a-tet  me ish presidentin Gjorge Ivanov. Ky i fundit pak a shumë ia tregoi edhe disa detaje për rezidencën në Vodno.

Pas e dorëzimit të postit Ivanov doli nga rezidenca, ndërsa Pendrovski e përcolli.

E duke lëshuar Vilen Vodno, Ivanov si çdo herë gjatë mandatit të tij edhe sot nuk deshi të deklarohet për media.

Por, pas disa çasteve në profilin e tij në Facebook, Ivanov publikoi një status. Ai theksoi se funksionet vijnë e shkojnë ndërsa njerëzimi mbetet.

“Me nder, kënaqësi dhe përgjegjësi të madhe e kam kryer funksionin President i Republikës së Maqedonisë në dhjetë vitet e kaluara. Nga zemra e falënderojmë popullin maqedonas dhe qytetarët për të gjithë besimin dhe mbështetjen e dhënë. Uroj të mbeteni me shëndet të mirë dhe mos harroni se vetëm të bashkuar dhe me respekt të ndërsjellë do të kemi Maqedoni të suksesshme dhe më me prosperitet”, tha Gjorge Ivanov.

Pasi shkoi Ivanov, presidneti i ri Stevo Pendarovski zhvilloi takime bilaterale me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ndërsa me presidentit e Kosovës Hashim Thaci dhe atë të Sërbisë u takua vetëm në Kuvend. Gjithashtu presidenti Pendarovski zhvilloi takime bilaterale edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Sërxhan Darmanoviq, me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Faruk Kajmakçi, si dhe me nënsekretarin shtetëror në MPJ të Republikës së Polonisë, Pjitër Vavzhik.

Përgatiti: Valmira Zendeli